Besnik Baraj: Të shpëtojmë lumenjtë që ende nuk i kemi shkatërruar me hidrocentrale. Gazi, burim alternativ energjie

23 Shtator 2015, 19:02Ekonomia TEMA

Deputeti socialist Besnik Baraj i ka kërkuar sot parlamentit shqiptar të shpëtohen lumenjtë, ende të pashkatërruar nga hidrocentralet, duke zbatuar kështu jo vetëm një rezolutë të Bashkimit Evropian për lumin Vjosë, por dhe një mundësi për të diversifikuar burimet e energjisë në përdorimin e gazit natyror.

Qeveria e mëparshme ka miratuar mbi 400 hidrocentrale, përfshirë dhe në lumin Vjosa, per te cilin janë sensibilizuar jo vetem opinioni vendas, por edhe ai Europian. Ky lum shihet si një parajsë e fundit në Europë, ende e pashkatërruar nga njeriu. Kurse ne duam ti heqim kete status!

I bej thirrje këtij Parlamenti dhe strukturave përkatëse qeveritare, edhe pse qeveria e meparshme ne gjykimin tim ka qene e gabuar ne keto projekte, te shohe mundesine e ngritjes se nje TEC-i me gaz me kapacitet sa tere keto HEC-e të vegjel për të mos dëmtuar vlerat polivalente të burimeve ujore dhe natyrës.  TEC-i me gaz është relativisht me ndikim të vogël në mjedis, krahasuar kur si lëndë djegëse përdoret qymyr apo naftë.

Ne keto 23 vjet kemi masakruar pyjet, lumenjte, token, bregdetin edhe pse kemi folur si askush ne planet per zhvillim te qendrueshem, edhe pse po te lexosh programet elektorale te partive që në 1992, jane miqesore me mjedisin, realiteti flet ndryshe. Jemi shumë larg standardeve qe legjislacioni yne, e theksoj ai i yni dhe ca me shume ai i BE e parashikon. Pra ne politikat tona ne shpesh jemi ne konflikt me ligjet qe miraton ky parlament. Nese realisht duam vehten dhe femijet tane konsideroheni kete apel për zhvillimin e projekteve për të përdorur gazin si burim energjie për prodhim energjie elektrike. Kështu do diversifikohen burimet e energjisë elektrike, por do mbrojmë dhe natyrën si vlerë ekonomike , mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimin e turizmit etj”, tha ai.

5 komente në “Besnik Baraj: Të shpëtojmë lumenjtë që ende nuk i kemi shkatërruar me hidrocentrale. Gazi, burim alternativ energjie”

  1. deni says:

    Bare ben mire qe mbron mjedisin ne parlament, por do bente dhe me mire e te krijonte nje grup ne parlamenent, pasi ka dhe te tjere me idene e tij e te bashkrendojne veprimet. nje i vetem, pa vlere, pa impakt.

  2. nini says:

    Z.Bare ,fjala juaj ne ndihme te mjedisit ,eshte kembane alarmi per shkaterrimin mjedisor e te qellimshem ,per tu pasuruar ne kurriz te popullit .Te gjitha lejet per ndertimin e hidrocentraleve ,duhet te kalojne ne site ,dhe ne qofte se ka abuzime me anen teknike dhe mjedisore te tyre. ,te nderpriten ,dhe te paditen qeveritaret , qe firmosen .Nuk mund ti leme brezave nje Shqiperi te varfer ne anen mjedisore .Po kush do ti padis keto kriminel, qe lejuan kete katastrofe mjedisore , z .Gjiknuri qe nuk ka nderprere nje leje abuzive si ne miniera ,ne nafte ,ne hidroenergjetike dhe akoma TEC – I i Vlores , qe ka kushtuar 100 milion $ ,akoma nuk eshte vene ne pune ?

  3. daku says:

    Kur e ndryshoi mbiemrin ky dreq mer. Nuk i pelqente me “Bare”?
    Leni mer lumenjt se ne fund te fundit do vazhdojne te rrjedhin, por shpeto popullin qe eshte duke u myt.

  4. Ing.Ndertim says:

    Besnik vënë atë shumë mirë. Shqipëria është kryeqyteti botëror i hidro koncesioneve të projektit të energjisë. Kontributi i tyre në kërkesën? Diskutueshme. Ne jemi duke shkuar për të hapur një ‘tregun e aksioneve’ të tregtisë marrëveshjeve koncesionare zyrtarisht. Ky do të jetë një pjesë e veprimit kundër informalitetit.

  5. erjon says:

    E domozdoshme mbrojtja e mejdisit dhe politika afatgjate dhe jo retorike boshe! Po ky vend do piqet pas nja 50 vjetesh kur ne politike do futen gjenerata qe skane lindur ende, per fat te keq! Urime Bare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje