Europarlamentari Eduard Kukan i ka drejtuar një apel partive politike në Shqipëri, që të respektojnë ligjin zgjedhor, si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kulturës politike në vend.
Apeli i Kukan vjen vetëm pak orë përpara nisjes së procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore.
Gjithashtu Kukan apelon që të respektohet edhe marrëveshja e Dhjetorit 2014 në lidhje me dekriminalizimin, sipas të cilës ndalohet emërimi i personave me të kaluar kriminale në postet publike.
“Këto zgjedhje janë të një test i rëndësishëm për konsolidimin e procesit të demokracisë dhe integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE.
Shpresoj që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet demokratike. Vetëm zgjedhje të tilla mund të kontribuojnë në forcimin e demokracisë lokale dhe në konfidencialitetin e votuesve kundrejt përfaqësuesve të tyre.
I bëj thirrje të gjithë politikanëve të respektojnë ligjin dhe procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu u kujtoj partive marrëveshjen e dhjetorit 2014 e cila bën thirrje për ndalimin e individëve m të kaluar kriminale në poste publike”.