Avokatja e Shtetit: Raporti i KLSH u diktua nga porositësi në foltoren e Kuvendit

15 Tetor 2015, 13:46Politika TEMA

Për raportin e KLSH-së në lidhje me abuzimet në CEZ, ka reaguar edhe Avokatja e Shtetit, duke theksuar se akuzat janë politike.

Në një deklaratë, Alma Hicka, thekson se kallëzimi është bërë publik përpara se raporti të shkonte në zyrën e saj.

Hicka thekson se porositësi i kallëzimit penal është në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, duke iu referuar Sali Berishës.

“E kuptoj urgjencën e depozitimit ditën e mërkurë, duke pasur parasysh të enjten e akuzave dhe sharjeve, aty ku edhe akuzat e ngritura në të ashtuquajturin kallëzim të KLSH-së, u diktuan disa të enjte me radhë nga porositësi i tyre, në foltoren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, deklaron.

“Ju siguroj se çdo njeri me pak mend dhe dy pare zanat nuk do mund të shpjegonte se si janë zgjedhur individët e kallëzuar, përfshirë edhe mua personalisht, kur grupi i punës për negociata përbëhej nga rreth 15 persona”, thekson.

Ajo thotë se akuzat ndaj saj kanë nisur 1 vit më parë, fillimisht ndaj bashkëshortit dhe më pas ndaj studios ligjore “Clifford Chance” në çështjen DIA. Avokatja e Përgjithshme e Shtetit thekson se çështja në fjalë nuk është ndjekur asnjëherë në arbitrazh nga Avokatura e Shtetit.

“Duke e njohur në qelizë materien e gjithë çështjes CEZ, unë dua të shpresoj se engjëjt e sotëm do të përgjigjen përpara drejtësisë për djallëzitë e djeshme. Shkaktarët e vërtetë të dëmeve ndaj interesave të shtetit që në përfundim janë interesat tona të përbashkëta, duhet të hetohen e të marrin atë që u takon nga drejtësia”, thekson ajo.

Më tej, zonja Hicka shprehet se çështja CEZ e ka gjenezën tek mënyra e privatizimit, tek marrëdhëniet klienteliste me investitorin gjatë qëndrimit të tij këtu dhe “tek ekseset e paligjshme të epilogut të një marrëdhënieje të sëmurë Shtet – CEZ”.

Në fund të reagimit, ajo thotë se shpresonte që Prokuroria me veprimet e saj t’i japë fund një herë e mirë kallëzimeve politike.

3 komente në “Avokatja e Shtetit: Raporti i KLSH u diktua nga porositësi në foltoren e Kuvendit”

  1. Mentari says:

    Te paska djegur denoncimi? Ore gomar ai Cez qe shqelmuar nga shqiperia , cju desh ju qe te binit Cez prape ne shqiperi dhe cju desh ju qe bête pazare ne dem te thesarit te shqiperise me Cez? keto jane pyetjet.Pse nuk e cuat Cez ne arbitrazh?kush ishte pas ketyre pazareve te ndyra qe shqiperia humbi mbi 600 milione Euro dhe pritet te rrezikoj edhe nja 135 milione te tjere>Si kujtoni ju o Birbo se Cez do te fitonte ne arbiitrazh 600 milione Euro kur e gjith investimi tij ishte vetem 105 milione dollar dhe kur dihej se ai Cez I kishte borxh KESHIT mbi 200 milione Euro? ore qelbesira antishqiptare si nuk keni turp qe mashtroni kete popull.si nuk keni fytyre qe genjeni perdit si genjeshtare Qorra injorante?

    1. Robert says:

      Mentar – i ke pire ilacet sot?

  2. polici can says:

    nga surrati dukesh edhe hajdute edhe pak kucke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje