Mbytet një 56-vjeçar në Gjirin e Lalzit, Emergjencat Civile shpëtojnë 5 të tjerë

22 Gusht 2015, 15:22Kronika TEMA

Emergjencat Civile kanë mundur të shpëtojnë në det pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Lalzit. Të pestë personat ishin duke u larë në det, kur për momentin i rrëmbeu dallga.

Ata janë identifikuar si Majlinda Hidri, 36 vjeçe, O. Hidri, 10 vjeç, O. Hidri, 10 vjeç, K. Hidri 16 vjeç, Alisa Muça, 21 vjeç.

Aktualisht ata ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, mesditën e së shtunës një person ka humbur jetën, teksa po lahej në det, në Gjirin e Lalzit.

Sipas raportimeve të para, viktima është shtetasi P.F., 56 vjeç, me banim në Rrëshen.

Në vendngjarje menjëherë shkuan policia dhe grupi hetimor, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

4 komente në “Mbytet një 56-vjeçar në Gjirin e Lalzit, Emergjencat Civile shpëtojnë 5 të tjerë”

  1. Ajaxs says:

    Ju lutem shume vetem I. Meta mos ti ndodhi gje , se ka miljarda leke te vjedhura dhe nuk dim ku i ka fshehur.

  2. Tema says:

    Atak kardiak (në ktë mosh ësht frekent)

  3. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Duhet te jene korente, rryma detare, mendoj une. Jo dallge

  4. Angela says:

    ajaxs mos ki frig se e ka mesuar notin mir e din te notoj edhe me lek po mjere populli si nuk din te notoj e nuk ka as leke ne xhepa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje