DOSSIER/ Vizita misterioze e Mahmut Bakallit, liderit komunist të Kosovës në Tiranë, kur shpërtheu lëvizja studentore dhe një pyetje e Azem Hajdarit

19 Gusht 2015, 18:05Politika TEMA

Fjalimi i Azem Hajdarit në shtator 1992: Ç’kërkonte Bakalli në PD, në janarin e vitit 1990?!

 

Mistereve të shumta që kanë mbuluar lëvizjen studentore në Shqipëri, i shtohet edhe një tjetër. Një vizitë misterioze e kreut të Lidhjes Komuniste Krahinore të Kosovës, Mahmut Bakalli, në janarin e vitit 1990 në Tiranë, i cili u takua me krerët e rinj të Partisë Demokratike. Ky mision në hije, është bërë publik vetëm një herë në një fjalim në Kuvend i të ndjerit Azem Hajdari, në Parlamentin shqiptar në shtatorin  vitit 1992. Mahmut Bakalli, i cili aktualisht nuk jeton më, pas Luftës së Kosovës, u bë këshilltar i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në fakt pas kësaj kohe edhe marrëdhëniet mes zotit Haradinaj dhe zotit Sali Berisha janë përmirësuar dhe kanë mbetur të mira…

Lideri i Lëvizjes studentore, Azem Hajdari, ishte një ndër figurat më të goditura nga lidershipi i PD-së në vitin 1992, gjatë përjashtimit të mocionistëve por edhe disa muaj më pas. Në këtë situatë, ai kërkoi nga Parlamenti ngritjen e një komisioni parlamentar për të zbardhur figurën e tij lidhur me akuzat që i adresoheshin.  Ai e bëri këtë kërkesë, në një fjalim shumë të rëndësishëm në një seancë plenare në shtator të vitit 1992.  Ai theson ndër të tjera: Të ngrejë një komision, i cili të studiojë veprimtarinë time që kur kam lindur. Ç’lidhje kam me Ramiz Alinë? Ç’lidhje kam me Sigurimin e Shtetit? Ç’lidhje kam me të huajt? Ç’lidhje kam me grupet? Jam gati të deklaroj të ardhurat e mia financiare. Të ngrihet një komision dhe të vijë të shikojë ku jeton Azem Hajdari. Me kë është i implikuar?”

 Më poshte botohet i plotë fjalimi i Hajdarit në seancë plenare, shtator 1992

Azem Hajdari – Sot, në këtë seancë, e marr fjalën për disa shqetësime që unë kam si deputet dhe për furnizimet që i bëhen opinionit publik me shpifje.

 Nuk kam folur këtë muaj, sepse kam ndenjur të studioj gjendjen dhe ma merr mendja që kam arritur në pikën që t’i kërkoj këtij Parlamenti të nderuar;

Të ngrejë një komision, i cili të studiojë veprimtarinë time që kur kam lindur. Ç’lidhje kam me Ramiz Alinë? Ç’lidhje kam me Sigurimin e Shtetit? Ç’lidhje kam me të huajt? Ç’lidhje kam me grupet? Jam gati të deklaroj të ardhurat e mia financiare. Të ngrihet një komision dhe të vijë të shikojë ku jeton Azem Hajdari. Me kë është i implikuar? Për gjithë veprimtarinë time jam gati të ngre një komision hetimor, komision parlamentar, të kryejë një aktivitet dhe t’ia paraqesë Kuvendit Popullor një raport për të përcaktuar se si është e vërteta.

 Dikush mund të mendojë se Azem Hajdarit ia ka zënë kush bishtin. Azem Hajdari vetëm besën jep dhe e mban atë. Të dini një gjë, zoti Kryetar,  nëse nuk dini të flisni ndershmërisht, unë mbi nderin tim dhe të familjes time nuk lejoj njeri të më shkel me këmbë; dhe kur tërhoqa zvarrë plepat si Enver Hoxha e Ramiz Alia, kallamat që kanë ngritur tani kokën unë do t’i tërheq zvarrë. E them edhe njëherë, kur tërhoqa zvarrë plepat si Enver Hoxha e Ramiz Alia, unë për kallama nuk pyes.

E ngre këtë, sepse kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet: “Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t’i them: “Për demokracinë, për Shqipërinë, për të ardhmen e këtij vendi”.

 Duke dalë përpara opinionit publik dhe jam i bindur si deputet, si qytetar, si student nuk kam humbur asnjë votë. Me demokracinë në Shqipëri nuk ka pasur lidhje demokracia. Lidhja studentore ishte e pastër si shpirti i studentëve. i thirrëm njerëzit dhe erdhën. Atëherë do të flas përpara jush. Ç’kërkoi këtu Mahmut Bakalli? Me kë u takua Mahmut Bakalli në janarin 1990? Ç’direktiva i dhanë? Sot po shohim direktiva të tjera deri në detajizim. Ju lutem, më vendosni nderin në vend si Parlament. Ju lutem, verifikoni dhe jam gati përpara jush të deklaroj çdo gjë, në rast se nuk dalin këto të vërteta. U bëj thirrje deputetëve që janë të implikuar me Sigurimin e Shtetit të largohen. Nuk po përmend emra sot. Janë këtu. U them edhe njëherë atyre që janë munduar të furnizojnë opinionin publik me shpifje. Populli shqiptar mua nuk ka me më ndalur. Familja ime është e ndershme . Në rast se nuk do të jem i ndershëm, të ma vënë litarin aty te Skënderbeu, përndryshe kallamat ta dinë mirë se unë do t’i heq zvarrë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Mbi nderin tim nuk lejoj njeri të shkelë më.

 Tomor Malasi

 Zoti Azem Hajdari, kërkesën mund ta paraqisni me shkrim.  Dua të theksoj diçka: Të gjithë politikanët sot në skenën politike shqiptare janë pre e sulmeve të shtypit, nga të gjitha drejtimet. Nuk është Kuvendi Popullor që merret me opinionet, me shpifjet apo me trillimet që mund të bëhen nga të gjitha drejtimet e mundshme, megjithatë insistimi juaj ka një bazë, me sa kuptoj.

  Azem Hajdari

 Kryetari i Shërbimit Informativ, fut njerëz në burg dhe shkon u thotë njerëzve në burg: “Deklaroni për kryetarin e komisionit të mbrojtjes kështu apo ashtu Ramiz Alia është jashtë. Është takuar në Durrës me agjentin e CIA-s. Jua thashë dhe në grupin parlamentar. E përsëris edhe një herë: Mahmut Bakalli, në janarin e vitit 1991 erdhi në Tiranë dhe bëri dy takime. Ç’u tha në këto takime dhe veprimtari të tjera, këtu do të dalin. Shqipëria është e shqiptarëve dhe të mos mendojë kush se rininë time ose nderin tim mund ta shkelë. i kam lënë edhe njëherë kallamat që të çohen përpjetë, ta dinë kush jam, me mua nuk flitet kështu. Zemra e pastër e imja,  e studentëve dhe e shqiptarëve nuk mund të bjerë në dorë të huaj, Ju thashë edhe një herë: Dua t’i tregoj fëmijës tim pse desha me e lanë jetim, t’i tregoj babës tim pse desha me e lanë në rrugë. Do t’i tregoj Shqipërisë pse dola ose përndryshe më vjen keq ky popull është i lodhur. Nuk kam humbur asnjë votë. Nuk jam i përzier me kurrkënd, ju lashë, e lashë postin; nuk dua post, po me nderin…

Tesheshi.com

24 komente në “DOSSIER/ Vizita misterioze e Mahmut Bakallit, liderit komunist të Kosovës në Tiranë, kur shpërtheu lëvizja studentore dhe një pyetje e Azem Hajdarit”

  1. mali says:

    Azemi ësht i gjall ?

    1. Dritëroi says:

      Lexojeni me vëmëndje fjalimin e Azem Hajdarit, e këtij zuzari, kurvari, hajduti, banditi, kontrabandisti, mashtruesi, vrasësi dhe vjedhësi të votës së lirë dhe të zgjedhjeve të ndershme e demokratike në Shqipërinë postkomuniste.

      Lexojeni dhe gjykoni llogjikën mediokre dhe përmbajtjen personale të fjalimit, mburravecërinë e këtij zhelamani, që pretendon se ishte ai që rrëzoi plepat e komunizmit, duke besuar dhe harruar edhe vetë ndofta, se ishte thjesht një agjent terreni i shërbimeve sekrete sërbe, paraleleisht me kryeagjentin Sali Berisha, që u shërbeu atyre si plebe dhe që kur ngeli si limon i shtrydhu dhe i dalë boje, e lanë të eliminohej si qeni në vreshtë, nga bandat rivale të kontrabandës dhe krimit.

      Mjerimi i vërtetë shqiptar në lidhje me Azem Hajdarin është se ky zuzar, është shpallur Hero i Demokracisë dhe shqiptarët rrinë e meditojnë idiotikisht me duar në koqe, se nëse duhet tja ngrenë monumentin aq të madh sa të Enver Hoxhës në Tiranë, apo të lenë bandat e tij, t’ja ngrenë aty ku ai investoi dhe mori në mbrojtje perandorinë e marijuanës, në Lazarat.

      1. opa opa says:

        Po mor Halabak Azem po! Por doli se ata kallamat ti futen ne bythe ty,mor zvarranik i “demokracise” ?

  2. Tema says:

    Ka spiuna kosova në vëndin tonë

  3. DRENICA E KUQE says:

    Eshte e pavertete te thuhet se Mahmut Bakalli “eshte lider komunist u Kosoves”. Mahmut Bakalli dhe te gjithe “lideret komuniste te Kosoves” kane qene lidere komuniste te Jugosllavise e Serbise dhe si te tille edhe renegate qe kane punuar kunder popullit te vet dhe klases se tij punetore… A e dini ju andej kufirit shqiptaro-shqiptar se populli shqiptar i Kosoves se pushtuar shqiptare ata “lidere” i ka quajtur e i quan tradhtare dhe puthadore te pushtuesit, anti shqiptare te perbetuar, qe per anti shqiptarizem ua kane tejkaluar edhe shkieve! Kjo eshte klika “shqiptare” e Fadil Hoxhes, qe e solli edhe luften e UÇK ne kete derexhe………

    DRENICA E KUQE

    1. pjatalaresi ne Austri says:

      Ti duhet te jesh komunist i enver-qenit dhe KLLASES PUNETORE…

      1. e di si eshte puna says:

        Or ti Drenic derdimeni! Po pse jane tradhetare ish lideret komuniste te Kosoves!? Sepse ishin pikerisht ata qe organizuan Ushtrine Antifashiste Nacionalclirimtare te Kosoves (45 mije partizane kosovare ne 1944) dhe moren pjese ne kualicionin antifashist boteror,duke i vendosur edhe kosovaret ne krah te fitimtareve!? Apo se ishin pikerisht ata ish-lideret komuniste qe me perpjekjet,gjakun dhe punen e tyre krijuan Krahinen Socialiste Autonome te Kosoves,qe kishte praktikisht statusin e nje shteti krejt autonom me Kuvend,Qeveri,Polici e administrate shqiptare ne Kosove!? Apo se KSA e Kosoves gjate viteve 1945-1989 pati nje zhvillim te respektueshem ekonomik,kulturor,sportiv…!? Apo se pikerisht ekzistenca e KSA te Kosoves,te ndertuar nga keta ish-lideret komuniste,ishte nje nga argumentat kryesore ligjore dhe kushtetuese,qe u perdor pas 1990 per te drejten e Kosoves per liri e pavaresi!? Apo se ishin pikerisht keta ish-lidere komuniste dhe perkrahesit e tyre qe themeluan UCK-ne dhe i dhane nder e lavdi kombit shqiptar!?
        Ne fjalimin e tij, H.Thaci, ne ceremonine e vdekjes se Fadil Hoxhes tha : Ushtria Clirimtare e Kosoves ishte vazhduesja e denje e Ushtrise NacionalClirimtare qe themelove ti o Fadil Hoxha…
        Mjaft me idiotizma e trushpelarje “antikomuniste”,historia ka te tjera parametra dhe njesi matjeje,jo koktrashesine e budallenjve qe u ka ngelur ora te “diktatura e eger komuniste” dhe perralla te tilla femijnore!

        1. Jeronim de Rada says:

          Drenicaket jane te cuditshem. Ne njeren ane krenohen me luften qe Shaban Polluzha beri kunder partizaneve jugosllave gjate janarit dhe shkurtit te vitit 1945, kurse ne anen tjeter drenicaket si Hashimi me “komandantet” e tij krenohen edhe me Fadil Hoxhen qe u perplas me Polluzhen per ceshtjen e Kosoves.
          Ne ish Jugosllavi kishte udheheqes politik qe ishin teresisht antikombetar (Ali Shukriu) dhe udheheqes qe punuan dhe u munduan ( aq sa kishin mundesi) per popullin shqiptar te Kosoves. Ne kete kategorine e dyte ben pjese politikani Mahmut Bakalli.

    2. aaa says:

      Drenic:
      A e din ti qe ma fukara eshte sot Kosova se ne kohen e Fadilit,ti je nashta i ri,po pyte baben si ta ke gjalle aj ta tregon dallimin mes asaj kohe dhe sot,kur ta permend Fadilin duhet dhete here te pastrohesh pastaj te flasish,ne kohen e Fadilit ke pas fabrika,arsim cilsor,pasoshen pa viza,rregull sa te dush,drenice fale Fadilit sot folish dhe shkruajsh shqip,fare Fadilit familjes ja ka largu morrat qe kishin ne trup,e mos te flas per shum gjera tjera,po te tregoj qe politikanin me te dobet dhe tradhtar ne federaten YU,Kosova e kishte Kole shiroken,bile ky me disa sjellje i lenke larg shkijet e Shumadise,se ata te Kosoves ishin me liberal,po e ki ne Yutube Savka Dapqeviqin shiqo pake mos po ta kthjell mendjen pak,se po shof qe je jasht realitetit.

    3. Toni KS says:

      Epo nuk mund te jene te gjithe lideret bandite fshataresk te lindur ne Buroje.
      Me qe ra fjala, ky cuni juaj nga fshati shume po perqafohet e po bisedon me cetnik si Dacic e Vucic. Bile edhe Zajednicen po jau jep shkive. Pse nuk po e quani tradhtar dhe pleh cunin tuaj?

    4. Ilir Hoti says:

      ‘drenica’-Disa nuk dine as kufijte e ares tyre, mos u merzit me ta-cdo shtepi e ka nje…….! Populli 10 milionsh shqiptare i di mire kufijte e vet etnik. e kaluara eshte histori– e ardhmja shume e mire per shqiptaret.

    5. Alberti says:

      Ne qofte se shqiptaret e Kosoves sot kane shume vese,njesoj si shqiptaret e Shqiperise,keto i sollen disa “komandante”te UCK-s,te Rognerit” te Tiranes dhe kurre,komunistat shqiptare te ish-Jugosllavise,te cilet,pasurine qe bene keta komandante brenda nates,keta nuk e bene as per 45 vjet.

  4. marion says:

    Si MHAMUTI ka shume edhe sot ne Kosove!
    Ka 25 vjet qe ketyre pyetjeve te BANDITIT Azem Hajdari jo vetem nuk u ka dhene njeri pergjigje,por edhe vete AZEMI ka shkuar per….LESH!
    As e shoqja nuk thote asnje fjale se tani i duhet Azemi per te bere PARE TE MADHE!!
    Ku shkelte Azemi jo vetem nuk mbinte BARI,por DIGJEJ cdo gje!
    Ai ishte me PLEHU se ky MAHAMUTI,pra ishte nje PUS ME MUT plot!!!

  5. hipo says:

    Nuk e kuptoj pse duhet tani M.Bakalli,dikujt i duhet qe kujtohet para 25 vjeteve ,edhe nqs ka ardhur s’ka psei djeg Azemit,Bakalli ka ardhur shume here ne Tirane dhe eshte takuar me shume njerez,ne levizjen e Kosoves ka qene nga te paret per pavaresine,eshte perndjekur nga Milloshevoci dhe vdiq ne vend te vet i nderuar dhe respektuar.Per Azem plehren ska fjale qe thuhet,dihet ai ishte imoral,hajdut dhe futej ne loje shume shpejt,pse i ka djegur Bakalli,sic duket kjo i vjen dikujt ne dore per revansh.Neise Tema e ka botuar me rekomandim te dikujt,per Azemin me mire pyesni Salen sepse Ai njeh me mire nga te gjithe….me force e kapi nje vajze te 15kateshi Azemi,u denoncua,por nuk u veprua sepse merrej si qhakmarrje ndaj kesaj figure rrugacesh qe erdhi,,kontrabande e gjithte zezat.Tema luan bukur.

  6. latif says:

    Te keqen shqiperise nuk ja solli Mahmut Bakalli ,por Miladin Popovici dhe dhenderi bullatoviceve…Azem Hajdari ja dorzoi ne dore Sali Berishes levizjen studentore,i vari ujkut melcine ne qafe..Ishte Sali Berisha vete,qe furnizonte me te dhena kunder studenteve te dhjetorit,Mero Bazen,Ylli Rakipin,paloqen,,madje edhe gazeten e sindikatave.Fari balliu nuk kishte 55 ne ate kohe,por bente diversjon kunder Hajdarit dhe studenteve mocjonista tek gazeta Rinush Idrizit, Balli i Kombit.I gjithe shtypi i “antikomunisteve me te terbuar te Europes, me Abdi Baleten ne krye u versul kunder Hajdarit dhe studenteve,qe nuk i rrinin gatitu Berishes.

  7. SPAK says:

    SI MAHMUT BAKALLI DHE AZEM HAJDAR MUTI JANE FIGURA TE ERRTA TE HISTORISE.

    NE JANAR 1991 ERDHI QENI SERB MAHMUTMUT BAKALLI NE SHKURT 1991 U RREZUA SIC BENE BOLSHEVIKET NE 1917 PERMENDORJA E ENVER HOXHES ( DUHEJ CMONTOHEJ NGA POPULLI JO TE RREZOHEJ NGA BANDA E UDB)

    POR KETO DY MAHMUTER AZEMI DHE BAKALLI KANE QENE LOJTARE TE VEGJEL..OSE KAPTERRE SHERBIMESH..

    LOJA E GJUETISE SHTRIGAVE LUHEJ SHUME ME LART

    IZET HAXHAI THOTE JA KU ESHTE UJKU JU THONI QIMET E TIJ..

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

    Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.

    Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!

    e para
    Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane

    e dyta
    Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…

    e treta

    Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe

    e katerta

    Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,

    Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

  8. Jak-Boston says:

    Shume dakord SPAK, por por do te shtoja ketu edhe rolin e Frances ku dihet qe edhe ajo punon ne unison me Beogradin edhe sot e kesaj dite.
    Kush e mori Sazanin tani dhe asnje nuk ndihet? Ky eshte shperblimi i Berishes dhe Edi Rames per Francen qe i solli ne pushtet.
    Franca punon nen rrogoz dhe demin e ben shume me te madhe se serbet tek interesat shqipetare.
    Per sa kohe Shqiperia do drejtohet nga kukullat shqipetare te komanduara ne France Shqiperia nuk ka per te ecur perpara.

  9. Artur Duka says:

    Akoma me ate mut Azem Hajdari ? Ky i yni do te mbetet nje popull qen derisa te kete per hero ate halabak e qelbesire.

  10. Labi says:

    Azemi ka qene nje koqe gomari, si shume te tjere qe solli demokracia ne ato koihera.

  11. Pse jam i majte nuk dua te shkruaj ketu qe e kam patur inate Azemin per ato qe bente rrugve te Tiranes ma disa te rinje Universitesh , por se kure Azemi ka qene ne kryerjen e sherbimit ushtarak aty nga fundi i viteve te tetedhjete shekullit te kaluar ( ne nje nga nenrrepartet e zones se Krumes , pikrisht ne piken e hapjes Cahan , ka qene firnitor ushqimesh i atij nenreparti dhe rruges per t’u shitur si ushtar CUB , i hipte mushkes nga bishti , duke u thene njerezve qe e pyesnin pse ashtu – per vigjilence – mushku shikon para e ai mbrapa . Tjetra po ky Azemi per gjithe kohen sa ka qene me sherbim aty me dy – tre rrugacet me me me ze te Krumes per gjithe netet nuk ka lene kotec pulash pa vjedhur dhe me pulat e vjedhura dilinin dhe pinin raki e mish pulash te vjedhura ! Keto mbrapshtina te Azemit i kane ditur te gjithe njerzit ne Krume , por cuditerisht si ka mundesi qe ne zgjedhjet e para ai fitoi shume kapital politik ????_!!!!! duke fituar PDeja ne Krumes .

  12. mustaf says:

    pse more injoranta te padijshem qka keni dit ju per kosoven sa ka qen enveri gjall ju skeni dit asgje as qe ka shqiptar perpos shqiperise dhe as qe e dini se qka ka qen kosova kurse per ket te ndjerin ka qene komunist i denj i mareshalit tito qe ka qen anti serb me prejardhje kroate dhe se me rastine demostratave te viti 1981 kur shqiperia flente djemt vajzat dhe populli i kosoves u qu ne kryengritje m,enjhere pas vdekjes se titos shpijunte enver hoxhes e ppsh me mir te themi marksistet leninistet e lpk qe jan sot pdk e hashim thaqit u zgjuan dhe e zgjuan popullin shqiptar kinse te kerkoj republike kur kosova i kishte te gjitha kompetencat erepublikes ne jugosllavi po pa emer dhe quan ne humner duke pritur ne si shqiptar ndihme nga enver qeni qe as edhe nje fjal goje nuke foli tirana zyrtare po pas 3 javesh kinse po mbroj te drejtat e kosoves ishin vetem qe ti suspendonin autonomin marrjen e mbrotjes dhe policis shqiptare nen kompetenca serbe sepse LPK dhe marksitet shqiptare te jugosllavis e luanin lojen bukur ne bashkpunim me serbin sa qe u arrstuan me mijra studenta dhe profesor per 10 vite dhe mbetem edhe pa ato te drejta kurse mahmut bakalli nje nacionalist me emnin komunist i shperngulte pa dhun serbet nga kosove duke ju then se beogradi ka jet te bukur rroga te mira e ata shkonin si dele nga kosova dhe pas demostratave te 1 dhe 2 prillit te vitit 1981 u shuan me gjak kur ne at kohe zavends i bakallit ishte dushko ristiq dhe kur shkojne bashk ne morgun eprishtines e shohin sa djemt studenta shqiptar jan vra dhe mahmut bakalli fillon te qaj dhe ristiqi qesh dhe i thot qke mahmut a shum po te duken se jan vrar dhe ky e kap e rreh dhe ja then dhembet dhe largohet njeher e pergjithmon nga politika proserbe qe benta azem vllasi ali shukriu e sinan hasani qe ishte edh e president i jugosllavis ne at kohe qe me rrotacion i takonte presidenti kosoves si njesi e barabart ne federaten jugosllave qe ishte dhe se me nje fjal i thot enver hoxhes sinan hasani qka po derdh lot krokodoli per kosovaret une kamqen pjesmarres i ketyre demostratav si femij 15 vjeqar dhe ne te gjithate pas tyre qe pasuan nje her mahmut bakalli e perzen akademikun tradhtar te drenices halit terrnavcin duke e quar si nenpuns ne beograd se ai gjithmon e donte vllazrim bashkimin meserb

    1. u dhime tu qesh says:

      Ik o cope mishi,se ti edhe sot 15 vjec paske ngel! Ky “shpjegimi” yt eshte gallata me e madhe qe mund te fantazoje mendja e nje 15 vjecari ?

  13. Deli says:

    Per Drenicakun dhe “antikomunistat” kosovare…
    Gjate kohes se Fadilit me “rrenegate” mesuesit dhe nepunesit e thjesht benin pushime vjetore ne Greqi, udhetonin tere boten pa viza me pasaporte te kuqe yugo.Kishin me shume qeverisje teritoriale mbi Kosoven se sa sot(27%)te kontrolluar nga Serbia.Per mireqenje sociale ajo dihet, Gjakova si qytet tipik kishte mese 10 fabrika me mija puntore.
    “Tradhetari’ Fadil Hoxha qe edhe nji vite ishte edhe Kryetari i tere Yugosllavise kishte nje shtepi dy kateshe te thjesht, veture zyrtare jo te veten.Po ” komandantat ” e sotshem te Kosoves?!!!Pasuria e tyre perrallore vetem mund te supozohet.
    Drenice…cili eshte heroi i vertete? Shaban Polluzha, njihere komandant partizan me Fadilin pastaj kundra ti.Fadil Hoxha, komunist yugosllav/shqipetar qe i quajti demonstruesit e 81 plehra dhe …bira e minit treqind qese, qe kurr publikisht deri ne vdekje nuk u deklarue kunder Serbise.Ate e nderoi UCKja. Bakallin e ofroi si keshilltare, per Qosjen dihet.
    Publikisht UCKja dhe komandantet kurr nuk e denoncuen krimin dhe kriminelin
    E.Hoxha.Disa prej tyre si Krasniqi akoma mburren me te dhe mbajne fotot e Enverit ne shtepite e tyre….
    Kosovaret dhe te gjithe shqipetaret duhet te definojne njihere perghithemone kush eshte hero dhe sherbetori i kombit dhe kush eshte rrenegat e tradhetare

    1. I riu komunist says:

      Enveri dhe Fadili,pavaresisht relativiteteve,ne thelb jane sherbetoret e kombit,s’ka ndonje dyshim per kete ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje