Ajo është një vajzë shumë trendy, por edhe origjinale, të cilat janë shumë të rëndësishme për një dizanjere.
Dhe, këtë gjë Anisa e reflekton edhe me atelienë e vet, ku bën krijime të veçanta, kryesisht bizhuteri, por edhe veshje.
Aksesorë të tillë, si varëse apo byzylykë, ajo i krijon vetë dhe ka pasur shumë sukses me atelienë e vet “Anisa Allmuça Fashion and Jewelry Design”, që gjendet te “Komuna e Parisit”.
Pasi ka përfunduar studimet për Fashion Design në International Academy of Design and Technology në Kanada, Anisa është kthyer në Shqipëri për të punuar si redaktore mode në revista të njohura në tregun shqiptar, si “Anabel” dhe “Grazia”.
Por ndërkohë ajo nuk e ka lënë asnjëherë pas dore pasionin e saj për të realizuar veshje dhe bizhuteri.
Vetëm se tani i është përkushtuar tërësisht firmës së saj, të krijuar fill pasi është kthyer në Shqipëri.
Së shpejti, pranë ateliesë, ajo do të hapë edhe dyqanin, ku do të ekspozojë veshjet dhe bizhuteritë e firmës, të gjitha “hand made
Tashmë klientët e saj më të rinj janë jo vetëm femrat, por edhe meshkujt.
Ndërsa për femrat bizhuteritë dallohen për kombinimin e gurëve me zinxhirë dhe lule në ngjyra të forta dhe të larmishme, për meshkujt, ato dallohen për kombinimin e gurëve me aksesorë të përshtatshëm për ta, si kafka dhe figura kafshësh.
“Meshkujt në Shqipëri kanë filluar të guxojnë dhe të eksperimentojnë me ngjyra, të cilat i kërkojnë edhe në aksesorë”, tregon Anisa, e cila, veç të tjerave, ka realizuar me dhjetëra aksesorë për meshkuj.
Krijimet e saj më të fundit ju mund t’i shihni edhe në faqen e Instagram-it “ANISALLMUCA” dhe të zgjidhni që aty veshjet dhe aksesorët tuaj të parapëlqyer.
Shume te bukura i ben kjo vajza
Jam i sigurt qe ti do i beje me te bukura