Akuzat e PD-së/ Dializa, Beqaj: Konçesioni është garë ndërkombëtare. Shtrijmë shërbimin në 5 rrethe

1 Gusht 2015, 16:41Sociale TEMA

Në Shqipëri janë 940 persona të cilët gjatë një viti kryejnë 156 seanca dialize, me një kosto prej 80 euro për secilën prej tyre të paguar nga shteti.
Në pamundësi për t’u ofruar shërbimin në spitalet shtetërore të gjithë këtyre pacientëve, që prej vitit 2007 gjysma e tyre e marrin atë në spitalet private, ku shteti paguan faturën e këtij shërbimi.

Pas akuzave të PD për një konçesion me fitues të paracaktuar, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në një prononcim për Top-Channel fillimisht shpjegon se për çfarë konçesioni bëhet fjalë.

“Të hënën do hapet gara ndërkombëtare, realizuar sipas mjeteve të Prokurimit Publik, për shërbimin e dializës, që ne duam ta ngremë në spitalet e Elbasanit, Shkodrës, Vlorës, Korçës dhe Lezhës”, deklaron Beqaj.

Por përse është i nevojshëm ky konçesion?

“Shërbimi i dializës që ne kemi sot në Elbasan dhe Shkodër, nga pikëpamja e cilësisë është tejet i amortizuar. Së dyti, ne kemi nevojë ta zgjerojmë këtë shërbim në këto qytete sepse numri i të sëmurëve rritet. Ndërsa në 3 qytetet e tjera duam ta ngremë, në mënyrë që të sëmurët ta marrin shërbimin sa më pranë vendbanimit. Duke qenë se jemi në kushte të kufizuara financiare për të investuar para publike, duam të shfrytëzojmë partneritetin publik-privat, për t’i ngritur këto qendra brenda spitaleve publike dhe që më vonë të kalojnë në administrim publik”, nënvizon Beqaj.

Ministri Beqaj hedh poshtë pretendimet e opozitës, përfshirë vlerën e konçesionit të deklaruar prej saj prej 61 milionë euro.

“Deklarata e sotme e PD është cinike, sepse shërbimi i dializës me operator publik ka nisur në kohën e PD, dhe mirë ka bërë. Nuk besoj se PD është kundër që edhe njerëzit në Vlorë, Lezhë, etj, ta marrin aty shërbimin. Dhe ky konçesion nuk ka lidhje me shifrën spekulative të PD”, thotë Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë flet edhe për borxhet e trashëguara nga qeveria e shkuar kundrejt spitaleve private, të cilat kishin ofruar shërbimin e dializës.

“Në shtator 2013 ne gjetëm fatura të papaguara të institucioneve publike që ofronin dializën në 2.4 milionë euro. I kemi shlyer këto detyrime të paprambetura dhe po shlyejmë gradualisht detyrimet që lindin çdo muaj”, shton Beqaj./ Top Channel

7 komente në “Akuzat e PD-së/ Dializa, Beqaj: Konçesioni është garë ndërkombëtare. Shtrijmë shërbimin në 5 rrethe”

  1. Koncesioni says:

    Beqaj nje super hajdut me gjak te ftohet.
    Uroj me kete vjedhjen e fundit ta mbyll me shendetesine.
    Mjere kujt i mbin ne dere ky kopuk dallkauk.

  2. Tema says:

    Ka abuzime në rëmbursime.

  3. Flamur says:

    Koncesionet jane vjedhje e popullit, tregoni nje koncesion qe nuk ja ka futur popullit, filloni me aeroportin e Rinasit, fushat e naftes, kromin, hekurin, kolaudimin, portin e Durresit…etj. Boll na vodhet, shteti ti hape vete qendrat e dializes ne rrethe nuk kemi nevoje per nje tjeter vjedhje afatgjate.

  4. beqja says:

    O Beqja ne e dime shume mire per cfare behet fjale. Ti japesh Spitalit amerikan ambjente publike ose ndonje Hygeia dhe te ushtrojne aktivitetin e tyre pa qera brenda ne spitalet publike.

    Interesante si ide.

  5. Daku says:

    Pordhe me rigon i thone ksaj pune.Mut njoni kak tjetri.

  6. ananananananannannanana says:

    Jeni te zhytur ne korrupsion njesoj e mezi se pd!

  7. mirela kumbaro says:

    O Beqe me kete matematiken tende do shkosh ne burg..me keq se me kontraten e Vilma Nushit qe gjoja nuk dije tja llogarise vleren…Ti di te besh edhe software, si nuk dije te pyesje INSTAT per nje progression te thjeshte popullsie…..
    Atehere ja nje ndihme e vogel:
    nqse do ti japesh sherbim gjysmes se 940 pacienteve kemi 470 paciente x 156 here ne vit x 80 euro seanca x 10 vjet bejne 56.8 milione Euro per 10 vjet. Aman na thuaj po tu desh ndonje makine llogaritese se mos ta hedhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje