Nga Mero Baze
Kompanitë e lobimit, që merren zyrtarisht nga qeveritë shqiptare duhet doemos të merren në analizë për gjithë veprimtaritë e tyre, pasi ato paguhen nga shteti shqiptar dhe puna e tyre duhet të jetë e matëshme. Por, të paktën kur nuk është e matëshme për rezultatet pozitive, duhet të jetë e penalizueshme kur rezultatet janë negative, edhe pse është paguar.
Një raport i agjencisë investigative BIRN bëri publike sesi një kompani lobimi, e financuar nga qeveria shqiptare e Sali Berishës, kishte paguar në shtypin ndërkombëtar shkrime për imazhin negativ të kundërshtarit të tij Edi Rama. Në fakt shifrat janë publike, për shkak se kompanitë e PR në SHBA janë të detyruara të bëjnë publike çdo zë të fitimeve të tyre, duke përshkruar dhe punën që kanë bërë.
E vërteta është se në këtë rast lobistët e Berishës janë paguar për një punë të bërë keq, pasi nuk është se i kanë bërë ndonjë dëm të madh imazhit të Edi Ramës. Por, përtej këtij humori, ky është një rast perfekt për të paditur qeverinë që paguan lekë për luftë politike ndaj kundërshtarit nga taksat e shqiptarëve. Të paguash për luftë politike në median ndërkombëtare nga buxheti i shtetit është thjesht një akt i paligjshëm, i cili duhet të ndiqet penalisht. Pastaj fakti që lobistët e Berishës nuk kanë qullosur gjë është problem mes tyre dhe Berishës.
Por më e rëndë se kjo ka qenë rasti i lobistëve të kompanisë Patton Boggs, të cilët morën përsipër të këshillonin qeverinë shqiptare për privatizimin e Albpetrolit. Lobistët sugjeruan se blerësi prej 1 milard dollarësh i Albpetrolit, e kishte në rregull garancinë financiare dhe ai u shpall fitues nga kryeministri Berisha. Por, siç e dimë të gjithë, privatizimi dështoi dhe në arkën e shtetit është shkaktuar 100 milion dollarë dëm, ose afërsisht 80 milion euro në atë kohë. Kjo faturë, e cila ende nuk është hetuar si dëm i pastër financiar shkaktuar nga manovrat spekulative me garancinë financiare nën garancinë e lobistëve zyrtarë të qeverisë, është rast perfekt kur ata janë paguar për të na shkaktuar dëm dhe duhet të ketë një proces ligjor ta pastrojë këtë histori.
Lobistët e Berishës ishin po ashtu të angazhuar dhe në çështje të pushtetit personal të Berishës, apo raporteve të tij me diplomatët amerikan në Tiranë. Rasti i sulmeve që Berisha i organizonte në Uashington ish-ambasadorit Arvizu me këta lobistë arriti kulmin, kur ata sollën një javë në Tiranë një zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, që tani ka përfunduar në OSBE në Bosnjë, i cili ishte “garanti amerikan” që Albpetroli po privatizohej sipas rregullave dhe që u përfshi në luftën politike të Berishës kundër Arvizusë. Bëhet fjalë për Jonathan Moore, i cili për këto shërbime politike u dekorua dhe nga kapteri politik i Berishës, Bujar Nishani, duke e vulosur keqpërdorimin politik të postit të tij në favor të lobistëve që na hoqën nga arka 80 milion euro.
Edi Rama pas vitit 2013 nuk i rinovoi kontratat e këtyre lobistëve, por ai ofroi këshilltarë privatë të huaj, mes të cilëve shquan Tony Blair. E vërteta është se më shumë sesa Blair, Rama ka përdorur për këshilltar fushate këshilltarin e Blair, Alastair Campbell, por jo si kryeministër i vendit, por si kryetar i PS-së, çka është punë e vet.
Dyshimet mbi një histori klienteliste në këtë rast bien mbi gruan e Tony Blair, Cherie Blair, e cila është gjithmonë në qendër të sulmeve të shtypit perëndimor si një punëfituese, në vende ku burri i saj, ish-kryeministri Blair ka ndikim politik.
E vërteta është se Cherie Blair është e papërmbajtur në këtë pikë.
Ardhja e saj në Shqipëri e ka një histori. Në vitin 2010 ajo ishte në Tiranë mysafire e Liri Berishës me charter privat, që sipas medias angleze kushtoi rreth 200 mijë paund. Ajo përdori Liri Berishën për t’u përfshirë në historitë e saj po aq spekulative, në ndihmë të fëmijëve në nevojë dhe përfundoi me një projekt kontratë me qeverinë shqiptare për ta ndihmuar atë si këshilltare ligjore. Kompleksi i Berishës ndaj izolimit që Tony Blair i kishte bërë kur ishte kryeministër, gjeti vend në këtë histori dhe Cherie ia doli.
Media britanike e bëri copë vizitën e saj në Tiranë, duke e paraqitur si skandaloze, por askush nuk u ndje.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama ia konfirmoi kontratën si këshilltare ligjore në një çështje arbitrazhi për një koncension të prishur nga qeveria e tij.
Është e qartë se Cherie Blair nuk do ta fitonte këtë punë po të mos kishte mbiemrin Blair, të cilit shqiptarët i detyrohen aq shumë, por kjo nuk përbën ndonjë rast për mëshirë.
Nëse Cherie Blair ka shkaktuar dëme për qeverinë shqiptare me këshillat e saj, ajo duhet të hetohet dhe qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.
Ky është një kriter që duhet të përdoret për çdo lobist apo këshilltar që qeveria paguan me paratë e buxhetit për qëllime publike, ashtu siç duhet vlerësuar nëse na ka ndihmuar vërtetë. Fakti që ka fituar një projekt si këshilltare nuk e bën doemos spekulante, pasi lobistët kanë bërë emër për shkak të sukseseve dhe jo për shkak të dështimeve. Deri më sot, vetëm lobistët që na ka sjellë Bërisha kanë thyer rekorde, pasi janë paguar për të na bërë dëm si shtet, madje për t’i bërë dëm edhe Berishës vet, për qëllimet e tij politike. Përpjekja për të quajtur çdo këshilltar të huaj apriori të dështuar dhe korruptuar vetëm se të tillë rezultuan ata që mori Berisha dhe për të cilët askush nuk hapi gojën, është mundim i kotë.
E vetmja gjë që duhet këmbëngulur është, që të shkojë para drejtësisë çdo kontratë lobimi e keqpërdorur politikisht ose që ka shkaktuar dëme në buxhet, siç është ajo e Patton Boggs. Të tjerët duhen parë sa eficent kanë qenë dhe nëse ia vlen të përdoren. Nëse ka keqpërdorime dhe në rastin e qytetares Cherie Blair apo qytetarit Tony Blair, duhet ta pastrojmë këtë histori në rrugë ligjore. Por deri tani nuk di ndonjë dëm që na ka bërë Tony Blair, përveç bombardimit të Serbisë dhe çlirimit të Kosovës. Por, për atë le të vajtojnë ata që janë dëmtuar, se ne fituam nga ajo histori. Tani nëse vërtetë jemi të vetëdijshëm se duhet të ketë një qëndrim ndaj historive me lobistë dhe buxhetin e shtetit, duhet ta fillojmë atje ku ka nisur, tek fakti që Berisha tentoi të blejë të shkuarën e tij të keqe me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe me lekët tona. Dhe ky hetim le të vazhdojë deri sot. Kështu ndoshta jemi të gjithë më të qartë, se askush nuk mund ta blejë dështimin e tij me lekët tona.
Mero hulumto pak ma shume edhe gje kush i ka paguar shetitjet e blairit ne Shqiperi,mbasi kete nuk e ka bâ rama…
Do kuptojsh pse Blair edhe nipi i tij ‘keshillojne fale’ qeverine shqiptare:shiko pak sa aktione cifti Blair ka ne TAP…
Ka nje ndryshim kolosal midis lobingjeve te kriminelit berishe dhe ne rastin me te keq gabime trashanike te RAMES dhe tony blereve te tij
21 janari ,gerdeci dhe se fundi masakra finacjare e rruges kombit jane thjesht nje simfoni funebre midis lobit te tij ne washington dhe dyshes kriminale 2B
CFARE SUPER KRIMI KA NDODHUR TE RRUGA E KOMBIT ??
Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –
Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.
Tenderi i shpejtë
Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.
‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
“Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.
Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..
z. BX5,
Do te perdor nje fjale te huaj per komentin tuaj: me iluminove me shume se shume anal-is tw shumte per shume kohe qe kjo afere miliardeshe e qeverise Berisha me Boden ia hodhen mbi shpine si borxh popullit tone dhe shtetit fukara.
Kam mendimin qe ta paraqisni si shkrim te plotesuar, se me te vertete ia vlen. ky eshte mendimi i teknicieneve qe e diskutuan komentin tuaj aq te sakte dhe te permbledhur. Sa mund te kene marre para kesh te thata B+B?
Faleminderit!
Ato, cka shkruan ne komentin e tij BX5, por edhe te tjera, jane shkruar, analizuar, konfirmuar nga Kontrolli Larte i Shtetit (dosja e plote eshte ne Prokurori), si dhe jane publikuar rreth 28 shkelje te pastra ligjore ne inicimin dhe firmosjen e kontrates ne fjale. Pra kemi te bejme me nje megaskandal korruptiv, ku jane implikuar shume faktore dhe aktore. Por ata qe kane luajtur rol dhe kane perfituar nuk kane firmsur gje. Ia kane arritur qellimit se k/minister ishte Berisha dhe minister i Transportit Basha, i cili u vu aty pikerisht per ate kontrate. Jane keta te dy qe jane fajtore direkt ndaj ligjit dhe taksapguesve shqiptare per demin qe kane shkaktuar. Po citoj vetem nje shkelje, prr mua themeli i problemit. Ka patur dhe eshte ne fuqi Ligji i Prokurimit publik. Te pakten ne kohen e hartimit te kontrates, ky ligj ndalonte prokurimin direkt, kur investimi behej me financa publike, pra te buxhetit, sic ishte ne fakt. Kete Sali Berisha e shkeli me ndergjegje me nje VKM, kur duhej bere me ligj, qe dhe ese duhej me prokurim te drejteperdrejte te ndryshonte pikerisht ate nen qe e ndalonte. Po pikerisht ketu i ngeci sharra ne gozhe, sepse do te kishte kundershtime te forat se ky ndryshim do te perbente nje precedent te rrezikshem, ne dem te financave publike. Keshtu e i ra shkurt, duke shkelur Kushtetuten. Ky nuk ehte zbulim i sotem, faktet jane ne dosjen respektive. Po Basha? Ky eshte fajtor, se pergatiti draftin e VKM, me keshilltarin e tij juristin A.Toma, me vone Drejtor oergjithshem i rrugeve , qe do te supervizonte ndertimin e rruges, dhe ish zv. ministri i transportit ne ate kohe, i shumeperfoluri, per shume afera te tjera, ish, kryetari i PD Durres, Armand Teliti. Pra lobet kane punen e tyre. Ligjet duhet t’i zbatojne ata qe paguhen per t’i mbrojtur dhe jo shkelur ato. Keshtu fajtoret kane emer. Shkallen e fajesise duhet ta prrcktoje drejtesia. Ceshtja eshte e hapur, sepse dosja ehte kycur ne GjLarte, jo se s’ka pergjegesi penale, por si gjithmone, kur exshte fjala per peshq te medhenj, me “procedure”!!!…a do rihapot ajo? Kjo ehte nje pyetje 1 mln.$. Kush do ta beje? Kjo eshte ceshtja. Deri me sot ujrat nuk po levizin si dhe oer shume ceshtje te thera te nxehta si Gerdeci, 21 janari, Albpetroli etj. Mendoj se vetem nje qilizem e thelle ne sistemin tone te drejtesise, mund t’i rihapw dhe ti gjykoje. Do te ishte fillimi i nje epoke te re, nje cerek shekuuli mbas vendosjes se nje sistemi demokratik qe nuk i ka kenaqur ende pritshmerite e popullit.
shiko dhe rreme lani alias holta drejtor i nje instituti fantazem qe ka bo kerdine prej me shume se dy dekada me parate per gazetaret shqiptare ku gjysmat i ka marre rrema dmth holta ish spiun i sigurimit te shtetit. Cuditem edhe me ty mero sesi edhe ti nuk investigon se rrema ne nje mase te konsiderueshme ka vjehur edhe parate qe taksapaguesit europiane dhe amerikane kane paguar per rritjen e nivelit te gazetarise shqiptare. Eshte spiun i vjeter ai dhe tani i ka lidhur fijet me pushtetin aktual per te mos e djegur plakushin rreme lani prej lezhet ish anetarin e ppsh qe ka vjedh dhe vazhdon te vjedhe parate e gazetareve shqiptare
Autor, në manovrën tënde je mbajtur mirë, deri te ajo pika ku “konkludon” se: “…deri tani nuk di ndonjë dëm që na ka bërë Tony Blair, përveç bombardimit të Serbisë dhe çlirimit të Kosovës”! Kjo eshte tamam hileja e kësaj rrace “lobistësh”: nën robën e një bamirësi të dikurshëm (me paret e buxhetit britanik, jo të vetat), ai tani kërkon ca miliona paunf …për vete!! Këto duhet t’ja paguajë jo Rama, as partia në fuqi, por unë e ti: pra buxheti i shtetit shqiptar!! Kur bën analizë qëndroi pak linjës. Ndryshe fyen e tallesh me dijet dhe inteligjencën e bashkekombasve te tu..! Le që ky “hesap” s’do dhe shume dihe dhe inteligjencë , apo jo..?
O Mero kush mendon se do hetoje llalla apo jari i kld se qin qonit?Drejtesine e ka sala kukull ne duart e veta.Rama nuk duhet ta zgjase shume reformen ne drejtesi . Duhet te mbaje referendum popullor per miratimin e kesaj reforme sa me shpejt.Pedja nuk i jep votat per kete reforme se e di fare mire se me drejtesi te pavarur perfundojne te gjithe shqupsat ne burg per grabitje.
…Por ama duhet bere referendumi per ndryshimin e Kushtetutes per zgjedhjen e presidentit NGA POPULLI ME PARE, qe te mos kete “kapterra” si kryetare te KLD-se.
Apo jo?
O Plaku Mero! Burre i mire ky Sali Qeni, parate i merr tek Ne per te na share Neve. Ha! ha! ha! I zgjuar Sali Qeni? I vetmi Qen ne bote qe ha padronin (sovranin) eshte Sali Qeni, bir qeni e qener do te beje.
Meroooooo.
Leri furcat o burr I dheut se je bere si Fahri Balliu
Po ke ngelur pa buke kam une nje nip qe ka furr buke ne Tiran
Me jep adresen se do I them ta dergoj Buken falas tek shtepia
Shqiperia po vuan se nuk ka shtyp te lire qe mbysin edhe ata zera qe I bejne opozite qeverrise.
Cfare ndryshimi ka Edi Rama nga Berisha ne keto dy vite pushtet????
Pse nuk pyet njeri por eshte gati te njollosi gjith shqiperine me ish ordiner qe I beri Kryetar Bashkie??
Cili eshte mesazhi qe percjell ky koqe kandari me keto vprime tek shqiptaret???
Ai Alikua I Vogel I lazaratit I bie te behet kryetar bashkie si perfaqesues I Rilindjes ne Gjirokaster mbas 10 vitesh kur te Ket dal nga burgu.ather do jet pjekur ai se tani eshte adoleshent!!!
Po ja ky eshte “gerdeci” radhes apo pret te Rritet Zahua e te bej si Shkelzeni qe te hapesh syt ti dhe gjith ata si puna jote.
Te premtova buken pa leke po harrova te thoja se do te sjell edhe dy bodile me qumesht dita dites .
O, Mero .
Po Berisha nuk po denohet per krimin me te paster shteteror , 21 JANARIN, ti shpreson te denohet per pune parash e lobingjesh .
Sa te jete Edi Rama nuk do te ndeshkohet asnje vrases dhe hajdut .
Ne mos qofsha i gabuar,Berisha i shiti Ekerem Bardhes,restorantin “Podhiqet”mbrapa muzeut kombetar,per 1 mije dollar,vetem per sherbime ndaj tij.
Berisha ka vepruar si Sulltan,ka shitur pasurine e shqiptarve,ka paguar lobistet,si i ka dashur bytha,sigurisht te tjeret i tremb,me dosjet e korupsionit,si dhe me policet e paguar.
Zoti Mero, editorijalet tuaja deri me sot jane te pahariteshme, jo nga ana letrare e ertistike, qe su heq dote asnje presje, pore nga permbajtja dhe vertetesia e problemit. Duke lexuar me vemendje artikullin e mesiperm, hari ne konkluzjon se ju duhet te jini ne vendin e Visho Hajazit se intelegjencen dhe aftesin tuaj dota vine ne interes te popullit dhe jo te lidereve politik, sice e ka vene Vishua ne sherbim te Sali Berishes. Ne kete rast doti gjendej punes i zoti dhe jo personit pune.
Mire e ke o Z.M.Baze,shume gjera jane thene e sterthene,shume gjera ka mbajtur ne kurriz ky popull,shume gjera jane bere mbrapsh ne kte vend,shume premtime i jane dhene ketij mileti per te bere drejtesi dhe ky milet ne shumicen e rasteve i ka besuar dhe votuar.
Mileti po pret,eshte shume i duruar,biles tej mase i duruar,mirepo keta jane shume,shume qe po duroin dhe po presin qe nje dite do te vihet kjo drejtesi e munguar per keto 25 vite.
Merua na mean me muhabet .Ka Rene ne dashuri me Meten dhe horrin.
Bekimi
Ekrem Bardha e bleu Restorant Piacen per 200 a po 250.000 dollare, qe per ate kohe ishte shume, ndersa sot duket si nje shifer qesharake. Nuk gjykohen cmimet e tregut te 23 viteve me pare,aq me teper ne Shqiperi kur u bene ndryshimet demokratike, me cmimet e sotme.Piaca u ble nga Kadriu me 5 milion euro para 5 vjetesh,pas rikonstruksionit qe i kish bere Ekrem Bardha duke shndruar ne nje nga restorantet me prestigjioze te Tiranes.
Kur nuk i dini gjerat,mos i a futni kot. Nuk dua te mbroj Berishen, por te verteten.
Z.Mero bete shume mire qe e preket kete ceshtje. Nje ceshtje e tille kerkon vetem vemendje mediatike – dua te them se sovrani nuk ka ndikim aspak kur vjen puna lobimeve. Si te thuash jane ne dore te zotit.
Pse e them kete?
Sepse lobimet nuk miratohen ne parlament, as buxhetet per ta.
Pa dashur te perdor moralin si logjike ne kete ceshtje, sepse duket si klishe e dale mode, ceshtja sic e shtroni dhe ju kerkon nderhyrjen e drejtesise. Ja ku padashur rashe ne klishene e moralit. Personalisht kam vendosur te mos mendoj me per moralin deri ne vjeshte, mandej kismet, reforma na presin. Ku i dihet?
Kam dëgjuar se kompania amerikane që ndërtoi “Rrugën e Kombit” “lobohej” nga ish ministra të Klinton-it, që erdhën të mirrnin “shpërblimin” për “çlirimin” e Kosovës…(???!!!)
O zot me i brime i bie fyellit ti. Berisha Berisha Berisha…. Dy jane mundesite o ke rene ne dashuri e Berisha te ka refuzuar ose ke tendenca psikopatie. Boll na fole per Berishen e fillo te kritikosh qeverine per gabimet trashanike qe po bem perdite me ligje e pseudoreforma klienteliste!