Artur Zheji ka bërë një shkrim pas kualifikimit të Kombëtares shqiptare për herë të parë në historinë e saj, në një Europian.
Shkrimi përmban nota të holla ironie.
“Çudia nuk mund të vazhdojë më shumë se tri ditë. E kam fjalën për Kombëtaren, që u kualifikua në Europian. Mbas 60-70 vjetësh që kemi formalisht apo realisht klube sportive topshkelmuese, do hyjmë më në fund, një herë te porta e madhe e një kampionati. Kampionati europian i topshkelmuesëve .
Bukur! Jam edhe unë realisht i gëzuar. Do të jemi edhe ne në një Vitrinë të Madhe e të ndritshme, që ka qenë e mohuar për shumë kohë për ne. Brezi më i ri i çunave dhe vajzave tona, ku përfshihen edhe fëmijët e mi, do të kenë heronjtë e tyre topshkelmues, të pashëm, të mirëpaguar, që kanë shkelm dhe pulpa të forta, që kërcejnë mirë me kokë kur shkelmohen kornet, që bëjnë finte dhe rreka të lezetshme dhe lëvizin mirë me bel përballë kundërshtarit. Me dhe pa top. Bukur përsëri deri këtu!
Po pastaj?
Ou, po pastaj kemi edhe shumë gjëra të tjera. Do të lirojmë apo jo Ballist Morinën e famshëm nga burgu?
Po kontrata me De Biasin?
Ç’do të bëjë Mand Duka, do ftohet apo do ngrohet me italianin?
Do t’i japë apo jo 3 milionë euro në vit? Kjo është Çështja!
Pse tre milion euro kushton sot De Biasi? I thonë 250.000 euro në muaj! Me, apo pa taksa? E kap De Biasin taksa progresive? Epo lekë hallalli janë. Hiç të mos taksohen! Mjafton një VKM e posaçme për Xhan Xhanin! Është padyshim një hero kombëtar shqiptar, italiani.
Po Çunat e Kombëtares? Sa do të paguhen? Do të gjejnë nuse në Shqipëri apo jashtë, nëpër Europë? Afshet e mijëra çupave në mbarë Shqipërinë kanë kohë që shtegtojnë drejt tyre tanimë! Mbas kualifikimit, edhe më shumë!
Po Kryeministri e kish të vërtetë atë fjalën që te stadiumi i ri, që ai parapëlqen ta quajë Arena, do të vendosë një Pllakë të Përjetshme Ari me emrat e Çunave.
Po sikur vitin që vjen të bëhemi kampionë të Europës”, shkruan Zheji për Mapo.
Ironia e Zhejit vazhdon më tej, duke thënë se shqiptarët duhet të kenë të tjera ëndrra, përveç futbollit.
“Mirëpo, a na duhet të Ëndërrojmë vetëm për Topshkelmimin, apo kemi edhe Ëndrra pak më të mëdha?
Që lidhen me të përditshmen tonë. Që lidhen me qytetet dhe fshatrat tona hallexhesha. Që lidhen me spitalet tona mjerane. Me luftën e pandërprerë politike dhe shpalosjen e ca egoizmave ekstreme, majtas djathtas, lart apo poshtë.
Që lidhen me një sistem monopolesh që po kolaudohen me shpejtësi të parrëfyer dhe me një ndarje e diferencim klasor, me një polarizim gjithmonë e më ekstrem.
Që lidhen me një Krizë të plotë Idealesh dhe me një grabitje globale të të gjithëve kundër të gjithëve. Ose më saktë, të ca të Pakëve kundër të Gjithëve.
Të një shoqërie që nuk ka besim te Zoti, por vetëm te Paraja.
Të një shoqërie që nuk beson më tek e Vërteta, por lutet gjunjazi te Perëndesha Gënjeshtër.
Në këtë tunel, kualifikimi i Kombëtares duket si një ogur i mbarë. Sikur më mbas, do të kualifikohemi njësoj edhe në shumë fusha të tjera.
Aq më tepër kur, këto ditë lexoj marrëzirat që po shkruajnë edhe ca pena të mençura, edhe të cilëve po iu ngjan se bashkë me Çunat, në Erevanin e Armenisë, po fitojmë si të thuash, edhe Parajsën e amëshuar të një Bote të Re, në Shqipërinë e Vjetër, të grabitjes dhe hajdutërisë së përditshme të jetës së më të dobtëve.
Sot është ditë me diell. Nesër mund të fillojnë shirat përsëri. Bashkë me shirat edhe përmbytjet, që çuan në atë botë një qyqar në Vlorë, pavarësisht fitores së Kombëtares.
Çudia, edhe kjo Çudi pra, Tri Ditë do të vazhdojë.
