Tifozët e klub futboll Tirana kërkojnë nga Bashkia e Tiranës lirimin e hapësirave publike përreth stadiumit “Selman Stermasi”. Në kushtet kur stadiumi ndodhet në fazën finale të punimeve për rikonstruksionin e tij, tifozeria e klubit kanë protestuar duke kërkuar që aktivitet jo sportive të largohen nga ajo pjesë e stadiumit që janë vendosur.
Mbështetësit bardheblu kanë ngritur shqetësimin se të gjitha hapësirat e zëna nuk kanë lidhje me anën sportive, por me pengimin e mbarëvajtjes së punimeve për rikonstruksionin e fasadës së këtij stadiumi.
Grupi i tifozëve sjellin në vëmendje se në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”” ka restorant dhe agjenci udhëtimi, të cilat nuk lejojnë ndërhyrjen në pjesën ballore të stadiumit. Gjithashtu ata shprehin shqetësimin se në hyrjen kryesore të tribunës qendrore të stadiumit janë të vendosura disa bombola gazi, të cilat i takojnë restorantit që është në pjesën e parme të stadiumit dhe që pengojnë hyrjen e tifozëve për në këtë impiant.
Për këto arsye, tifozët e klub futboll Tirana kërkojnë që këto aktivitete jo sportive të largohen nga ajo pjesë e stadiumit që janë vendosur.
Tiifozeria e klubit të Tiranës do të nënshkruajë një peticion drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes të cilës do t’i kërkohet që stadiumi si një prone publike dhe që i përket të gjithë qytetit duhet të zhvillojë aktivitetin e tij në mënyre funksionale dhe ashtu siç e meriton sipas të gjitha kritereve sportive.
Mesohet se nje prej lokaleve qe ka okupuar ambientet e stadiumit eshte edhe “Pulebardha” në pronesi të bashkeshortes se Fatos Nanos, Xhoanes.
Gjate ditës së djeshme ka pasur një takim midis përfaqësuesve të tifozëve bardheblu me Presidentin e KF Tirana dhe drejtues të tjerë të kubit për të diskutuar mbi këtë çështje.
Stadiumi pritet të jetë gati në takimin e javës së tretë të Superligës, ku do të luhet ndeshja midis Tiranës dhe Bylisit.
Qënka dhe Muka dashnori i Halilit mes tifozave.
Interesant eshte fakti dhe i automjeteve te parkuara aty, ku me shume se gjysma jane pa targa dhe me tabelen shitet. Policia sikur do i ndalonte keto lloj automjetesh?!?!?!
Eshte e vetmja pjese e njesise 5 qe kryetari i ri nuk e permend fare dhe cuditerisht asnje media.
Po mesa duket drejtesia eshte vetem per popullin e thjeshte e per ata te shkretet qe skane ku te urinojne, se po ishe politikan, mafioz 007-sh nuk pjerdh as per ligj e as per bashki.
Po policia tha qe do i ndalonte dhe shkeli ligjin duke bere kere gje. Interesant eshte fakti qe eshte stadiumi dinamo dhe jo tirana…
I ka hequr. Shko shikoje mire!
Ne foton qe ka nxjerre tema duken automjetet pa targa. Ato te tjerat qe ishin tek parkimi para stadiumit sigurisht qe i ka hequr.
Nano kërkon punë vetëm në vëndin tonë
Ti qe pergojon Devi Muken je nje gore . Ai ka qene futbollist me seder dhe i tille eshte edhe si menaxher .Treshja Halili , Muka , Muca do ta cojne ekipin e Tiranes atje ku e meriton .
po nano mbrohet direct nga rama se i ndajne fitimet pergjysem ;; prandaj bashkia i mbylle syte ;;;;; qeverie bananesh ;;;;