Dëshmitari që “fundosi” Aldo Baren: Familja ime është në rrezik, na kanë hequr mbrojtjen

19 Gusht 2015, 09:41Kronika TEMA

Arben Kicja, një nga dëshmitarët kyç në çështjen kundër kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare, thotë se jeta e tij dhe familjes së vet, është në rrezik.

Ai thotë se është hequr nga “programi i mbrojtjes”.

Duke folur për “GSH”, Kicaj ka thënë se autoritetet i kanë thënë se ka shkelur marrëveshjen, por ai pretendon se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në vitin 2006, unë kam lidhur një marrëveshje me shtetin dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të dëshmoja në procesin ndaj Aldo Bares.

Fillimisht gjithçka po ecte krejt normalisht.

Por me ardhjen e drejtorit të ri, nisën problemet tona, çka na detyruan të vinim në Shqipëri.

Jemi sorollatur nga një derë në tjetrën dhe përfundimisht më datë 7 gusht, u informuam se jemi përjashtuar nga “Programi i mbrojtjes”, me argumentin se kemi shkelur marrëveshjen.

Ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Në kurrizin tonë janë bërë padrejtësi.

Ne kemi zbatuar çdo pikë të marrëveshjes, por shteti jo”, shprehet Kicja.

2 komente në “Dëshmitari që “fundosi” Aldo Baren: Familja ime është në rrezik, na kanë hequr mbrojtjen”

  1. Gzim Liçka says:

    Eh mor I shkrete marrveshjen e pate lidhur me prokurorine e qeverise se kaluar ti ,kurse tani ka ardhur krimi ne pushte.

  2. Tema says:

    Aty ku llomotitet s’ka rrezik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje