Aksioni ndaj informalitetit, Ahmetaj në terren: Në fokus të parë, paligjshmëria në bizneset e mëdha

3 Shtator 2015, 15:31Ekonomia TEMA

Ministri Ahmetaj ka inspektuar në terren aksionin kundër informalitetit ku shprehet se te dhenat e para jane shpresëdhënëse dhe se kërkesa e faturës tatimore eshte thelbi i luftës kundër paligjshmërisë.

Të dhënat janë që ditët e para shumë shpresë-dhënëse por një të dhënë mund ta jap drejtpërsëdrejti për të treguar se sa seriozisht e kanë marrë sipërmarrja, qytetarët dhe administrata operacionin kundër informalitetit. Sipas të dhënave operative të kompanive të kasave fiskale, nëse deri më para një jave shisnin gati 200 kasa në muaj, sot ka raste që shesin dhe 300 kasa në ditë. Pra, dimensionet janë jashtëzakonisht shumë shpresëdhënëse.

Por, ajo që dua të theksoj sërish për qytetarët është që marrja e kuponit tatimor dhe kërkesa e faturës tatimore, është thelbi i luftës kundër informalitetit dhe është thelbi i luftës kundër pabarazisë. Të mos kërkosh faturën është të financosh varfërinë. Të mos kërkosh faturën është të financosh pabarazinë dhe të mos kërkosh këtë faturë është të financosh kundër një qytetërimi të ri, atë qytetërim që ne jemi duke aspiruar, pra Bashkimin Europian. Lufta kundër informalitetit është një luftë e gjatë, e vështirë por ne jemi të bindur që ka filluar të ketë sukseset e para që ditët e para të veta.

Informaliteti është gangrenë në ekonominë shqiptare. Informaliteti është në qendër të varfërisë, është shkaku kryesor i varfërisë, është shkaku kryesor madje dhe i  krimit dhe është shkak kryesor I pabarazisë. Lufta kundër informalitetit sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, sjell më shumë shërbime për qytetarët, më shumë rrugë për qytetarët, më shumë paga të rritura për sektorin privat apo sektorin publik dhe më shumë investime publike, më shumë rritje pensionesh. Pra, kjo është një betejë në mbështetje të konsumatorit.

Në thelb, kjo është një betejë e cila, e filluar nga qeveria, ka synim të mbështesë konsumatorin dhe qytetarin. Ne jemi në mbrojtje të qytetarit të thjesht. Ne jemi në mbrojtje të këtyre qytetarëve këtu të cilët konsumojnë në nevoja të përditshme dhe janë në themel të transparencës fiskale.

Ndërsa për kontrollin ndaj bizneseve të mëdha Ahmetaj thotë se eshte fokusuar tek shitja me shumice, nafta etj.

Sektorët e shitjes me shumicë, sektori i naftës, mineralet, sektorët e mallrave të vlerës, hoteleria, shërbimet, janë rreth 9 sektorë të cilët do të skanohen me kujdes në detaje, një nga një.

600 grupet në terren kanë filluar të dalin, të konkretizuar në grupe dyshe në të gjithë territorin e vendit, ka sqaruar ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj shprehu edhe një herë vendosmërinë e qeverisë për t’i shkuar deri në fund luftës kundër informalitetit në të gjithë zinxhirin tregtar.

Në mënyrë që në fund të 300 ditëve të kemi nivel më të lartë deklarimi të xhiros dhe transparencës së bizneseve të mëdha, që do të detyrojnë të gjithë zinxhirin, deri tek shitësit me pakicë, që të përdorin këtë faturë që është institucion”, theksoi Ahmetaj.

20 komente në “Aksioni ndaj informalitetit, Ahmetaj në terren: Në fokus të parë, paligjshmëria në bizneset e mëdha”

  1. Njësh says:

    Po ky mallisti ça do në terren? Ska detyra të tjera ky?

    1. UG says:

      bizneset informale jane njelloj si ato qe vidhnin energjine elektrike ndaj shtetit. shkurt hajduta duke i hequr shqiptareve shume investime dhe shume vende te reja punes e vetem e vetem se duan te fshehin leket poshte jastikut. kjo gje duhet te marre fund edhe jam shume dakort me qeverine per kte nisme qe po ndermerr!

      1. Florenci says:

        ” Lufta” ndaj informalitetit te jete e pakompromis. Te gjithe ato biznese qe nuk ushtrojne aktivitetin e tyre konform rregullave sic e parashikon ligji duhet te ndeshkohen. Ky aksion mbeshtetet nga te gjithe ne.

        1. neritan says:

          Ligji mbi gjithcka. Formalizimi i te gjithe llojeve te bizneseve eshte me te vertete nje nisme qe duhej marre me kohe. Per fat te keq ne 23 vite keqqeverisje informaliteti ne kete sektor ka ardhur duke u zgjeruar. Shmangies se taksave te mos i shpetoje askush.

          1. merita says:

            Zhdukja e informaliteti do ndikoj shume ne ekonomine e vendit sepse duke formalizuar tregun do sjell me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit duke hapur me shume vende pune edhe duke sjell me shume investime rruge spitale qe shqiptareve i duhen shume !

          2. abdurrahman says:

            Me ne fund ne kete vend gjerat po funksionojne ashtu sikurse duhej te kishin funksionuar prej vitesh. Po behet nje pune e mire sa i perket kontrollit e verifikimit te ligjshmerise se bizneseve ne te gjithe vendin. Jemi te sigurt se kjo do shkaktoje impakt pozitiv ne ekonomi si pasoje e mbledhjes se taksave.

          3. gledis says:

            te mendojme se cfare zhvillimi kane vendet e tjera dhe ku jemi ne, ne kto vite , kuptojme me se miri se ci beri keqqeverisja e PD ktij vendi, dhe kjo eshte per te ardhur keq. Ama fakti qe qeveria e tanishme po tregon vullnetin e duhur per te luftuar informalitetin dhe per te ndertuar nje shtet ligjor ,krijon tek ne nje besim per te ardhmen e vendit tone. eshte pikerisht kjo qe duam,ne si rinia e ketij vendi.

        2. mira says:

          Shqiptaret duhet ta kkuptojne qe shteti mbahet nga taksat nga detyrimet qe ne paguajm edhe nga ato qe bizneset paguajne. prandaj nqse ne spaguajm as drita as uje edhe bizneset vazhdojne ne kte forme duke u fshehur perfundimi. te gjithe nje dite do vdesim per buke shteti do falimentoj edhe do perfundonin ne te njejten pike si greqia sot. prandaj kjo eshte njer forme qe do dhemb pak po do jete per te miren edhe te ardhmen e ekonomise se vendit edhe te qytetarve!

          1. lagunari says:

            Rrumpalles 23 vjecare duhet ti jepet fund njehere e pergjithmone. Te vazhdoje ne menyre te pa nderprere aksioni ndaj informalitetit te bizneseve. Vetem nepermjet zbatimit te ligjit mund te ecim perpara.

          2. Pandelejmon says:

            Ja pra qe edhe ne kete vend mund te mblidhen taksat qe i takojne shtetit. Kjo deshmon se gjithe keto vite ka munguar vullneti i qeverive per te mbledhur taksat, gje qe ka shkaktuar edhe kete gjendje katrahure. Eshte shteti ne kete rast qe duhet te krijoje kushtet e nje konkurence te ndershme.

          3. Pandelejmon says:

            Ja pra qe edhe ne kete vend mund te mblidhen taksat qe i takojne shtetit. Kjo deshmon se gjithe keto vite ka munguar vullneti i qeverive per te mbledhur taksat, gje qe ka shkaktuar edhe kete gjendje katrahure. Eshte shteti ne kete rast qe duhet te krijoje kushtet e nje konkurence te ndershme.

          4. korcari says:

            O idjote mira,kush te ka vene te shkruash keto brockulla?greqia nuk po vdes per buke,o idjote mira.Informatat nuk ja u ka dhene sic duhet ministri.Greqia po ta theksoj edhe nje here nuk po vdes per buke,por kishte ca ministra si ky tendi qe benin palle,edhe ju dukeshe vetja si te zgjuar,si puna e ketij gjirokastritit.Ti nuk di te vesh pikat edhe presjet,edhe vjen na ben moral ketu!Prandaj moj mira[ke edhe emer te bukur]shiko te maresh rrogen sot,pa flasim neser prape,e tu befsha…………

      2. maria says:

        Shqiptaret kane nje nivel te larte mosinformimi persa i perket sherbimeve te atyre duhet tu ofrohen apo te mirave qe duhet te marrin per ato cka paguajne. Prej kesaj arsye, shto ketu edhe faktin qe ne jemi mesuar per kaq shume vite te punojme ne informalitet, eshte e veshtire qe disa te kuptojne rendesine e ketij aksioni, ama te gjithe duhet te dine qe keto lek qe dikur i merrnin bizneset tani do shkojne drejt e ne buxhetin e shtetit qe me vone do perkthehet ne investime per ne,ne nje jete me te mire

    2. lola says:

      qe shteti jone eshte ne nje rruge te veshtire kte e dime por ama tashme jemi te sigurt qe jemi ne rrugen e duhur. Shqiperia tani eshte shembull jo vetem qe per vendet e ballkanit por edhe te rajonit me gjere. nje vend qe u la ne meshire te fatit, u vodh e u perdor per interesat e qeverise se athershme e tani po tregon se me vullnetin e duhur mund te kemi dhe ne nje zhvillim te ngjashem me vendet me te deshiruara nga te gjithe

  2. Tili says:

    Ky është ministri më kot në historin e shtetit shqipëtar nuk e di në se historia e re do sjell në dritë një të ngjashëm për nga kotësia.

  3. Klajdi says:

    Qe kemi pas gjith kte informalitet ne biznes eshte per faj te qeveire qe kemi pas me vite me pare qe nuk kan pas per qellim rritjen e ekonomise se vendit por lenine e asaj ne meshire te fatit. ku duke mos u marre fare me rritjen e ekonomise po duke gjetur menyra se si te vjedhin. kjo gje po merr fund sepse kjo do e conte shqiperine drejt falimentit sepse nuk mund te mbahej arka e shtetit vetem nga disa biznese te medha qe paguajn detyrimet por duhet mbajtur nga te gjitha qe operojne si te medha edhe te vogla!

  4. Tema says:

    Shkeljet bëhen fshehurazi nga padituria

  5. mirel says:

    po kompania qe ka ky, sa informalitet ka
    po Bankers Petroleum
    po Kurum.,
    po Kesh, po pasaportat,,,
    Po mielli I helmua …po te tjera e te tjera
    Kombinim me I keq I mundshem I dy profesioneve:
    Piktor dhe perkthyes=shtet
    A mund te kete lufte kunder informalitetit kur nuk ka shtet ligjor?
    cfare fiaskoje

  6. korcari says:

    Edhe lufta ndaj informalitetit nis me keta analfabetet,qe ka futur ministri te komentojne,ne gazeten tema.Nuk i ka mesuar ministri?qe kur nis fjaline e nis me shkronje te madhe!Sa qesharake qe beheni………

    1. mirel says:

      Nuk jane qesharake, jane teresisht imorale, si ministry qe perfaqesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje