Partia Demokratike ka dalë kundër rritjes së masës së gjobave për të gjithë ata që ndotin dhe dëmtojnë pronën publike.
Grupi i Këshilltarëve demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, janë shprehur kundër futjes në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të pikës që parashikon rritjen e masave ndëshkimore për ndotësit dhe dëmtuesit e hapësirave publike.
Në ndërhyrjen e tij të parë në këtë mbledhje, Kryetari i Bashkisë është shprehur i keq ardhur që një forcë politike shprehet kundër masave që kërkojnë të rrisin pastërtinë në qytet. “Duam të sjellim pastërtinë në Tiranë dhe as që e kisha menduar që në vitin 2015 të kishte forca politike që janë kundër pastrimit të qytetit”, – tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Gjithashtu ai u shpreh se rritja e masave ndëshkimore për ata që shkelin ligjin janë të nevojshme për sa kohë qyteti gjendet në një gjendje të keqe sa i përket pastërtisë. “Ne sot kemi një qytet më të pastër por shumë larg asaj që duhet të jetë. Ndaj falenderoj Këshillin që ne të fusim në rendin e ditës pikën që kërkon rritjen e masës së gjobave”, – u shpreh Veliaj.
Pavarësisht kundërshtimit të këshilltarëve demokrat, Këshilli Bashkiak ka përfshirë me shumicë votash, ndryshimin e masave të gjobave në rendin e ditës së mbledhjes së sotme.
PD parti e llumit,mutit dhe shurres.
pd -ja e ka shurr ngahere tiranen qysh se kane zbrit maloket e vuçidolit ne tirane dhe shqupaxhite e krimit
Më shum ndosin bashkin ata që vënë gjoba se atyre që ju vihet
Perse duhet te kete frike dikush,qofte dhe PD-ja,nga madhesia e shifres te gjobes?Une,jam nje qytetar,i cili nuk hedh mbeturina atje ku nuk duhet,as ne shtepi dhe askund tjeter,qe eshte ambjent publik.Prandaj,mua nuk me shqeteson masa e gjobes,mua me shqeteson papastertia,e cila me veshtireson jetesen normale.Kush nuk e do pastertine,duhet te vuaje ai pasojat qofte edhe gjoben dhe jo une qe kerkoj sa me shume higjene e pasterti kudo e ne cdo gje.
Keto arsyetime,nuk vlejne per nje parti si PD-ja,sepse ajo ka zhbere shtetin dhe nuk i intereson fare pastertia e ketij shteti,perndryshe cdo mase ne forcimin e shtetit dhe ligjes nuk i ka pelqyer dhe nuk do i pelqeje edhe ne te ardhmen kesaj partie…