Tiranë, shpërthen një bombul gazi në zonën e "Don Boskos". Dhjetra të plagosur

9 Gusht 2015, 19:11Politika TEMA

Një bombul gazi ka shpërthyer në ambientet e një lokali në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për 17 persona të plagosur nga shpërthimi.

Të plagosurit, punonjës të biznesit dhe klientë, janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës.

Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse.

5 komente në “Tiranë, shpërthen një bombul gazi në zonën e “Don Boskos”. Dhjetra të plagosur”

  1. Fadil says:

    E po ti i nderuar, nga na dolën tani mes Tiranës kurdët e Turqisë.., nga e more këtë informacion o trap..,

  2. Bora says:

    Persa kohe te shiten bombola gazi te pa kontrolluara ( Kolauduara)keto ngjarje do kemi.

  3. anticensurë2587456 says:

    bombël jo bombul!!

  4. Pashai says:

    Në këto kushte as në Tanganika nuk tregtohet gazi,përseri mund të ndodhin ngjarje të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje