ISIS vijon të trondisë botën me krimet makabre, që tejkalojnë çdo fantazi.
Së fundmi mësohet se terroristët e Shtetit Islamik, mbushin trupat e të vdekurve me eksplozivë, në mënyrë që kur njerëzit të mblidhen për të dhënë ndihmë apo qoftë edhe nga kureshtja, bombat të shpërthejnë dhe të vrasin dhjetra njerëz të tjerë.
Taktika e fundit horror është denoncuar nga organizata Handicap International.
Sipas saj shumë tentativa për të lëvizur të vdekurit kanë përfunduar në tragjedi, pasi ekzplozivët në trupat e viktimave kanë shpërthyer dhe kanë vrarë qindra persona.
Por kjo ka sjellë një tjetër krizë, atë të trupave të pajetë të pavarrosur.
Nga frika, tashmë askush nuk rikuperon trupat, duke i lënë në vende të papërshtatshme dhe krejtësisht të dekompozuar.
Organizata shpjegon se në qytete janë vendosur eksplozivë, të cilët janë projektuar të qëndrojë për një kohë të gjatë pa shpërthyer
Kjo ka qëllim jo vetëm vrasjen, por edhe krijimin e terrorit, pasi qytetarët kanë frikë të jetojnë normalisht duke u detyruar të braksisin shtëpinë, dhe më pas vendin e tyre.
Në deklaratën e Handicap International thuhet se në Kobani, qyteti simbol i luftës së Shtetit Islamik, në katër muaj betejë janë shkatërruar mbi 80 përqind e sipërfaqes, por ka mbetur edhe një alarm i ndezur për eksplozivët e pa shpërthyer të vendosur kudo.