Qeveria do të hartojë ligj të ri në vjeshtë, për pastrimin e politikës nga persona me precedentë

28 Korrik 2015, 15:48Politika TEMA

Qeveria do të hartojë një ligj të ri në vjeshtë, që do të lërë jashtë rradhëve të politikës njerëz me precedentë.

Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea duke iu përgjigjur interesit të mediave online, pas publikimit të raportit të DASH, që përmend një deputet të dënuar për trafik, tha se zgjidhja që do t’i japë mazhoranca, do të jetë përmes nismave ligjore.

“Lidhur me rastin e deputetit të përmendur në raport ju bëj me dije se nga shtatori i ardhshëm Qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar të hartojë bashkë me partnerët, një kuadër ligjor specifik për të plotësuar standardet më të larta që do i japin zgjidhje njëherë e mirë kësaj çështjeje kaq të debatuar”, u shpreh Gjebrea.

 

22 komente në “Qeveria do të hartojë ligj të ri në vjeshtë, për pastrimin e politikës nga persona me precedentë”

  1. mirel says:

    Kriminelet po bejn e nje ligj per pastrimin e krimineleve.
    E imagjinoni vete clloj ligji do jete.
    Sikur ligji ka qene qe qeveritaret e zgjedhur duhet te jene kriminele dhe tani paska dale nevoja ta ndryshojne me nje ligj te ri.
    Hajde popull hajde, shih cfare teatri luhet.

    1. Joni says:

      Mos e ule kaq shume logjiken e gjerave se s’te ka lezet!

      1. sit.. back....and relaks → says:

        ja ta ulim dhe nje cik me shume : Po mos kishte folur DASH ne raportin e tij per kete deputetin qeveria as qe do merrte mundimin per te ribere ligjin i cili i lejoka kriminelet te behen deputete.
        mos na tregoni tani se rama apo ruci apo te tjere ne ps nuk e dinin kush ishte frroku me shoke. ju duheshin votat qe siguronte frroku dhe e bene deputet. po sa frroker te tjere ke ne parlament qe nuk ndihen por mjelin frytet e deputetllekut.

        1. Pilo Lala says:

          Pak me shtruar dhe Relax!
          Qeveria dhe Ambasadori Amerikan po punojne se bashku, te ndertojne Shtetin Shqiptar. Kjo pune po e ben Lulin te mos marri vesh nga cila ane i vijne goditjet.
          Kur ta marresh vesh ti dhe Luli nga vjen lumi, te eshte mbytur shtepia dhe SHQUP.

  2. Patriot says:

    Leri qyfyret moj shushka e Rames se me thuthuqlleken tend dhe te atyre shushkave te tjera femra e meshkuj bashke, e keni bere Shqiperine te tregohet me gisht nga e gjithe bota. Cfare do te beni sot,neser,mbasneser me deputetin e denuar per trafikun e qenieve njerezore dhe historite e tjera tregoji me shoqet neper kafenera !!

  3. Zigur Qarri says:

    Si kofini pas te vjelit.
    http://www.panorama.com.al/268175/
    Mashtrimi i rralles.
    BIRN dhe nderkombetaret ju informuan per personat me precedence penale para zgjedhjeve lokale,ju bete sikur s’degjuat,kurse tani,ne vjeshte,ne vjeshte do na rritet leshte!

  4. petro says:

    E pate se sa klase shkolle kishte Ndoka?Turp…Vetem me caktimin e tij ne listen per deputet, personi pergjegjes duhet te jepte doreheqjen.A mund te presesh dicka te mire nga keta qe e quajne veten Rilindas?O Zot, c fare monstrash kane ardhur ne pushtet.Sigurisht te njejte me ata qe iken.Kane me qindra tashme qe kane ardhe nga perendimi me diploma te shkelqyera dhe i lene ne cep te rruges pa pune, apo i flakin nga puna dhe marrin te tille injorante me diploma te blera qe shpien ne te gjitha nivelet e pushtetit vetem babezine dhe erresiren, horrllekun dhe krimin, dembellekun dhe kotesine.Rrofte Kristali! Rrofte Vitrina!Rrofshin horrat e trafikut te femrave shqiptare! Rrofshin tregtaret e droges! Rrofshin dhe padronet e tyre! Poshte po bie vetem Shqiperia nen tamtamet e horrave qe s lene ekran pa imituar komandantin e lavdishem per Shqiperine qe po shkon nga fitorja ne fitorje.

    1. Njeriu says:

      Kete nuk e ha me as me budallai ne Shqiperi jo me Perendimi.Politika do pastrohet me zgjedje te lira kur te fitoje nje parti ku sdo beje pjese asnje deputet 1990-2013.Perendimi qytetaret do ta pastrojne politiken dhe Shqiperine.

    2. Jola says:

      O Petro po pse o buri i dheut nuk folet per Ndoken kur me force merte vota e punoi deri nje muaj para zgjedhjeve te qershorit per Sal Berishen, apo qe kur nderroj krah e u be i majte ju versulet, si qente. Universitetin Ndokes ja dha po Sale Bersisha pse qaheni.

      1. petro says:

        Po lexoje mire Jola.Kam thene monstra si keta qe jane dhe ata qe iken.A ka me qarte se kaq?Vetem nje qendrim asnjanes eshte i vertete dhe i besueshem sot.

  5. alti says:

    Folen koqevaret qe na can trapin , duke mbrojtur halet qe i iken . Shikoni shtewpine tuaj, cju duhet ju me ne , apo sju rri btytha rehat.

  6. Claus says:

    Ai parlament eshte mbushur me ata te ashtuquajtur “biznesmene” qe kane vene miliona ne menyrat me te paligjshme te mundshme, me trafikante droge dhe prostitucioni, me trafikante diplomash, me zullumqare dhe batakcinj, me kriminele ordinere dhe matrapaze.

    Nese ambasada amerikane deshiron ta coje punen deri ne fund duhet te jape pergjimet dhe informacionet qe ka vete dhe ato te bera nga agjencite nderkombetare te inteligjences dhe jo informacionet nga mediat shqiptare.

    Kete te beje, asgje tjeter me shume dhe pastaj hajde flasim.

    Jam i sigurte se tere parlamenti bie duke filluar nga Rama-Meta dhe duke mbaruar tek Fufi, perjashtime mund te kete, por shumica eshte e perlyer keq keto 25 vjet.

    Keta ishin fundja fundit ata qe i ruajten kutite Rames, ata qe blene votat, ata qe dhane miell dhe dele, pra ata qe e bene Ramen me 1 milion shuplaka.

    Ligji eshte hipokrizi. Askush nuk e beson me ate pushtet te dale nga “gryka e pushkes” me ata kriminele.

  7. ARGITA says:

    ORE LERINI FJALET JO LIGJI PO MALIQI ,KUSH ESHTE DEPUTETI NXIRNI EMRIN NE TAVOLINE

  8. batua says:

    I kujtojme Rama-Koco qe te emerojne per Kryetar Qarku Vlore Sadrit Danaj i paperfshire ne trafiqe njerezore,keshtu i pergjigjet flake per flake Departamentit Amerikan

    1. Kukesi says:

      Dhe ne Kukes te caktohet perseri Gici rojen e fabrikes se tullave Vore qe se bashku me Skejen, Furrikun,Myrteza Myftarin, Xhevahir Liten moren letrat me vlere te te gjithe atyre te persekutuarve gjakun dhe djersen e tyre dhe u pasuruan por ka nje Zot qe nuk harron.

  9. Tema says:

    S’duhet të lejojm asnjë këlysh fashisti të përçaj politikën në vëndin ton.

  10. Renzo says:

    …nuk na duhet standarti ligjor ne trajtimin e ketij problemi, ajo qe duhet eshte standarti moral, ajo qe ka rendesi eshte jo ligji se me te kane fshire b…qe te gjithe nga i pari i ketij vendi e deri tek me i fundit, PARTIA ose PARTITE te mos e promovoje nje individ te tille dhe ti marketoje keta te forte kriminele si te ndercem, por te gjej(ne) energji pozitive dhe ti frenoje ata te depertojne ne politike, edhe kur kjo ndodh stadarti moral keron detyrimisht doreheqje sepse u beme gazi i botas me parlament me kriminele

  11. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Qa eshte ky dashi qe qeveria ben vetem qar thote dashi dhe fmn.
    Perse ma duhet qeveria ne kur behet qat thone keta.
    Po ta heqim qeverine ulim dhe shpenzimet.
    Qat na ka ngelur ne si shtet.
    Ulni dhe pantallonat se ka thene fmn dhe dash.

  12. perkthyesi says:

    Sigurisht shume i vonuar ky veprim. Megjithate, te shohim se si do procedohet. Nga te thenit ne te bere, eshte ne mes nje det i tere – thote populli.

  13. Azio says:

    Mos prisni ligjin,por fillojeni sa me shpejt dekriminalizimin.
    Fillojeni nga Sali Berish,Lulzim Basha,Bode,Imami e tj.me rradhe.
    Ne vjeshte ligji do te mbertheje fort te fshehurit e tj.ne partite dhe bashkite e reja.
    Per ata qe permendem me larte,nuk ka nevoje per hetime e ligje.
    Ata I njeh I gjithe populli si kriminele ,hajdute e maskarenj.
    Keshtu I pergjigje I Dep.Shtetit Amerikan,flake per flake.
    Mos e lini kete ceshtje ne pritje te shtatorit,sepse kete elemente tani I kane te gjitha mundesite te avullojne nga Shqiperia.
    MOS PRISNI por VEPRONI!
    Kjo eshte thirrje me ze te larte e popullit shqiptar.

  14. Megi says:

    nuk i heq asgje asaj cka ka shkrujt Claus. E gjitha nje teater i ndyre por nuk mund te rri pa bere nje koment edhe per kete thuthuqken Zv/ ministre se e njoh personalisht cfare idiote ( sorry per gjuhen por e meriton se eshte vertet e tille) eshte. A mjere per ne ku kemi perfunduar. Duke filluar me te “gjatin” (ne krye), hajdutet e kriminelat ne parlament, ministra hajdute, tek thuthuqkat(si kjo), e gjytyrymat(Mazniku) si ZV/minisra e deri tek injorantet klasike neper tatime e dogana e drejtori te tjera. Jemi bere te ikim me vrape ………. ?

  15. Isa says:

    Shpresoj qe ne ate ligj te perfshihen ata ish zyrtare te larte qe me veprimet e tyre i kane shkaktuar deme te medha qytetareve dhe shtetit dhe qe per aresye te kapjes se drejtesise dhe per procedure i kane shpetuar denimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje