Informaliteti në Shqipëri: Firmat punojnë me dy bilance, fshehin fitimet dhe krijojnë skema mashtrimi për të shmangur tatim-taksat

18 Gusht 2015, 09:11Ekonomia TEMA

Shqipëria po bën përpjekje të shtojë vendet e punës dhe të luftojë informalitetin në këtë fushë.

Ndërkohë që papunësia zyrtare e saj është rreth 20%.

Sipas një raporti të përgatirur nga gazetari Ilirian Agolli për “Zërin e Amerikës”, Inspektoriati i Punës ka zbuluar gjatë këtij viti 900 punëtorë pa sigurime shoqërore dhe 1800 të tjerë pa kontrata pune individuale.

Në mbi 550 kontrolle tek bizneset private doli se është ulur me 60% numri i punëtorëve pa kontrata individuale.

Për “Zërin e Amerikës”drejtuesi i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli, thotë se është dyfishuar numri i ankesave të punëtorëve dhe i kontrolleve mbi këto ankesa, sepse ata besojnë më shumë që kontrollet e shpeshta i zgjidhin shkeljet.

Punëtorë të pasiguruar u gjetën 900 vetë; shumica në Vlorë, Tiranë, Korcë dhe Dibër.

Një numër jo i vogël punëtorësh pa sigurime janë gjetur edhe në Kukës, Lezhë, Durrës dhe Berat.

Punëtorët pa sigurime janë zbuluar shumica në firma prodhuese, ndërtim, tregti e shërbime.

Midis qindra punëtorëve pa sigurime e pa kontrata janë gjetur edhe mbi 300 firma pa licensë, që vepronin në të zezë.

Këtë vit u rrit me 45 për qind ndëshkimi i firmave për shkelje të ligjeve të punës.

Sipas raportit të trasmetuar nga “Zëri i Amerikës” bizneset private po nxitojnë këtë periudhë vere që të rregullojnë dokumentat, në pritje të një kontrolli të rreptë që njoftoi qeveria në shtator kundër evazionit fiskal dhe shkelje të tjera që ndodhin në ekonomi.

E ndërkohë një numër jo i vogël firmash punojnë me dy bilance, fshehin fitimet dhe punëtorët, madje krijojnë edhe skema mashtrimi për të shmangur sistemin e tatim-taksave.

13 komente në “Informaliteti në Shqipëri: Firmat punojnë me dy bilance, fshehin fitimet dhe krijojnë skema mashtrimi për të shmangur tatim-taksat”

  1. Teo says:

    Te gjithe punonjsit e tatimeve jane te angazhuar ne menyre te fshehte dhe mbullin llogarite e bizneseve duke mbajtur dy bilance, po nuk ju dha fubnd ketij procesi, evazioni fiskal do jete vazhdimisht i madh

    1. Firmat says:

      Firmat kriminale mbajne punetore ne te zeze dhe favorizohen nga politika ne tendera.

  2. one says:

    Dhe gjeje kush vuan nga e gjithe kjo? Bizneset e ndershme dhe njerezit e thjeshte se diku do dalin te ardhurat. Po e keqja eshte se duhet ndryshuar nje kulture e tere jo vetem disa njerez apo disa rregulla.

  3. agim says:

    Sipas nje te njohuri tim biznese te ndryshme jane te detyruar te bejne evazion pasi ndeshen ne treg me kompani qe punojne ne te zeze dhe perballe tyre rrezikojne te falimentojne. Zgjidhja do te ishte kontroll i rrepte qe te gjithe te behen te ligjshem perndryshe ata qe respektojne ligjin do te dilnin ne treg me cmime me te larta per pasoje do te rrezikonin falimentimin.

  4. tjeter says:

    Po cfare eshte kjo tallje me popullin e varfer dhe injorant. Po pse nuk e luftojne evazuonin nga maja e piramides por ver deklarojne 2000 euro ne banke dhe shtepi me qera, nderkohe qe veshin kostume nga 5000 euro dhe rrine ne hotele 2000 euro nata. Apo vet bejne deklarime fallso dhe qesharake dhe kerkojne deklarime te sakra nga te tjeret. Kur e dim te gjithe qe politikanet tane kane te gjithe miliona euro pasuri, si ne pozite si ne opozite. Po nuk u denuan politikanet hajdut dhe te sekuestrohen vjedhjet masive nuk ka per te patur kurre shtet

  5. erald says:

    bilancet e shtetit per keto firma i mbajne punonjesit e tatimeve,gjithe tatimoret kane nga 5-6 firma dhe me shume qe u mbyllin bilancet e shtetit…peshku qelbet nga koka..

  6. eli says:

    Eshte e vertete qe ne fund bizneset e ndershme jane ato qe hajne gjobat….kesaj i thone te punosh me frike dhe kur je ne rregull. E temerrshme!

  7. al paci says:

    Nuk ka biznes qe mos te fsheh te ardhurat kushe me shum e kush me pak po te gjith vjedhin, se eshte e vetmja menyr qe te konkurosh. Po te shohesh super marketet e medhenj qe nuk bejn dot vjedhje, sa po vjen dhe po e humbasin peshen ne treg dhe po nuk u moren masa prite kur te falimentojn te ter. Se dyqani i lagjes qe esht biznes familjar nuk paguan asnjelloj takse dhe ska asnje puntor me rroge dhe shet me lir se super marketi. Qe te luftohet informaliteti ne shqiperi nje menyr ka shteti duhet te favorizoj super marketet e medhenj dhe firmat e medha te veshjeve si zara bershka hm lm. Se dhe ne evrope qe nuk ka informalitet jan keti firma qe nuk e pyesin klientin do kupon tatimor apo jo po presin kuponin dhe per nje shitje nje euro.

  8. muhamet says:

    NUK jane logjike te dhenat se 300 firmat e palincesuara ikane sigurisht puntoret pa kontraa dhesiguracion por insekoriati yne deklaron se ka kapur vetem 900 veta pa siguracione dhe 180o pa kontrata keto te dhena te bejne te mos besosh ose zoterinjte jane te pafte Po te llogariten ndertimet vetem nga legalizimet duke u bazuare ne volumin e punes qe kryen nje puntore do te jeni afer diteve te punuara edhe sikur 50% epunimeve te jete kryer nga pronaret shikohet diferencave POR eshte varianti i zotit qe cdo pune ne ndertimin e kam kryer vete besoj se dhe njerzit e kualifikuare nuk mund tekryejne te gjitha proceset brenda kualifikimit NA ka gjet si ata qe caktojne rroje vjetore per te ruajtur nje malle me vler shume me pak se rroga e rrojes

  9. "BALASHI" says:

    Si ka mundesi qe nje shtet kaq i vogel nuk kontrollon dot gjendjen e ka rrjedhje te kesaj natyre?
    Shtetin informal shqiptaret e “zhduken” para 2 vjetesh me 23 qershor. Nuk ka gje me te turpshme qe vazhdon akoma. Kjo tregon se agjentet kontrollues ua shtyjne bizneseve pagesat ne shtet dhe i futin ne xhepin e tyre. pra korrupsion. Nuk ka asnje shpegim tjeter.
    Lexoni. Hans Peter Brigel, si manaxher, para se te vinte trainer i Kuqezinjve tane, kishte shitur lojtarin zvicerian Sforca te Kaizerslauter (ku ka luajtur dhe lojtari yne Igli Tare). Nuk kish paguar ne shtet tatim fitimin e kesaj shitje. U thirr kur ishte traineri yne dhe iu tha: “Pse nuk ke derdhur ne shtet tatimin perkates?”. I lane afat pagesen ose burgun. Ai derdhi menjehere shumen e kerkuar dhe vazhdoi trajnimin ne vendin tone. Ky eshte shteti qe kerkojme.

  10. Tema says:

    Të burgosen për korupsion,mashtrim,dhe të deklarohen të falementuara.

  11. Dante says:

    Tani e moret vesh o te shpelare nga trute. Shteti me ligje, mileti me shtigje ac.

  12. eli says:

    Biznese te rregullta ka sa te duash…por ato qe vjedhin jane ato vip me fitime marramendese ose te lidhur me njerez ne pushtet. Nuk jane te gjithe ashtu… po shqiptaret e kane zakon i fusin te gjithe ne nje thes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje