Zbardhet projektligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, pagat deri në 30 mijë lekë futen në taksim 5%

7 Gusht 2015, 13:59Politika TEMA

Pagat nga 0 – 180,000 lekë do tatohen 5%; pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 lekë me 13% dhe pagat mbi 1,560,000 me 23%…

Një projektligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që është shpërndarë për diskutim në grupet e interesit në kuadër të paketës fiskale 2016, parashikon që tatimi të përfshijë edhe pagat e ulta, nga 0-30 mijë lekë, që pritet të tatohen me 5%, të cilat ishin të përjashtuara nga ky tatim në variantin aktual.

Sipas propozimit aktual pagat e 0-180 mijë lekë do të tatohen 5 për qind.

Aktualisht pagat 180 mijë lekë tatohen 23 për qind duke përjashtuar kufirin e pataksuar 30 mijë lekë.

Sipas projektligjit aktual pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 tatohen 13% dhe pagat mi 1,560,000 tatohen 23%.

Më këto ndryshime rritet tatimi mbi pagat e ulta me 5 për qind dhe ulet me më shumë se trefish tatimi mbi pagat e larta.

Nëse ky propozim bëhet ligj, filozofia e të majtëve për të stimuluar nga trajtimi fiskal shtresat në nevojë dhe për të zhvendosur taksimin në ata që fitojnë më shumë shembet përfundimisht.

Por duke qene sipas konstatimeve të fundit të Bankës Botërore evazioni në këtë tatim është mbi 90 përqind, qeveria beson se duke rritur masën e tatimit për pagat e larta do të shtynte deklarimin e pagave reale nga sektori privat.

Propozimi për 2016

Baza tatimore vjetore                                             Norma tatimore

Pagat        0 – 180,000                                            5%

Pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000               13%

Pagat mbi                                                                  1,560,000 23%

Varianti aktual

Baza tatimore vjetore                                                Norma tatimore

0-  30 000                                                                      0%

30 001 – 130 000                                                       +13% të shumës mbi 30 000 lekë

Mbi 130 001 lekë                                                       + 23% e shumës mbi 130 000 lekë

Monitor

38 komente në “Zbardhet projektligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, pagat deri në 30 mijë lekë futen në taksim 5%”

  1. Tema says:

    S’ka më disa 155 kg dhe disa të tjerrë 55 kg (me pantolla të lagura)

    1. Dru me pre says:

      prisni,prisni

    2. Dru me pre says:

      po pse 2 variant ,lekesh,ne fillim me te vjetra pastaj me te reja,,,,,,,,,,,,,,,apo si ta haje poulli,,,,thesht do i merni fukarenjve,qe nuk tatoheshin 5 perqind te rroges ne muaj,,,pra erdhe me vota fukarenjsh,e po ja fut fukareb=njve,

  2. Plisi says:

    Nuk kuptoj si quhet kjo parti, Socialiste apo Kapitaliste?!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Shqiptaret rrine e hane tum e fara luledielli, e pine makiato si injorante te rregjur!!!!!!!

  3. shvejk says:

    Mund te flisni me leke te reja ju lutem se nuk po kuptojme asgje?

    1. edi says:

      leke te reja jane ne artikull!

      1. Dru me pre says:

        ore qorr,flet edhe me te vjetra,kurse poshte me te reja

  4. Led says:

    Ore leke te reja apo te vjetra po flisni?!??!?!

  5. Gerti says:

    Politikat sociale te Partise Socialiste!!!

    Hahaha, mire keta qe jane hajdute po ata qe i mbrojne neper komente si nuk u vjen turp aman.

  6. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Filloi periudha e shkerlindjes.

  7. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ka thene fmn.
    Po ta shkerdhesh mire popullin do i pelqeje dhe do ta kerkoje vete pastaj

  8. Analist says:

    BSH mund ta regulloje kete rumpallen te “reja” te “vietra” leket se vazhdjme te lene nam ministra e ish ministra.

    Naturisht, besoj se flitet per te reja kete here! E nese eshte keshtu, personalisht vetem kete projekt do e quaja ne drejtimin e duhur. Vertet qe eshte zgjidhje shume e mire

  9. daku says:

    Partia qe erdhi ne pushtet duke premtuar ulje taksash, eshte duke ja QR.

  10. genti says:

    Po ku eshte puna se cdo dite ka me pak ndertime, me pak turizem,me pak prodhim…

  11. 06082015 says:

    pra dhe taksat u ngriten , as saliu nuk kishte takse per 0 -10000 ( te reja). fundi i kesaj qeverie eshte ne horizont, me vjen keq se do vijne perseri ata qe i perzume me vote, por cfare beme? , gropen vetes ja beme.

  12. Nardi says:

    Ketu behet fjale vetem per pagat apo dhe per te ardhurat e tjera? Qerate,honoraret, ineresat bankare e tjer. Gropen qe i beri per nje vit e gjysem me taksat kerkojne ta mbushin tani qe ishalla bien brenda dhe thyejne turinjte nga i pari dhe deri tek i fundit.

    1. taku says:

      hajvan, gjith bota paguan taksa

  13. Christopher Columbus says:

    Qe te rrited mirqenia dhe te zhvillohet Ekonomia duhet te paguen taksat.

    Fakti tregon se ne vendet ku paguhet me shume tax kane standarted me te larta te Jeteses ne bote.

    Dhe ato jane vende te Vogla si Shqiperia. E kam fjalen per vendet Skandinave qe paguajne 60% tax.

    Prandaj mos u qani per 5% tax. Beni me pak xhiro me makine, mos shkoni neper lokale gjidh diten dhe mos luani lloto sport.

    Paret do you dalin dhe Mjaftojne.

    1. Gerti says:

      Qe te rritet mirqenia duhet qe qeveria te tregoje qe taksat e tua di ti perdore mire.

      Te ne taksat i merr Brisi dhe Elisa, e ja dorezojne Kapitenit. Te jetoja ne Suedi une qe edhe nje qindarke ta kthen shteti ne forme sherbimesh, i jepja 100% pa problem une dhe mi jepte shteti te gjitha me duhen.

    2. daku says:

      Ik Zbulo ndonje kontinent tjeter ti, mos u merr me ekonomi.
      Taksat me te larta ne Europe i ka Italia me 58% dhe keqmenaxhimi i tyre si dhe supervjedhjet qe behen nga politikanet e kane cuar aty ku eshte. Italia mbahet ne kembe thjesht sepse ka super industri te fuqishme, turizem te papare, blegtori, bujqesi etj.
      Ky zotnia qe kemi per kryeminister na i mori votat me premtimet e uljes se taksave (deri tani vetem po ngrihen), mire-menaxhimit te taksave dhe te te ardhurave, shendetesi falas etj etj. Por jo thote, prisni deri ne fund te mandatit se keto gjera nuk behen menjehere. Nderkohe, hajeni pak derrin o popull i dashur.

  14. Lul prasi says:

    se kuptoj pse nuk votoni saliun dhe lulin te hani prasin e zier si 8 vjet e shkuara po kte radhe ne goje dhe ne bythe do ta keni.
    votoni injorantet e pd dhe rrymen e tyre haxhi qamile se normal qe juve ashtu ju rrjedh gjaku dhe skeni faj ndjeni eren e mutit se ju ka pelqyer 500 vjet çizmja osmane dhe nuk i ndaheni dot.

    ku dini ju se çdo me thene te jesh europjan kur ke lindur ra faja prej fiku bakllava e hallva me sheqer?

    e ka thene faiku ju meritoni ate frazen qe ju tha kur ishte akoma gjall.

    shqiperi te kam dhjere ste kuptova asnjehere!

    dhe po ashtu fan noli i madh para se ta perzinit ju tha:
    “Skllevër bij skllevërish, ju kurrë s’keni për ta merituar lirinë”

    1. Dru me pre says:

      ore,ne hoqem BQ e Pds,por keto qekan kokrrat e BQ

  15. edi says:

    O njerez/ komentues! lexoni mire njehere perpara se te komentoni- nese kjo behet do ishte super! taksimi ulet per njerezit qe fitojne me pak se 1 million e 800 mije (te vjetra) ne muaj ne krahasim me sa taksoheshin me pak. Ishte koha per dicka te tille- pasi me taksimin e meparshem ishte me shume sec duhej per njerezit qe pagojne taksat nje me nje.

    1. Gerti says:

      Jo, shikoni linkun origjinal, flitet per te ardhura VJETORE. Pra ne fakt tatimi me 13% fillon te 150 000 lek te vjetra ne muaj.

      1. edi says:

        tek artikulli me siper krahason dy variante- varianti aktual dhe ai I propozuar. Nga varianti aktual kuptoj qe edhe varianti I propozuar eshte per te ardhura mujore- pasi normat per variantin aktual jane te sakta… ku eshte ky linku origjinal nese mund te ma dergosh te lutem?

  16. agim says:

    Kur ka evazion denohet evazori jo ndryshojne tatimet mbi te ardhurat

  17. Tonix says:

    Akoma më pagat merren këta. Nuk është ky momenti për ta kthyer tatimin mbi bazë vjetore. Kërkohen disa shtesa dhe ndryshime të tjera paraprakisht. Jam i sigurt qe përsëri do ta bëjnë lemsh.
    Nuk janë pagat që duhen të merren, pagat janë shumë më mirë se gjërat e tjera.
    Këta s’po mbledhin taksat kombëtare llogaritja e të cilave është mbi sasinë e mallit që qarkullon, dhe përbën një shumë të madhe taksash që mungojnë.
    Aman kush i merr vendimet së sa më shumë kalon qesharak bëhen.
    Dëgjojnë nga një fjalë lart e poshtë që bota i ka mbi bazë vjetore dhe o burra e bejme keshtu. Po bota ka një infrastrukturë të tillë që e suporton këtë lloj deklarimi.
    Vetëm ndryshime pa fund dhe asgjë që të quhet “sistem”
    Përfundimisht paaftësia është gjetja e duhur që karakterizon “profesionistët” tanë, sepse duhet te ngresh sistem, përbërësit e të cilit ndërthuren në mënyrë të tillë që shmangia fiskale të jetë sa më e vogël e mundshme, dhe trajtimi të jetë sa më neutral për të gjithë.
    Këto gjëra saktë si ti dinë ata, se duhet të studiosh vite për të bere gjera te tilla.
    Edhe te huajt që vijnë për asistencë mos kujtoni se e dinë të gjithë legjislacionin që të japin zgjidhje të sakta. Ata marrin një aspekt te izoluar dhe i japin një drejtim, por jo zgjidhje.
    Nejse, vari k… E ka shqiptari moton.

  18. Gerti says:

    Po edi ka te drejte nese behet tatohemi me pak

  19. deus says:

    More injorante jeni. Nuk e kuptoni qe jane lek te vjetra…

    1. hejzot says:

      po si more qenkan leke te vjetra?? dukesh qe nuk paguan taksa se po te paguaje do dije se tek kush kategori te ardhurash je aktualisht

      1. Dru me pre says:

        o hejzoto,,,,,,vetem per ata qe marin 3ooooo leke te vjetra,rritet 5 % ose 30000 te reja,,,,lexojeni artikullin,dhe pastaj bertisni ne korr

        E thjeshte fare,,,ata qe marin 30000 lek ne muaj e te tjeret me pak akoma do japin 5 %,,,,,,,nje premtim qe nuk u mbajt

    2. Dru me pre says:

      mos u merzit deus,,,,e kane shkrujt ne fillim me te vjetra,pastaj me te reja,,,,jane specialiste kto ,,,,,or tiiiii

  20. artur nauni says:

    sa mire, shume mire ! qe te ndihmojme shtetin, qe te shlyejme borxhet e qeverise, qe jane “borxhet” tona, te gjithe ne shqiptaret, sidomos ata qe jetojne ne shqiperi me paga te siguruara shteterore(ne e gjetshi dhe kete) 20 000 lek ne muaj, ata qe marrin asistence duhet te taksohen me shume, sidomos pensionstet, taksa e re qe propozoj eshte : ” thith ajer”, te mos jete e larte, por jam dakort me FMN, per uljen e nivelit te borxhit, brenda 2017-es; qe kjo takse te varioje te pakten nga shtator 2015- qershor 2017, nga 1,2 deri 1,4 % te
    çdo 24 oreshi te jetuar nen udheheqjen e politikave ne sherbim te prosperitetit,
    afrimit ne BE, pse jo afrimit edhe ne nje sistem tjeter diellor, ku edhe ne te pasi te rilindim, mund te jetojme shume me mire, dmth te kemi mundesi te hame dhe pime çdo dite, po po çdo dite do te kemi qumesht, veze, buke disa llojesh, edhe buke lepurushi, mish, sallam…sallam oh sa shume gjera…duroni dhe pak shqiptare, filloni te paguani taksen “thith ajer”.

  21. Era says:

    O injorantet e shqiperise propozohet te ulet tatimi

  22. Elvis says:

    Ja se erdhen zgjedhjet

    Te merresh me pagat picirruke te fukarenjve , duke mos hedhur syte sa kane shkuar cmimet e gjerave baze do me thene me ju hedh hi syve.

    Sic e hoqem malokun e sjellim prape se ky spo na vret me plumb po na vret me taksat e mbylljen e vendeve te punes.

    Ka pak vende ku me nxjerr lek ky shtet qe e gjen shpetimin po ke fukaraj.

    haram votat e te gjitha hajduta

    as nuk futet njeri ne burg
    As nuk ndalet korrupsionin
    As pune asgje

    demagogji e gjitha ne dore ju kemi mos e rruni

  23. Rilindjeleshi says:

    Z.kryeminister vazhdimisht e kemi degjuar te thote qe tatimet jane ulur dhe do te ulen ne vazhdim…..
    Zot na ruaj , ka ngaterruar kahet e vektoreve.

  24. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ti trap qe ne tregon vendet skandinave.
    Ato vende nuk dalin 67 vjec ne pension.
    Minimumin e rroges e kane 20 euro.
    Shendetsine, cerdhet dhe shkollat pableke.
    Ketu perse paguhen taxat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje