QKR apel bizneseve: Informaliteti mund t’ju kushtojë më shumë sesa futja e biznesit në binarët e ligjit

21 Gusht 2015, 13:25Ekonomia TEMA

 

Apeli ynë është regjistrohuni, formalizohuni, pajisuni me kasat fiskale dhe mos shisni pa kuponin fiskal. Operacioni i gjerë kundër informalitetit mund t’ju kushtojë shumë më tepër në terma financiarë dhe ligjorë, atyre që mendojnë se fitojnë më shumë duke qëndruar jashtë binarëve të ligjit. 

Kështu u shpreh Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit  Vasilika Vjero. Ajo tha se bizneset mund të formalizohen duke u regjistruar drejtpërdrejt në QKR ku po punohet me orare të zgjatura ose duke u regjistruar elektronikisht përmes portalit qeveritar e-albania.

“Ndërkohë, dëshiroj po ashtu të ndaj një informacion të përmbledhur për publikun, me vetëdijen e plotë se formalizimi i biznesit përmes regjistrimit dhe dorëzimit të kuponit fiskal tek çdo blerës për çdo mall, do të thotë më shumë të ardhura për investime publike; mundësi reale për rritje rrogash; mundësi e re për ulje taksash. 

Në total sot QKR ka të regjistruara 169.528 biznese aktive (biznese që kanë aktivitet të përhershëm);

Gjatë 2014 janë regjistruar 16,731 biznese të reja ose 40% më shumë se viti 2013. Në këto regjistrime 85% e përbëjnë sipërmarrje të vogla që kanë sjellë më shumë vetëpunësim dhe punësim real.  Po ashtu, viti 2014 ka shënuar edhe një rritje me 29 % të prezencës së kompanive të huaja krahasuar me vitin 2013.

Për periudhën Janar – 20 Gusht 2015 janë regjistruar 12,897 biznese të reja, çka e çon në rreth 30 mijë numrin e bizneseve të regjistruara në raport me 2013. Por risia shumë inkurajuese e këtij viti është se, vetëm gjatë periudhës Korrik – Gusht 2015 ka pasur dhe po vijon një numër i lartë regjistrimesh: 3,982 ose 2 hëre më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014.

Kjo do të thotë se, përveç bizneseve të reja, kemi të bëjmë edhe me shenjat e para të daljes nga zona gri e informalitetit të bizneseve që nuk janë regjistruar prej më shumë se sa një viti e me tej”, theksoi Vjero.

 

 

10 komente në “QKR apel bizneseve: Informaliteti mund t’ju kushtojë më shumë sesa futja e biznesit në binarët e ligjit”

  1. Mandi says:

    Prandaj ven punet corap se paskemi kete vasiliken ne krye

  2. Rebeli says:

    Perseri zhurme, per “celsat e kashtes” !

    Biznesi i madhe,megjithse i rregjistruar,nuk paguan TVSH-ne !

    OSHEE vazhdon kontrollet dhe mire ben,por TVSH,nuk e derdh ne shtet !
    Me letra “bakalli”,ben sikur pret fatura,per te treguar se eshte ne “rregull”.

    Z.Kryeminister,do arestohen personat qe nuk do paguajne energjine,sepse kuponin tatimor,nuk e japin sportelet e OSHEE-s ?

    Keni deklaruar,te mos paguajne,ata qe nuk marrin kuponin tatimor,se bashku me TVSH-ne.

    1. x says:

      shoku nje sqarim, ty dhe mua oshee (si subjekt shteteror) faturen ta ka leshuar me tvsh dhe ti paguan cmimin me tvsh dhe ti merr vetem mandatin e pageses. Ndersa ndryshe ndodh me bizneset, ai te jep ty kuponin tatimor qe perfaqeson formatin e fatures se miratuar nga shteti qe perfshin dhe tvsh brenda dhe ti paguan cmimin. Nese nuk te jep kuponin tatimor (ose faturen tatimore ne rast mungese) dmth qe ai cmimin ta jep po me tvsh por ne kete rast te vjedh ty dhe mua pasi tvsh e fut ne xhep.

      Keshtu ndodh me te gjitha dyqanet neper lagje qe nje pjese e mire hidhen perpjete qe po na falimenton shteti se dhe ai dyqan i vogel “qe bejne si qyrrravece” ai te vjedh vence pasi cmimet ti ndryshon si ti doje qejfi, taksa nuk paguan dhe cmimet ti mban shtrenjte njelloj sikur do blije ne supermarket si carrfurr apo conad etj per te mos diskutuar kushtet ku i mbajne ushqimet….

  3. Tema says:

    Mos dredhoni në jetë

  4. ILIRIA says:

    Cdo gje ne lidhje me evazionin dhe iformalitetin zgjidhet vetem duke rregulluar ligjin qe asnje BISNES I MADH apo VIPA me TVSH te mos shesin me pakic dmth tek klienta te pa rregjistruar dhe pa NIPT ose INUV nga QKR dhe tatimet. Faleminderit

  5. ananananananannannanana says:

    Si e kishte nxjerre gjoksin kjo bisha. S’pyet kush per kod veshje ne administrate.

  6. shqip says:

    NA MYTEN VASILIKAT…..SKEMI ASNJE AJSHE NE ADMINISTRATE

  7. Eni says:

    Mire po sa duhet per tu cregjistruar???!!

  8. agim says:

    Per kete ka te Drejte. Te gjithe duhet te paguaj detyrimet.
    Po qene ca te mamit dhe ca te njerkes eshte nje tmerr.
    Por problemi qendron kur zbulojne drejtora me shkelje abuzime me fondet e shtetit mesusit nuk shkojne fare ne shkolle dhe paguen nga drejtorat dhe ku neper gjimnazet tiran , jetojne ne luks dhe asnjeri nuk i thote gje.
    Si ka mundesi nje drejtr shkolle te blej disa shtepi ?

  9. Bir selmani i nene ke te qaj me pare says:

    Po ca kasash thoni mor ju rafte kasa kokes ishalla. O KM e di sa ben kasa apo se di? 350euro pa fillu pastaj mirembajtje pastaj letra qe mbarohet per 2 dite. E merr vesh ti qe ky eshte biznesi i atyre qe shesin kasa . Kete e di ti se po behesh gati te japesh licenca kasash. Ky eshte qellimi ? Kasat ??? Po ca dyhen kasat mor ju rafte damlla. Beja fix tatimin , rritja nga pak cdo 3 vjet dhe ja ku kurseve letra pyllin perpjekjet fjalimet korrupsionin evazionin dhe rrite te ardhurat. Ke ke keshilltar taksash mor aman, na thuj emrin. Mor ta dime . Futuni lexoni qyteterimin ku doni te shkoni si i ka zgjidh keto pune se jane 3000 vjet para jush. E di ca ju i bini legenit me te vegjlit se bizneset e medha i keni vete. Gjysmat e taksave te vip jua vjedh moza kalia . Ku i con? Hajt se e gjeni vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje