Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shprehet se Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike dhe ka një ekonomikë e cila nuk është e varur nga importet.
Gjatë intervistës “5 Pyetje nga Babaramo”, Ahmetaj thotë se të majtët e morën drejtimin e vendin me një nivel të lartë borxhi, që ishte akoma edhe më i lartë nga borxhi i padeklaruar.
Pavarësisht kësaj, gjatë vitit 2014 ekonomia shënoi një rritje prej 2.1%, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti ishte në nivelin 2.82%. Ahmetaj nënvizon se në bazë të borderosë kemi një rritje të numrit të të punësuarve me 106 121 vende të reja.
Ministri u shpreh se, në 3 mujorin e parë të këtij viti u shënuan rekord në tërheqjen e investimeve të huaja me 268 milionë euro investime të huaja.
Ahmetaj paralajmëroi se brenda dy javëve qeveria do të deklaroi zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me koncesionarin e aeroportit të “Rinasit” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare.
“Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare.
Dhe menjëherë pas kësja mund të fillojmë me Kukësin dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë m procedurat e aeroportin e Vlorës apo Sarandës.
Do të bëjmë një konferencë shtypi dhe them me kënaqësi që ka kërkesa për aeroportin e jugut.
Janë të paktën katër kompani të ndryshme që kanë shprehur interes për aeroport qoftë në Sarandë dhe qoftë në Vlorë”, tha Ahmetaj.
Gjatë intervistës së tij Ahmetaj theksoi se kreditë e këqija mbetën një krizë për ekonominë shqiptare pasi krijojnë një pasiguri në sistemin bankarë.
Me hajer, ishallah!
O Kaon(eshte fisi i labeve te vjeter) po kush eshte Hajriu dhe ish Halla!!! a din zotrote se gjuha jone eshte mema e gjuveve indoeuropiane … shkruaj ne dialektin Labe 100here ma mire se sa kete dialektin osmanillishte-
Do i sherbej shume qytetarve shqiptare. sepse nuk do kete me cmime biletash me qindra euro qe ne krahasim me shtetet e tjera jane shume fish me te vogla. prandaj heqja e te drejten e flutirmeve aeroportit te rinasit do jete si nje fitore per gjithe qe udhtojne edhe do shtojne edhe shume qytetare qe do kem mundesine te udhtojne me ane te avionave!
Nje bilet avioni nga Tirana ne Berlin shkon diku te 400 $ qe me pak fjale ndikonte shume ne xhepin e cdo qytetari. Edhe kjo vjen vetem sepse ne shqiper per vite me rradhe ka qene vetem nje aeroport funksional dhe per vite me rradhe ka qen monopol ne kte sektor. Prandaj heqja e monopolit do ti sherbente shume gjithe atyre qytetarve shqiptare qe perdorin avionin si mjet udhtimin!
krijimi nje aeroprti ne sarand ose ne vlore do ndikonte shume ne rritjen e turizmit ne vendin tone. sepse duke marre parasysh rrugen qe qytetaret e huaj ndermarrin sa here qe vin ne shqiperi shume prej atyre stepen per te vizituar bukurite e vendit edhe per kte faj ne humbim shume turista. Kshu qe puna per nderitimin e nje aeroporti ne jug te vendit tone duhet te nis sa me shpejt!
Aeroporit kuksit do sherbente shume edhe per qytetaret e kosoves, sepse gjat muajt e dimirit shume avion e kane shume te veshtire uljen ne aeroportin e prishtines, edhe kuksi eshte nje zgjidhje per to qe e perkthyer ndryshe me shume te ardhura per vendin edhe ekonomin tone dhe puna e hapjes se saj duhet te nis sa me shpejt!
Andi! jame dakord me ty.Aeroporti i vlores dhe i Sarandes do jet shume,shume me leverdi te madhe.Nqs nje pasagjere nga Fieri,vjene ne rinas ne oren 24.oo i duhet te pagoi taksin njeqindmije leke te vjetera,dhe te arrij ne shtepi ne oren dy ose tre te mengjesit.Pra do jete gje shume e madhe nqs qeveria e jone do beje kete mbrekulli,te hapjes se aeroporteve te tjere ne vendin ton,veri-juge.
Heqja ekskluzivitetit aeroportit te Rinasit i hap rrugen venies ne funksion te aeroportit te Kukesit po ashtu edhe jep mundesine e ndertimit te ndonje aeroporti tjeter ne Jug. Liberalizimi i ketij lloj tregu eshte i domosdoshem.
Me ne fund. Nga ky hap shkaktohen nje sere perfitimesh. Se pari ulet cmimi i biletave pasi do vihen ne perdorim aeroporte te tjera ne vend.Se dyti per pasoje rritet numri i fluturimeve.Se treti fare mire tanime mund te konkurojme me vendet e rajonit per cmimin e biletave.
urojme qe kjo te sjelle ulje cmimesh
http://bit.do/a-do-ulen-cmimet-e-biletave-te-avioneve
Urime Minister Haxhinasto, me ne fund po filloni te liroheni nga zinxhiret e eskluziviteteve qe korrupsioni i pushtetareve dhe injoranca kane lidhur e penguar ekonomine dhe zhvillimin e vendit. Vetem KONKURENCA e lire, e mbrojtur dhe e garantuar nga shteti mund te zhvilloje vendin dhe te siguroje demokracine e vertete.
Peshku ne det e tigani ne zjarr! Pirdh te shfryhesh o Ahhhmet!
Ka per te qene nje “fitore” si e Pirros.
Zi per shqiptaret, flori per qeveritaret…
Pordhë me rigon, si gjithmonë…!
Sa do ti kushtoje shqiptareve heqja ebeskluzivitetit. Ministri nuk jep detaje mbi marreveshjen. Sa eshte shperblimi qe i eshte premtuar shoqerise konvesionare per te lene eskluzivitetin e dhene?
Sa po nxiton ta thuash more Arben ,se ke frike se mos e thote i pari Haxhinasto,qe i takon ta thote.Çmime skandalose.Edhe nja dy vjet minimumi,skemi shprese per tarifa te tjera.Jam me shprehjen e Andreas.
me siguri dhe tek aeroporti i vlores apo sarandes kur t behet aksioner kryesor do jene keta qe kane te rinasit aktualisht, pra thjesht do kemi 2-3 aeoporte me te njejtin pronar me cmime te njejta, thjesht afersia gjeografike per t shkuar atje do ndryshoje – psh dikush nga kuksi sdo jete e nevojshme te vije deri ne tirane per te udhetuar por do niset direkt nga kukesi. kaq ?
Kukesi nenkupton Tropojen Prizrenin Gjakoven e me teper !-Pastaj, eshte gati ,nuk duhet shume per ta vene ne funksion .Keshtu do te ndikoje edhe ne uljen e menjehershme te çmimeve jo vetem te avjoneve por edhe TRAGETEVE .
Thoni te jete e vertete ????? Koncesionari do ti heqe fitimet vetes dhe ta mbylli fitimin 5 vjet para kohe ? Te jete kaq i mire thua dhe te na e beje kete te mire se e do fort Shqiperine ?.
Shajeni sa te doni Maqedonine E Malin e Zi po jane vite drite para nesh per reformat. Kontrolloni pak biletat, Milano-Shkup 25 euro vajtje-ardhje kurse per ne Shqiperi duhet te paguaash 150 euro minimumi. Per keto te beje artikull Mero Baze e jo te merret akoma me supermbesen.
Shume komente te bukura,Po asnje nuk thote qe ata hajvane-te korruptuar qe bene kete katraure te pergjigjen para drejtesise per demin qe i kane bere popullit ….besoj qe e kane vendin ne burg dhe sekuestrim te pasurise.
Po kush e kishte bllokuar kete pune, mor aman per 20 vjet? Si ore, ikte sarandioti nga Rinasi ne Sarande apo Vlore qe vinte qe nga Amerika! Hajde dreq qe na bive ne dere! Amani, beni çmos, se e kemi prere rrugen vetem se Tirana eshte larg per ne jug.