Konferenca Gjyqësore: Jemi të vetëdijshëm për gjyqtarët e korruptuar në radhët e gjyqësorit

18 Qershor 2015, 18:38Kronika TEMA

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, u mblodh sot, për të shqyrtuar dhe diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me situatën në sistemin e drejtësisë, në lidhje me procedimet penale të kohëve të fundit ndaj gjyqtarëve të cilët akuzohen për veprën penale të korrupsionit, si dhe të deklaratave dhe qëndrimeve të ndryshme të publikuara në media, lidhur me problemet dhe performancën e pushtetit gjyqësor.

Para së gjithash Këshilli Ekzekutiv dëshiron të ritheksojë angazhimin e tij për të marrë pjesë aktive dhe për kontribuuar në suksesin e reformës në drejtësi, e cila paraqitet si tepër e domosdoshme në realitetin shqiptar. Kjo reformë, e kërkuar me të drejtë edhe nga faktori dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë dhe mbi të gjitha, duhet të çojë në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, mbrojtjen sa më mirë të interesave të qytetarëve dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Pikërisht për këto arsye, përfaqësues të gjyqësorit kanë marrë dhe do të vazhdojnë të marrin pjesë në grupet e punës të ngritura për këtë qëllim.”- thuhet në deklaratën e Këshillit Ekzekutiv të K.GJ.K.

Më tej theksohet se që një nga përparësitë e reformës mbetet rritja e performancës së pushtetit gjyqësor, forcimi i pavarësisë dhe lufta kundër korrupsionit. “Këshilli është i vetëdijshëm se në radhët e gjyqësorit ka edhe gjyqtarë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar. Por nga ana tjeter ai shprehet me vendosmëri se distancohet qartësisht dhe dënon me forcë çdo shfaqje korruptive në sistemin e drejtësisë. KGJK ripërsërit angazhimin e saj të përhershëm dhe të palëkundur për një luftë pa kompromis kundër këtij fenomeni negativ dhe shumë të dëmshëm që cenon rëndë figurën e gjyqtarit, interesat e shtetit dhe të publikut.
Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit përsa i përket luftës ndaj korrupsionit në gjyqësor dhe dëshiron të theksojë se inkurajon dhe mbështet fuqimisht çdo aksion të ndërmarrë, nga çdo kush, që ka për qëllim të zbulojë apo të informojë, në çdo kohë, veprime apo fenomene korruptive në sistemin e drejtësisë.”– thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se Këshilli Ekzekutiv dëshiron të sigurojë institucionet shtetërore dhe opinionin publik se do të bëjë gjithë përpjekjet e mundshme dhe do të kontribuojë fuqishëm në procesin e pastrimit të radhëve të gjyqësorit nga gjyqtarë dhe fenomene korruptive, respektimin e standardeve më të larta të etikës gjyqësore si dhe promovimin e praktikave dhe masave të vlefshme antikorrupsion.
“Këshilli Ekzekutiv përcjell sërish shqetësimin e të gjithë gjyqtarëve të të gjitha niveleve, në lidhje me disa deklarata e qëndrime publike të ditëve të fundit, të cilat i drejtohen në masë e pa dallim të gjithë gjyqtarëve. Në vlerësimin e këtij këshilli këto deklarata përkeqësojnë imazhin e gjyqsorit dhe përbaltin misionin e punën e përditshme të gjyqtarëve.

Mendojmë se nuk është e drejtë që të identifikohet dhe të përgjithësohet puna dhe veprimtaria e trupës gjyqësore të Republikës së Shqipërisë, me akte të veçanta të cilat nuk përfaqësojnë në asnjë rast figurën dhe punën e përditshme të gjyqtarëve. Statistikat me te thejshta gjyqesore tregojne qartesisht punen voluminoze, te pergjegjshme dhe serioze e cila realizohet cdo dite nga qindra gjyqtare te sistemit gjyqësor.”-thuhet në deklaratë.

Këshilli Ekzekutiv u bën apel përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, organeve të medias, qytetarëve që të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje në shfaqjen e opinioneve dhe qëndrimeve denigruese, fyese dhe negative ndaj gjyqësorit, të cilat dalin jashtë kufijve të një kritike të shëndoshë, dashamirëse dhe konstruktive.

“Këshilli Ekzekutiv fton çdo kënd të denoncojë me kurajo dhe me fakte, çdo gjyqtar i cili devijon nga rruga e ligjit dhe shpërdoron besimin dhe auteritetin e dhënë nga ligji për të administruar drejtësinë.”- përfundon deklarata

7 komente në “Konferenca Gjyqësore: Jemi të vetëdijshëm për gjyqtarët e korruptuar në radhët e gjyqësorit”

  1. era says:

    Jeni te gjithe supertekorruptuar dhe per ne burg.

  2. MATT HITO says:

    Z.BAZE . PO JU BEJE PUBLIKE DENONCIMIN E PARE , SHPRESOJE TE MOSE ” E FSHINI ” JU LUTEM BEJANI TE DITUR KESHILLIT TE KONFERENCES SE GJYQESORIT DHE NATYRISHT Ç’ DO QYTETARI .
    SE PARI , ME ÇUDIT FAKTI QE KY ” KESHILLE” NUK KA INFORMACION PER GJYQETARET , ANETAR TE KESAJ KONFERENCE . SE DYTI E INFORMOI KETE KESHILL SE : KRYETARI I GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR VLORE SKENDER HALUCI MBASI KA DALUR NGA BURGU I DENUAR PER VEPRA TERRORISTE DHE KRYETAR BANDE , KA HYRE [ filluar] FAKULTETIN E DREJTESIS DUKE PASUR VETEM ARESIM TETEVJEÇAR ,KOHET E FUNDIT KA FALLESIFIKUAR DHE KA PERDORUR DOKUMENTA TE FALLESIFIKUARA PER TE VERTETUAR SE ” ME DEMEK ” KA BERE SHKOLLEN E MESME .
    KAQE PER SOTE . Z.BAZE PO ” TE DESHIRONI ” MUND T’ JU SHKRUAJ NJE SHKRIM NE GAZETEN TUAJ ME DOKUMENTA TE VERTETUARA . MIREPRESPERGJIGJEN TUAJ . UNE THJESHTE JU JAPE NJE EMER , KY THJESHTE ESHTE NJE SINJAL QE UNE SI SHTETAS AMERIKAN KAME TE NJENJTIN MENDIM ME Z.AMBASADOR .

  3. Kush jane emrat e anetareve te Keshillit Ekzekutiv te Konferences Gjyqesore?
    Jepni emrat e atyre, dhe do te shikoni reagimet e publikut. Per pasoje edhe vleren, vertetesine, konstruktivitetin e DEKLARATES. Se te besh Dekllarate eshte kollaj, Po!?.
    Tere gjyqtaret dhe prokuroret dhe policet gjyqesore, sekretaret etj., duhen varur nga kembet dhe goditur me stap qe tu bien parate nga xhepat. Pastaj fillojne Konferencat, dekllaratat, pordhat politike etj., me rradhe.Sa me shume zhurme te behet per drejtesine, aq me pak drejtohet ajo.

  4. luigj says:

    Ju jeni te mirepozicionuar per ta pare konkretisht kete fenomen kaq negativ qe ekziston ne vendin tone. Ju e dini ne nje mase te konsiderueshme se kush jane te korruptuarit dhe kush ju. Ju qe jeni ne kete Keshill kurre nuk denoncuat gjyqtare te korruptuar. Te flasish me fraza te pergjitheshme se pozitivja dominon eshte e stilit komunist. Prandaj kjo deklarate nuk e besoj se e beson kush ne Shqiperi. Perkundrazi te le te dyshosh se Ju ose mbroni korrupsionin, ose Jeni edhe ju te korruptuar ose te dyja se bashku. Urojme qe reforma ka ndermarre Qeveria se bashku me Nderkombetaret do t’jua beje jeten te pajetueshme te korruptuarve qe, me sa degjoj, jane shumica Juaj.
    Gjithe populli po pret ne heshtje, por me padurim te neverituar edhe nga keto deklarata kaq banale.
    Shpresoj qe ajo qe tha Kryeministri mbreme, te jete e vertete!!!

  5. Gjon Gjini says:

    Pa shihni sa shakaxhinj që janë: “…ne jemi të ndërgjegjshëm se ka edhe gjyqtarë të korruptuar…”,thonë hokatarët e kupolës së të korruptuarve!!! Jo “…ka edhe të korruptuar…” zotrinj; do t’u falej po të kishit thënë: mund të ketë edhe ndonjë të pakorruptuar. Pra, nga pozitat e të shtirurit sikur jini kundër korrupsionit e merrni atë paturpësisht në mbrojtje dhe kujtoni se me kaq ua hidhni qytetarëve, të cilët korrupsionin e ndjejnë në kurriz e nuk e kanë me të treguar, siç ua tregon juve emisioni “Fiks fare” e të cilin jam i sigurtë se e urreni me gjithë shpirt. Po që iu ka plasur cipa duket edhe te fakti se bëni deklarata kundër deklaratave publike ku cilësoheni të tërë të korruptuar. Po, mirë, meqë jini të ndërgjegjshëm se “…ka edhe gjyqtarë të korruptuar…” ç’ ka bërë kundër tyre kjo “ndërgjegjia” juaj?-sa prej tyre janë zbuluar e ndëshkuar prej jush apo me nismën tuaj?! Nëse jini të ndërgjegjshëm për këtë, pse nuk e vini në punë kundër korrupsionit atë të shkretë ndërgjegje?! Kurt të filloni të ndjeni turp nga vetja me siguri do bëheni të besueshëm. Desha ta mbyllja me përshëndetjen tunjgatjeta, por u kujtova që kjo është në dëm të qytetarëve.

  6. Gjon Gjini says:

    Pa shihni sa shakaxhinj që janë: “…ne jemi të ndërgjegjshëm se ka edhe gjyqtarë të korruptuar…”,thonë hokatarët e kupolës së të korruptuarve!!! Jo “…ka edhe të korruptuar…” zotrinj; do t’u falej po të kishit thënë: mund të ketë edhe ndonjë të pakorruptuar. Pra, nga pozitat e të shtirurit sikur jini kundër korrupsionit e merrni atë paturpësisht në mbrojtje dhe kujtoni se me kaq ua hidhni qytetarëve, të cilët korrupsionin e ndjejnë në kurriz e nuk e kanë me të treguar, siç ua tregon juve emisioni “Fiks fare” e të cilin jam i sigurtë se e urreni me gjithë shpirt. Po që iu ka plasur cipa duket edhe te fakti se bëni deklarata kundër deklaratave publike ku cilësoheni të tërë të korruptuar. Po, mirë, meqë jini të ndërgjegjshëm se “…ka edhe gjyqtarë të korruptuar…” ç’ ka bërë kundër tyre kjo “ndërgjegjia” juaj?-sa prej tyre janë zbuluar e ndëshkuar prej jush apo me nismën tuaj?! Nëse jini të ndërgjegjshëm për këtë, pse nuk e vini në punë kundër korrupsionit atë të shkretë ndërgjegje?! Kurt të filloni të ndjeni turp nga vetja me siguri do bëheni të besueshëm. Desha ta mbyllja me përshëndetjen tungjatjeta, por u kujtova që kjo është në dëm të qytetarëve.

  7. Treviso says:

    Turpi i shtetit shqiptare eshte gjygjsori. Medemek, keshillit te konferences se gjygjsorit i vika keq kur shahet dhe demaskohet nga populli. Nuk ka shprehje me te ulta qe duhen perdorur per sistemin e drejtesise. Me e keqja eshte se bllokojne dhe gjygjtaret e ndershem dhe nuk i lene te ngrejne koken, me presionet mafjoze qe i bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje