Bashkia e Tiranës ka shprehur sot mirënjohjen e saj për të gjithë individët dhe bizneset që iu përgjigjën thirrjes për të adoptuar një çerdhe.
Në një ceremoni të posaçme të organizuar sot pasdite, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka shprehur kënaqësinë që brenda një kohe kaq të shkurtër, falë kontributit të vullnetarëve u bë e mundur që 31 çerdhe në Tiranë të jenë gati për të pritur vogëlushët.
“Përpara se të vinte kjo ditë shumë prej nesh e mendonin si një mision totalisht të pamundur, që ne do të kishim prej një periudhe prej 10 ditësh pothuajse të përfunduar të 31 çerdhet e bashkisë së Tiranë”, tha Veliaj në fjalën e tij. Gjithashtu Veliaj ka theksuar se suksesi i arritur rregullimin e çerdheve, ishte një përgjigje për të gjithë ata skeptik të cilët kundërshtuan nismën e Bashkisë për të kërkuar ndihmën e biznesit për të adoptuar çerdhet që gjendeshin në gjendje të pabanueshme.
“Ne preferuam që të mos ishim pjesë e atyre anëtarëve të politikës që për çdo justifikohen. Ndërkohë që nuk është kështu, historia jonë është e mbushur me raste frymëzimi”, – u shpreh Veliaj në fjalën e vet. Në fund ai ka shpërndarë edhe medaljet e mirënjohjes për ata që u bënë pjesë e këtij procesi dhe që kontribuon në restaurimin e çerdheve duke i shndërruar ato në godina që ofrojnë gjithë kushtet ne nevojshme për fëmijët e vegjël.
Mos genje o Erion
Sot rregjistrova cunin ne kopesht dhe me thane 50 femije
jane ne grup.
Nuk kom vene pseudonim por emrin tim