Hoze Murinjo vazhdon të mbetet ende trajneri më i mirë në botë.
Të paktën sipas revistës së mirënjohur 4-4-2, e cila për herë të parë në historinë e saj përpiloi listën me 50 trajnerët më të mirë në botë, sic ka bërë cdo vit dhe me futbollistët më të mirë në qarkullim.
Sipas revistës angleze, trajneri i Çelsit është aktualisht trajneri më i aftë në qarkullim për faktin sepse jo vetëm fitoi titullin kampion në Premier League, por gjithashtu zhvilloi një merkato cilësore, duke i dhënë një tjetër dimension lojës së “Bluve të Londrës” me blerjet e Fabregas dhe Diego Kostës.
Gjithsesi, revista britanike është bazuar te rezultatet në vitet e fundit të teknikëve, pasi në vendin e dytë ka vendosur Pep Guardiolën, duke ju referuar jo vetëm rezultateve të arritura me Bajernin, por gjithashtu dhe atyre me Barcelonën, që e shndërruan spanjollin në një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit.
I treti në listë është pozicionuar trajneri aktual i blaugranave Luis Enrike, që në edicionin e fundit fitoi 3 trofe në total, Champions League, La Ligën dhe Kupën e Mbretit.
Vendin e katërt dhe të pestë e mbajnë Diego Simeone i Atletikos së Madridit dhe Alegri i Juventusit, ndërsa Jurgen Klop që pozicionohet i gjashti, është i vetmi trajner në këtë listë që nuk ka aktualisht një skuadër.
Në 10 vendet e para sipas revistës 4-4-2 gjejmë dhe Unai Emeri, Joakim Lëv, Karlo Anceloti dhe Laurent Blank./SS
renditja eshte subjektive dhe eshte mare nga konteksti .
por ne se do ti referohemi rezultateve te 12-13 viteve te fundit padyshim qe “palacua ” murinjo do ishte ne pole position .
Që nga TOTILA e gjer më sot çdo gjë ka avansuar me përjashtim të analizave dhe komenteve sportive.Kështu do thuhet një ditë kur gazetës Tema do i mungojnë shkrimet e tij.
Per edhe nje dekade tjeter do jete trajneri me i mire,dhe me i suksesshem ne bote!Eshte njeriu qe i solli buzeqeshjen pas nje gjysem shekulli bluve te Londres me fitoret e dy Premier League,dhe trofeve te tjera,fill pas fitores qe i dha Champions League-s Portos!Por dhe tripleten qe italianet e Interit nuk do ta harrojne kurre nen drejtimin e Mourinjos.
Me habit fakti se si nje komentues me inicialet GMT personifikon veten(ne nje kohe qe per sa kohe i kam lexuar komentet e tij qe jane realiste,dhe objektive)me dike qe “urren” ne pergjithesi portugezet,dhe ne vecanti Mourinjon dhe Ronaldon!Je shume mire ai qe je nuk ke pse kerkon nje lider me patjeter.It is a song Be your shadow,or yourself…
Shadow is often used as a symbol for life