Që pasnesër, shqiptarëve, mbasi do t’u dalë pija dhe dehja kolektive, do të kthehen depresivë në jetën e tyre mediokre dhe të vështirë. Se deri në qershorin që vjen, kur fillon në Paris Europiani, dhe ëndrrat e çartura që lidhen me të, ka ende një copë kohë të mirë. Nëse mbetemi, si edhe jemi, veç me të tilla ëndërrime topshkelmuese.
Sepse, mbi të gjitha, ne populli që e mbaruam festën tonë treditore, kemi edhe një Dimër të gjatë e të ftohtë përpara”./b.l
Pa lidhje !!!!!!
Hahahahhhaha bravo Artur…….me pelqu fjala jote…..por edhe ti futi nje dore me zara…apo te pelqen e kuqe e zeze…..
Zheji ti shume mire e ke per te gjitha problemet qe ngre, por kete shkrim mund ta beje cdo dite tjeter dhe jo ta lidhje me kombetaren. ate qe nuk e beri dot poltika gjithe keto vite dhe qe ska per ta bere kurre, e bene cunat e kombetares duke na bere te pakten nje here te vetme krenare dhe triumfues! Leri ironite per dite tjeter, dil e thuaja ne sy Rames e gjithe qeverise se tij te gjitha kritikat e tua qe me vend qendrojne, por leri djemte e kombetares te paster e mos i njollos me politiken!!!!!
Edhe ti je bere pjese ushqyese e jetes monotone, depresive dhe mediokre te ketij populli. Je bere perderisa te shikojme te pakten 3 here ne jave neper opinione ne kanale te ndryshme.
Prandaj mos na u hiq si nje kritik me vlera me kete artikull.
Je pjese vitale e keti mediokriteti dhe depresioni kombetar.
Po ka nje ndryshim monotonia jote me pjesen e shumices derrmuese te
ketij populli fukara, ti je pjese e organizimit, ushqimit te ketij depresioni dhe mediokriteti. prandaj mos na hap me barkun me keto artikuj pa pike vlere.
Aman te lutem na thuaj se cmendon per vendimin e gjukates per shpalljen
te pafajshem te Fullanit!
Je analist dhe perderisa je analist mund te na japesh nje mendim tendin
per vendimin e gjykates.
Mund te shpreheni zoti ARTUR?
Mundesitsht kam disa pyetje.
Si e vleresoni vendimin e gjykates per Rastin FULLANI?
Si e vleresoni punen e prokurorise per cuarjen e rastit ne Gjykate?
Dhe e fundit, sipas jush a eshte me faj FULLANI per kete rast?
Dua te degjoj analizen tende te lutem zoti ARTUR.
Ju Faleminderit
Ik ore Artur Zheji!”Filozof i madh” je por i oportunizmit.Nuk ke shtyll kurrizore ti,sado kulture dhe fjalor te pasur te kesh,je akoma tek lojra e fjaleve qe nuk kane nxjerre kurre diçka konkrete.Mos e sha popullin, Zheji se shan veten.Ti je pjese e tij,por e keqja jote eshte qe ti si disa te ashtuquajtur “vipa” te medias, jeni futur nga kushedi çrryma qe te llapni si analista neper media.Me vjen per te vjelle kur ju shoh, se me hipokrit e medioker se ti dhe shume kolege te tu nuk ka.E keni treguar me kohe dhe jeni aq te babzitur per leke sa shkoni e lepini ku mundeni.Me pas,shisni mend neper restorante “klasi” se kush e merr veren me te shtrenjte..Ah,po barkthare mbetet.Ju rrofte llafollogjia e rremujte.Ate ironine,mbaje per vete dhe tregoja si rrefnje shokeve te tu qe te pakten te qeshin.Ju jeni fytyre palare dhe e dini pse?Sepse sa here e lani fytyrn prape pis ju ngelet!
C’fytyre dépressive.
NE FAKT O ZHEJI TE PASKA ZENE MERAKU SE U ZHDUKET PER PAK DITE NGA EKRANET JU QE I KENI VENE VETEN EMRIN ANALISTE PO NE FAKT JU JENI VETEM ANALISTE TE VRIMES ANALE
MIDIS JUSH DHE SOROLLOPIT TUAJ TE LIG ZGJEDH GJITHMONE TOPSHKELMUESIT.
Ik futi ndonje dore bixhoz ti pa leri shkrimet! Ju analsitet e leshit jeni te gjithe per burg, tju vi turp. Njerez qe rrini vetem neper lokale dhe vini gjoba lart e poshte. ORDINERA!
Keni shume te drejte Z. Zheji. Eshte e dhimbshme te mendosh se mediokriteti i te perditshmes sone rrokulliset gjithnje ne hije, kur kombetarja arrin nje rezultat, por nuk kuptova se perse ata qe duhet te ishin ne qender te vemendjes,ne diten e tyre te bekuar, flas per cunat e kombetares, u detyruan te fotografohehsin pas shpines se Kryeministrit… Cfare lidhje kishte ky i fundit em festen!
Mirnjohje e respekt maksimal meritoni z.Zheji me kete shkrim te shkruar ne nje kohe kur te ” gjithe” jane te dehur me fitoren historike etj ? Ky shkrim i nderuar Zheji eshte nje apel e grusht i rende , ndaj nje klase te mbrapeshte , Hajdutesh ,Hipokritesh , Servilesh , dredharalesh te cilet i kane ngritur pizgat dhe ftojne te gjithe shqiptaret, brenda e jashte vendit , ” Te vine te hedhin valle e te gezohen se me ne fund ” Bilka beri djale ” e tashti do meremi me djalin do ti bejme Navigjet do i veme Emerin , pastaj do persim te rritet , do ti gjeme nuse e do bejme nje Dasme te Madhe ku do jeni te ftuar te na nderoni me ardhjen tuaj, ” mos haroni te merni me vehte vetem lugen ne brez kaq ” e me nje fjale: ” prit O Gomar te mbije Bar?!”Si ky shkrim me te drejte i sherben gjithe shoqerise i behet nder gazetarise , dhe vete autorit . Po ku e shikoj une Sekreti e ketij shkrimi ? Tek ndergjegjesimi ne kete rast i zotit Gazetar te misjoni qe duhet te kryeje , dhe ky eshte nje nga te paktat shkrim te nje gazetarie media te shendoshe , qe vret e ndergjegjeson me shume se Plumbi , qe verteton pushtetin e vertete te medias te ndereshme , shkrimeve e trejtimit te gjerave me objektivitet. Kujtoj fjalet e te madhin Majakovskin :” Edhe fjala edhe vargu, jane bomba e Flamuj !
Shko shkurto floket laji mire rruju bej vrap ha mire mos pi alkol e duhon ene bej pak sex o bur dhe ti tani ..
MASNEJ hape ate dreq goje , je shum i rende daku !!!
Edhe pse ky Zheji futet ne listen e gjate te dallkaukeve profesioniste,
nuk i mungon talenti per ta qendisur bukur nje realitet te hidhur.
Kësaj rradhe Zheji, ka shkruar saktë e realisht…!
Shih kush flet bythe-lepiresi i politikaneve, me nder ANAL-isti i “pavarur”, bixhosciu i degjeneruar qe luante bixhos me leket e rrogave te TVSH.
Tani te ka punesuar Lir Muti, po neser e pasneser kalon edhe tek doktor berisha, a edi rama, edhe vete djalli po qe nevoja…… vetem “aman leket mer leket” !
Jepini lek ketij bixhosciu liberal profesionist – se eshte gati te lepije cdo mendere !
Keta analiste jane nihiliste! Per analfabetet shqiptare berishiane do te thote mohim i gjithckaje te mire! Edhe kesaj radhe, kjo skote e ndyre analistesh mercenare,mundohet t’i prese gezimin tifozeve shqiptare! Eshte edhe Fevziu me Andin qe na cane trapin me idiotizmat e tyre! “Let it be” analisti pederast Zheji!
Te gjithe ANAL-istat rrine me telefon ne dore dhe presin me padurim se nga cila ane do tu vije telefonata per te bere opinionistin e famshem te mbremjeve!!!!
Goni(Agron) e tha bukur!Edhe une zgjedh TOPshkelmuesit!
Tung, o Zheji!
Merr nje shkop (bastun) dhe mbaju,bre burre malsie!
Pa kolone vertebrale nuk mund te ecesh asnje hap pa u mbajtur!
Po pse duhet ti shohim kaq zi po Brazili s’ka probleme me ekonomin bile ne prag te kampionatit botror ata ishin ne krize totale ,por kjo s’do te thote ti largheshim fotbollit Pse c’duhet te bejme kur fitorja vjen njeherazi me permbytjet ,duhet ti lem te gjitha? Kur ky shqetsim vjen nga zheji nuk di c’te them per te tjeret
me pelqen qe e ndjek me kaq vemendje se si ecen ekonomia ne brazil. nqs ke ndonje info mbi ekonomine ne guinene e re papua do ishte e mirepritur.
Sa i pasinqerte!? Flet per te varferit qe skane te ardhme ?
Qyqja mer lale, kur u bone ti tu menu per tjert ?
Kush e lexon ket mor amon! Rob si ky te depresojn ma zi!
O kokrra e morrit!! Keshtu eshte jeta, here gezon, here merzitesh e here delresohesh e hidherohesh. A ka mundesi te gezojme per kombetaren pa te lexu apo te pa ty ne tv.