Enigmë fati i 24 vjeçares shqiptare. Zhduket në Angli me foshnjën 5 muajshe

31 Korrik 2015, 18:54Kronika TEMA

Një  nënë e re 24-vjeçare së bashku me foshnjën e saj 5 muajshe rezulton e  zhdukur në Everton të Britanisë së Madhe që prej 7 korrikut.

Policia britanike është vënë në alarm, pasi prej rreth një muaji nuk ka asnjë informacion për të renë, që sipas autoriteteve është nga Shqipëria.

Disa fqinj të saj kanë pohuar se e kanë parë 24-vjeçaren Anisa Lamaj bashkë me foshnjën e saj ditët e fundit të qershorit, por pas asaj kohe askush nuk di më gjë për fatin e saj.

Mediat shkruajnë se nuk dihet as kush është bashkëshorti i saj dhe as kush ka bërë denoncimin për zhdukjen e shqiptares.

Policia ka publikuar të dhënat e shqiptares në faqen e saj në Twitter dhe kërkon ndihmën e gjithë personave që mund të kenë dijeni për vendodhjen e 24-vjeçares shqiptare apo ndonjë informacion me vlerë për gjetjen e saj.

3 komente në “Enigmë fati i 24 vjeçares shqiptare. Zhduket në Angli me foshnjën 5 muajshe”

  1. tfgs says:

    ”enigma” eshte e njohur,pas cdo zhdukie apo krimi fshihet nje korrak………..

  2. coli says:

    sa shqiptaret rrine pas kangjellave pa letra pa pune ne shtepi te pa celebruara ne angli he he heeeeeee!

  3. Tema says:

    Shpresojm të mos i ken djegur për së gjalli (të pafajshëm)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje