Alida Hisku: E vërteta e krushqisë sime në Bllok dhe si më mohoi babai pas arrestimit

29 Tetor 2015, 11:42Politika TEMA

Ishin të shumta thashethemet për arrestimin e Alida Hiskut gjatë regjimit komunist.

Një prej tyre ishte edhe ai, se hisku u arrestua sepse refuzoi një krushqi në Bllok.

Por, si është e vërteta, sipas hiskut:

Në atë kohë ishte e vështirë të gjeje të vërtetën. Akoma më e vështirë është sot e kësaj dite. Kjo tregon se nuk ka ndryshuar sistemi i qarkullimit të zërave keqdashës. Për t’i rënë shkurt, asgjë nuk ishte e vërtetë. Ishte shpifje, një thashethem i rëndomtë, i adresuar vetëm për të lënduar zemra njerëzish… “, thotë ajo për Panorama.

Ajo ndërkohë tregon se si u arrestua dhe çfarë u tha hetuesve në qelitë e Brakës.

Nuk e di si operohej në rastet e tjera me procedurën e arrestit, por mua asnjëherë nuk më komunikuan një urdhër të tillë. Pasditen e 13 qershorit 1983, njëri nga zyrtarët e shkollës më tha se dikush më kërkonte në qendër të Konispolit. Aty dy xhentillmenë më ftuan në xhipin e tyre dhe bashkë me ta shkuam në Sarandë. Pastaj nga Saranda drejt e në Tiranë, direkt e në qelitë e Brakës. Disa ditë, javë, e muaj aty…

Kur të thërrisnin në polici nuk të qerasnin me kafe. Të nxirrnin një letër përpara e të urdhëronin ta firmosje, për të konfirmuar rrëfenjat e tyre. Në të kundërt, të hidhnin një batanije përsipër që mos t’i dalloje dhe fillonin formalitetet me shkelma brinjëve e në fytyrë. Në rastin tim përballja ishte e tmerrshme. Si tani e kam para syve tërbimin e hetuesit bastard. Sa vinte përballë, fillonte të njëjtin refren: Çfarë lidhje ke pasur me Fiqirete Shehun?…për këtë kemi fakte !! Sa herë keni shkuar në shtëpinë e kryeministrit??… për këtë kemi fakte !! Kush bën pjesë në grupin tuaj?….edhe për këtë kemi fakte.!! Kush është drejtuesi dhe si vepron rrjeti juaj?….! Nuk dija ç’tu thosha. Në thelb, unë këngëtarja e muzikës së lehtë akuzohesha si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut. Çudia vetë! Hetuesit silleshin si përbindësha. Skërrmiteshin sikur kishin përballë një superkriminel. Çirreshin, bërtisnin e përgjigjeshin po vetë. Avazi i tyre vazhdonte për orë të tëra. Seancat maratonë riktheheshin pas mesnate. Nuk di sa vazhdoi kështu, pasi një çast humba ekuilibrin mendor dhe përfundova në psikiatri… “, thotë Hisku.

Ajo tregon edhe si e detyruan të atin, që ta mohonte si vajzë pas arrestimit.

Fill pas izolimit tim për veprimtari armiqësore, filluan të mbajnë në mbikëqyrje babain. Një ditë e thirrën zyrtarisht në Komitet dhe i shtruan dilemën e tmerrshme: Ose dorëzo dokumentin e partisë ose moho Alidën!

I gjendur përballë një situate të tillë, im atë me zgjuarsi zgjodhi alternativën e dytë, për të shpëtuar pjesën tjetër të familjes e të fisit. Për raste të kësaj natyre, në atë kohë, sidomos kur ishte fjala për penalizime politike, të stërgjynosnin në internim me kuç e me maç, në një fshat të skajshëm.

Për t’i shpëtuar katastrofës, por për t’u kujdesur edhe për mua që kisha përfunduar në sallonet e psikiatrisë, babai kamufloi qëndrimin dhe “de juro” më bëri hasha, si i thoshin rëndom në atë kohë. Në fakt, kjo sjellje imponuese ishte sa për sy e faqe, pasi ai nuk rreshti të më gjendej pranë në momentet më të rënda të jetës.

Më shumë se prind i dashur, im atë për mua ishte një shok i afërt. Ai më kuptonte më mirë nga kushdo, aq sa merreshim vesh edhe pa komunikuar. Sidoqoftë, tek ai kjo ngjarje dramatike nuk mund të kalonte pa lënë gjurmë. U thinj e u plak para kohe im atë”, thotë Hisku.

Ajo tregon më tej se nga torturat përfundoi në çmendinë.

Thirrja e papritur në polici pasoi me një dramë të tmerrshme. Nga seancat e hetimeve në qelitë e Brakës, kam fiksuar vetëm përballjet e fillimit. Kur jam kthjelluar, e kam parë veten mes bluzave të bardha. Edhe sot e kësaj dite nuk e di si kam përfunduar aty. Mbaj mend që njëra nga kujdestaret e turnit, më tregoi kur e pyeta se ndodhesha në spitalin pesë.

Pra, në çmendinë, siç i thoshim rëndom. Kush më kishte çuar dhe në çfarë rrethanash isha gjendur në ato “qeli” të bardha, nuk ma shpjegoi kush. Aty kam bërë me qindra gjilpëra. Ndër të parët që më vizitoi ishte babai. Në të gjitha rastet vinte natën, si dikur ilegalët. Më përqafonte me lot në sy e shpesh më pyeste: Ç’ndodhi me ty bija ime? Çfarë ke bërë? Ç’ti thosha?!

Mbyllja sytë e mundohesha të tregoja çfarë më kujtohej. E nisja nga Konispoli, risillja në kujtesë udhëtimin misterioz me xhipin e Sarandës, pastaj çastet befasuese në zyrën e Fize Bozhekut në Komitetin e Partisë numër tre dhe së fundi britmat në qelitë e Brakës”, kujton ajo.

47 komente në “Alida Hisku: E vërteta e krushqisë sime në Bllok dhe si më mohoi babai pas arrestimit”

  1. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Gjtnah. Vajze e re. Respekt dhe dhimbje.
    Mbaj ment qe skuptoja asgje kur degjonim thashethwmet vetem me kujtohet qe me vinte keq
    Gjynah. Kujtime te hidhura. Nje ane e keqe e kohes.
    Cdo kohe ka te mirat dhe te keqiat. Tani vritesh ne rruge dhe vuan rrugeve te botes pwr nje cope buke

    1. qazimi says:

      Akoma nuk po e kuptoni qe po merreni me mbrockullat e nje te CMENDURE???
      Si e paska takuar babai i saj ne spitalin nr.5,kur dihej qe dhoma e saj duhej te ruhej me police,meqenese ishte nen hetim per SPIUNAZH???

      1. Sokol.Milano says:

        Qazimi ka plotesisht te drejte.Ajo ka qene e perkdhelura e nomenklatures se kohes,por ndoshta fatkeqsisht per te, ndonji lidhje me shoket e Feqorit, dhe pastaj ka fol ndonji fjale.
        Une kam qene vete ne burg disa vite pas Hiskut bile kam qene edhe te pesa por dhe as qe behej fjale te takoje ndonji njeri perveç personelit shendetsor. Pavioni i te burgosurve ka qene i mbyllur me kangjella hekuri dhe gardiane 24 ore.
        Ne kohen e Dulles ka qene e pamundur te takoje te afermit deri pas denimit dhe trasferimit ne kampet e punes.

      2. Copy Rights says:

        Ti qe shan Aiden patjeter duhet te jesh nje nga ata qe e ke keqtrajuar apo qe ke bashkepunuar per cfare i keni bere asaj. Pthuu plehre e keqe!!! Kur te jesh vete ne ndonje rrethane te tille atehere do ta shohesh dhimbjen e bythes tende dhe te shikosh sa te besojne te tjeret ne ate shoqeri shqiptare te ckalafitur.

      3. sopiqoti says:

        Sigurimi nuk kishte nge te merej me Alida Hiskun.Brockulla. Keqardhje per internimin e saj.Mrdani thote te verteten dhe jo Alida.

    2. emigranti says:

      mua me vjen mire qe ajo e shikon ne kete kendveshtrim qendrimin e te atit, po nuk po shkoj larg, po ndalem tek im at dhe vellezerit e tij te cilet nuk hoqen asnjeher dore nga te afermit e tyre kulake, por dorzuan testat, imagjinoje te behej fjale per femijen. askush nuk te detyron perveç frikes, te qenit i dobet .. por kjo eshte diçka njerzore, jo te gjith jane aq te forte qofte edhe kur vjen puna tek femija .. ajo duhet te jete krenare per veten qe eshte aq zemergjer me te atin .. i lumt .. un nuk do ja falja kurr, po tme kish ber vaki ..

  2. falcon says:

    Zeri I Alida Hiskut ka qene I madhërishëm, kenget e saj edhe pse ne ate kohe nuk jepeshin shpesh (tani e kuptoj arsyen) ngelen gjithmone ne mendje.

    1. feniks says:

      NUK KA PERDHUNIM ME TE MADH QE PO I BEN VETES KJO ALIDA HISKU ME KETE NJOLLOSJE PUBLIKE QE PO I BEN VETES,FEMIJVE DHE TE AFERMEVE TE CSAJ!
      Ne se ka menduar se me kete do fitonte dicka,perkundrazi:HUMBI PERFUNDIMISHT GJITHCKA KA PATUR NE JETE!
      Tani eshte nje e VDEKUR E PAVARROSUR!!!
      Asnjehere nuk e thjote AKUZEN per te cilen eshte denuar:
      -Nga sa mbaj mend,Alida Hisku ka sherbyer si….. KORIERE E MESAZHEVE QE DERGONTE Mehmet Shehu per padronet e vet….!
      Kjo ka qene AKUZA!!!
      Historite me ditarin e saj jane PERRALLA me mbret sic jane keto mbrockullat me…PERDHUNIME!
      Nuk quhet PERDHUNIM,moj Alida kur ti shkon hargalisesh me secilin HAMSHOR, qe te del perpara!!!

      1. emigranti says:

        feniks, duhet te jesh ose perdhunuesi, ose pjella e tij dhe te djeg, prandaj kerkon te ngresh opinjonin kundee, po nuk te ben pune .. turp te kesh

      2. eni says:

        Si nuk te vjen zor qe flet ne kete forme! Vetem njeri nuk mund te jesh. Ne te tilla raste urohet sa mire sikur te provoje dicka te ngjashme. Ne kemi humbur cdo dimension njerezor.

  3. astrit says:

    Zonje.Kam pas respekt per ty por paske qene nje debile qe s’e paske shoqen. Si s’te vjen turp qe i nxjerr te palarat vetes, apo ke mbetur pa pune ne Gjermani dhe ke ardhur per honorare gazetash ketu ne Shqiperi?

    1. Emigrantia says:

      Bravo zoti Astrit,ka 25 vjet demokraci dhe nuk ka folur,tani mbas 25 vitesh ka dal si budallaqe dhe po i nxjer bojen vetes se saj.
      Zonja Aliska mos u mer me gazetar. se gazetaret duan te mbushin programet,po ti si grua, mbaj nje cik dinjitet per veten tende dhe familjen tende.se po degjeneron vetenn tende,asnjeri nuk te kap me zor po se kerkove vet.

      1. Ela says:

        Sa rrace e keqe jemi . Dhimbja ska kohe ore budallenj qe perpiqeni te denoni edhe njehere tjeter Aliden . Cdo gje ne kohen e vet, nuk eshte kollaj teflasesh per keto gjera. Respekte per Alida Hikun dhe te vellane Artan hiskun si dhe per babane e tyre qe i ndihmoj femijet me shpirt deri ne fund te jetes se tij dhe ndoshta nuk deshi te kthehej me ne atdhe as ai nga frika e komunisteve miqve te tij te dikurshem dhe sot e kesaj dite gjendet i varrosur ne Moldavi. Tju vije turp atyre qe abuzuan me trupin nderin dhe te ardhmen e nje kengetarehe te madhe si Alida Hisku.

        1. Aleksander says:

          Po pretendon shume Ela,turpi eshte diçka qe vetem njerezit e perceptojne,dhe vetem ata me ndergjegje.Ne boten shtazore kjo s’egziston ndaj mos u kerko te ndjejne diçka qe s’munden.Nuk munden as se largu te perceptojne keto qe ju thua.

        2. Jeronim de Rada says:

          Ela, ndaj te njejtin mendim me ty.

        3. Noli says:

          Prit njehere, c’donte ne Moldavi? Andej Komunizem per vete.

        4. Emigrantia says:

          Jo Elda nuk jemi rac e keqe jo,por lexoje pak se cfare po tregon kengtari Sherif Mejdanii madh,po se kerkove kerkush nuk te ngacmon.
          Si atehere ne ate kohe ,edhe ne kte kohe qe po jetojme askush nuk te kap me zort,po edhe sikur te ndodhin se jan fatkeqsi ajo qe eshte e bindur per te mbajtur nderin ka shum e shum rethana per te mbrojtur veten e vet

        5. Kitx says:

          Futja kot s ka vdek i jati mi gru te tmerrshem per thasheme jeni ca s keni shkrujt o shqiptare te mjere shifni hallet e juaja qe po myteni po kete ka kush e gjykon o te mjere

    2. ben says:

      debil je ti me cektesine tende mendore..
      zonja s’ka me frike e turp nga e ka kaluara, ndihet e forte tashme..

    3. arbereshi says:

      Aida te respektoj thjesht si vajze Tirone.Kane vene nje titull qe ne fakt nuk ka asnje lidhje me ato qe deklaron ti me kete te ashtuquajtur interviste.eshte hera e trete qe nxjerin deponimet e tua te cilat jane te njejta si para 5-6 vjetesh.Mua me le pershtypjen se po botojne te njejten interviste te dhene nga ju qe para 10 vjetesh dhe e botojne dhe e ribotojne sikur te jete interviste e diteve te soteshme dhe kjo gje besoj se ju demton shume figuren tuaj.Une nga ana ime do tju sygjeroja mos ta lini veten ne duart dhe mentalitetin e ketyre te ardhurve te cilet se kane per gje te luajne thashethemesh sa here ju do bytha e tyre e shqyer ne province qe nuk ka makine kepucari tju a qepi

    4. eni says:

      Si qenka e palare e verteta??? Prandaj jemi katandisur keshtu ne as jemi nje pseudoshoqeri me vlera. Ti kushedi sa te palara do kesh e nuk te ben njeri me te mire fakti qe i mban te fshehura . Kur perdhunohesh je viktime, ne rast se nuk e di.

  4. gezimi says:

    nuk duhet te behem sentimantal por esht e pamundur te mos prekesh nga kjo histori e dhimbshme si shume te tjera… me vjen keq kur e kuptoj sesa pak respekt kan pas dhe kan akoma per njueriun per bashkekombasin per bashkeqytetarin shqiptaret(hetuesit apo komunistat ne kete rast ,burokratet apo policet ose gjykatesit ditet e sotme).nganjehere medoj se nuk eshte faji i askujt tjeter per gjendjen ku ndodhet sot shqiperia por i vete ligeshtise qe gjendet brenda shqiptare.kam jetuar ne vende te ndryshme dhe kam pa qe te ne(ne shqiperi) ka shume pak respekt per njeriun,shum pak solidaarizim shume pak mirkuptim apo bashkepunim. nuk duhet te jemi shtet i pasur per ti pas kto veçori poor po s’patem kto veçori skemi per te qene kurr te pasur…

    1. lola says:

      Cfare respekti kerkon ti per te ore zoteri, ajo ka thyer ligjet e shtetit dhe duhej te pergjigjej. Per ata qe thyejne ligjet nuk duhet patur respekt pavaresisht nga sistemi shoqeror.Ajo duket qarte qe ka devijime mendore dhe nuk duhet marre me te, jo me perdhunoje jo s’m perdhunoje, e kujt i hyjne ne pune kjo?Mos do demshperblim per perdhunimin?

    2. emiganti says:

      gezim i ke vene qershine siper tortes si thone italianet respekt

  5. man says:

    Ah moj grua…!! Natyrish qe ishte nje sistem cnjerezor. Por tragjedia me e madhe ishte se njerezit e thjesht (pa pozita te larta zytare) i sherbenin me zell diktatures. Ata kishin humber cdo ndjenje njerezore. Ata nuk hezituan per asnje moment per te torturua. Perse heziton ti pas kaq vitesh te tregosh emrat e tyre? Tregoi, ta dine te gjithe se cfare pisash ka per rreth.

  6. Piro says:

    ASi shume po e kruan moj Z.Alida Hisku.

  7. visi says:

    Uroje qe mostra te tilla te mos jene akoma ne detyra shtetrore. Uroje qe asnje njeriu e aq me teper nje femre ti ndodh nje gje e tille. O njerz dora qe tund djepin tund boten,respekt per nenat,vajzat,b/sh,respekt per njeriun. Nje artiste qe me zerin e saj bente qe edhe “bilbil” te ndalte kengen te vuante ne ate menyre.

  8. DIELLI mbi KORAB says:

    Alida Hisku nje kengetare e madhe por qe ka patur nje jete private te cilen e pati ndertuar ne varesi te rrethanave qe i imponoheshin nga sistemi.
    Edhe pse isha femij ather mbas vrasjes se Mehmet Shehut u mesua qe ajo dhe disa kengetare te tjera ishin te preferuarat e Ministrave komunist nder ta ishte dhe Feçor Shehu.
    Por askush nuk ka patur te drejte ti shkatrroj jeten kesaj gruaje shqiptare.
    Ata duhet te dalin para drejtsis
    Zonja Alida.
    E ke detyrim para ndergjegjes tende dhe para femijve te tu qe te tregosh se kush te ka perdhunuar dhe ta shkatrroj jeten.
    Kjo gje te larteson si njeri.

  9. perla says:

    me vjen shume keq,per gjith ato vuajtje,qe te kan shkaktuar ty dhe familjes tende.tani keni mundesin te demaskoni pa frik te gjith ata,qe kan qen autoret dhe veprusit e kesaj fatkesie qe jukan sjellur juve dhe gjithe familjeve shqipetare,se si puna jote jan me dhjetra.

  10. Hunt says:

    Edukata e shume Shqiptarve eshte kjo gje qe shihet ne komente mos konsiderimi i qenies femrore i gjithe humaniteti fillon kurre njeriu bashkjeton me nje femer dhe e konsideron ate si nje gje te domosdoshme, pa paragjykime apo perbuzje te rrendomta! Alida Hisku ne rradhe te pare eshte nje femer e cila ka jetuar si mijera Shqiptare ne ate kohe ne ish diktature dhe tregimet e saj jane tmerret qe i ka shkaktuar ish shteti komunist njerezve te cilet i konsideronte armiq te klases puntore! Respekt per kurajon e madhe te Alida Hiskut e cila verteton cdo gje pa marre parasysh opinionin e injoranteve.

  11. Shoku says:

    Po sikur po ngaterrohen vitet sepse festivali in 11 ishte ne 1972 kush guxonte te pyeste clidhje ka me Fiqerete Shehun qe u shpall armike nja 10 vjet me vone. Mire qe genjen po bej ca llogaripara se te genjesh. Edhe keta qe i botojn nuk mendojn apo futja.

  12. po pastaj? says:

    Na cave bythen ,ke tre dite llap-llap.

  13. turp says:

    Eshte hera e pare qe ne gazeten TEMA ka kaq shume buje sa per AHiskun
    biles dhe ketu te dossjer nuk ka ndodhur kurre kaq artikuj rrjesht vetem me nje nje person…

    Fillimisht i shprehim keqardhjen zonjes Alida Hisku per vuajtjet e medha qe ka kaluar ne ate kohe,por ekspozimi i saj ne menyre kaq “brutale” ne shtypin shqiptar pas 30 vjetesh qe kane ndodhur keto “perdhunime” bien ere te keqe ; PSE?

    Do isha nga ata shqiptare qe do kerkoja nga cilido qe ka abuzuar me kete njeri si femer dhe si artiste ti jepej nje denim maksimal..deri ne varje ne litar…POR…

    …………………POR nqs zonja eshte vene ne rradhe si kavie dhe komandohet nga ato antishqiptare per te bere te zi “komunizmin gjakatar,bolshevik,stalinist,sadist..etj” jo vetem e ka gabim por ben nje autogol te madh.

    Lexuesit dhe komentuesit harrojne se zonja Hisku ishte nje artiste por me shume nje turbo-komuniste e skalionit pare deri sa u ngjit deri ne kolltukun e fiqerete & mehmet shehut.

    Pra nuk eshte vetem kjo qe e pesoi nga renia e Mehmet Shehut.
    Mao Ce Duni ka lene nje shprehje te forte;

    Sa me shume te ngjitesh ne peme aq me shume vritesh kur bie….dhe nuk eshte faji i lexuesve qe zonja Alida u ngjit deri ne maje te pemes.

    I takoj atij brezi qe ikja nga skena dhe burgosja e Alides..Sherif Merdanit dhe 3-4 te tjereve na ka pikelluar shume..po per kete Aliden pa frike me cfare kam lexuar ditet e fundit eshte nje femer pa dinjitet dhe “low life” qe aksidentalisht u be dhe artiste.

    “””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

    Nqs se do ishte viti 1991-1992 do me vinte keq per Aliden e gjore por sot ne 2015 kur perskutoret e saj jane ne pushtet 99 perqind e tyre mund te pyes ??

    KUJT I ANKOHESH MOJ ZONJE E MJERE??

    nqs e ben per te nxire “regjimin enverist-stalinist” me vjen keq por jo vetem je e gabuar por dhe e urryer…u bene nje cerek shekulli qe po na servirin per ushqim kockat e enver hoxhes…dhe na eshte peshtirosur….PSE?

    Ja ku e ke kanibalin Berishe qe mbrohet me cdo kusht dhe cmim nga “miqte nderkombetare”

    E dini ju zonje qe krahas atyre prokuroreve dhe sigurimsave qe nga spartak braho do ti kisha deshire ti varja ne litar ..por te parin do varja berishen si prototipi qe ishteKOMUNST kanibal ne kohen e enverit dhe antikomunist po aq KANIBAL.

    Pra pse ju zonje..pikerisht kur djali Remzi Hoxhes pushtoi ekranet dhe mediat me peticjone per eshtrat e babait te tij te zhdukur nga KANIBALI BERISHE..dolet dhe ju si “kundra peshe” …PSE..
    se jane pikerisht ato qe te perdhunuan ty ne pushtet sot dhe ti nuk ke kurajo ti denoncosh me e emer por po na ben te mendojme se dhe ti je pjese r tyre je nje viktime aksidentale je shprehje e luftes brenda llojit..
    D
    he tani qe e kreve detyren per te mbuluar dhe mjegulluar fushaten e te ndjerit Remzi hoxha dhe per te anashkaluar krimet e kanibalit berishe do te flakin si limon te shtrydhur si ato persekutoret e djeshem por dhe keto te sotmit djemte e tyre..
    Kur nje njeri e ben veten lecke..nuk eshte faji i te tjereve qe fshijne pislleqet me te…

    Boll Aida se na i neverite dhe ate respekt qe kishim dikur…vet u ngjite ne maj te pemes…

    1. Lul Bytha says:

      O turp o kar me zile o bole e shpume o ca te them une ty. Biles kot po te them kar se ofendohet kari kur e krahasoj me ty

  14. Billy says:

    Zonja qenka ende e rrjedhur. Mos u hap shume se dalin ata qe te njohin.

  15. Hunt says:

    Replike turp!Or ti idiot i gjalle ne qofte se nuk i ke jetuar keto dite mos komento dhe ne qofte se i ke jetuar qe s ma marre mendja vete nga shkrimi i kote dhe i pa vlere si nje injorant 24 karatsh ben mire :mos u duk me pjelle e mutit or shkerdhate e shekullit 21 ! Klikimi i jot eshte vetem sjellje muti ne internet..

    1. turp says:

      per komentuesih Hunt

      Nje here Konstandin Kristoforidhi donte te mesonte fjale te reja te gjuhes shqipe sidomos sharjet banale dhe gjeti nje menyre orgjinale:

      Shkon te tregu fshatar dhe I thyen ca veze “padashje” nje plake grindavece (mund te kete qene gjyshja juaj)

      Filloi plaka bresherine e sharjve dhe Konstandini shenonte

      kur mbaroi plaka ..Konstandini I dha jo vetem leket e vezeve por dhe dicka me teper per sherbimin.

      Keshtu dhe puna juaj I nderuar Hunt.

      E kam thene dhe po e perseris:

      le te varen ne litar kush ka abuzuar me AHiskun….por kjo zonje e mjere nuk duhet ta kerkoje te ish persekutoret e saj…

      nuk duhet ta kerkoje te ata qe zhduken Atdhetarin Remzi Hoxha dhe e kam fjalen ketu per:

      kriminelin berishe por dhe edi ramen qe po ben nje tradheti po aq kriminale.

  16. Tunxh, bir says:

    O komentuesi Hunt! Komentuesi, turp, ka thene vec realitetin, megjithate perseri te shpjegoi, po ti qenke nje HU, or tej.

  17. Noli says:

    Nja ca te verteta s’kane kohe. Vetem ne momentin qe gjithe shqiptaret do kemi kurajon ti shohim te vertetat ne sy, atehere do behet ky vend.

  18. feliks says:

    Akoma une nuk e kam lexuar Aliden qe te thote se perse u arrestua. Ajo tregon torutra, çnderime si nje shkrimtar qe do te beje nje roman, por s’na ka thene: perse te arrestuan Alida, kush ishte shkaku dhe perse te akuzuan? Ik, moj torollake idiote!

  19. emigranti says:

    Un jam bashkekohas i Hiskut.Kam qen ne moshe adoleshente ne ate koh, dhe e mbaj mend shum mire bujen qe beri arrestimi i saj. E mbaj mend shum mire kur me intuiten e tyre njerezit, qe para se Hisku te arrestohej, kur Hisku arriti kulmin e suksesit me tre festivale nje pas nje te fituara, thonin; gjith ky sukses do e çoje ne grop .. mbas koke e ka. Me kete gje njerzit nenkuptonin xhelozine qe kjo vajze kishte ngjallur. Sdihet kujt i prishej terezia. Pra faji i Hiskut ishte suksesi i saj. Duhej te eleminohej qe ti lironte rrugen ndonje tjetri, djali, vajze apo nipi te ndonje te nomeklatures, qe si duket i bente hije, dhe nuk e linte te fitonte festivalet. Nuk mbaj mend qe ne lajmet apo gazetat e asaj kohe te kemi marre nje pergjigje te sakt se pse e arrestuan dhe denuan, madje eshte kaluar disi ne heshtje. Bujen e bente populli nder vete po jo qarqet zyrtare. Kaq mjafton per te kuptuar se ajo qe viktime e nje intrige te pashoq, ashtu si dhe shum te tjer.

  20. emiganti says:

    edhe Sherifin per te njejten arsye e denuan.emigrant qenkemi 2 qe perdorim te njejtin emer.respekt

  21. Anetari I Byros Politike te Demokracis says:

    ore njerez!
    esht bisnes kjo gje qe po bo kjo kengtarja.
    ajo don me shit nji liber.
    perndimi don te ndigjoj gjera te tilla ,sikurse ajo shkruan atje ne liber. s ka rendsi qe jan te verteta apo genjeshtra. perndimi don ti ndigjoj ato. dhe njerzit do ta blejn ate liber ne gjermani apo me tej. ajo do fitoj pare..
    si gjithkush shqiptar qe kur shkojn jasht dhe kerkojn azil politik genjejn si gamori n sahon,edhe kjo shqiptare esht,vecse ka gjet nji genjeshter pak artistike meqe esht artiste.
    mir e bo!
    ajo nuk po demto njeri! nuk po akuzo njeri. nuk po fut ne burg njeri.
    ajo po i jep opinionit gjerman ate qe opinioni gjerman don dhe enderron.
    doni ju qe komunizmi te ishte djall? na merreni!
    doni ju qe ne komunizem komunistat na pinin gjakun si vampira? na merreni edhe kte!
    doni ju qe sigurimi na perdhunonte?
    po jua them une. qe te knaqeni!!!
    dhe kshtu ajo shet liber,fito pare,fito status “e perseketume antikomuniste” atje n gjermani. puno populli gamor gjermon ,ngre qytete shtpija rrug hekurrudha makina stadjume qytetnim,shko alida shqiptare mashtruese,s ka rrug tjeter per me perfitu nga ky qytetnim atje,gjen menyren e vetme,qe esht beji qejfin perndimorve dhe thuj ate qe ata deshirojn dhe ata te pagujn per kte,dhe askush nuk i verifiko ato!!!
    kjo esht skema e njohur tashme. te gjith shqiptaret bejn te njejten gje.dikush thot me persekutojn se jam demokrat,kush thot se ka hasmeri,dikush del gabel apo peder bythqi… disa konflikte pronash..disa ndiqen nga ishsigurimi i djeshem qe per cudi esht ala ne fuqi sot!!! dhe perndimi “dritherohet si kurvat e njoma” dhe thot:”e shkreta ti se ca t ka gjet nga diktatura .. hajde se te mbajm ne”
    dhe pik. ky esht filmi. shqiptari perfiton ekzistencen qe ne shqipni nuk e ka,perndimi knaq ndjenjat antidiktatur per ti then njerzve te vet “he shikoni se ca heqin njerzit ne diktatur? punoni dhe ndertoni shtetin ktu se ndryshe nese vje diktatura edhe ju do te vuani si kta qe po na vijn e po na i thon ato tmerre. dhe gjindja e coroditur atje ne perndim nga frika e diktatures fantazem puno si gamor nga 12 or ne dit per me rujt stabilitetin e vendit te tyre,duke bo te pasur nji pakic te cilet hajn pijn qijn dhe tallin loqet prapaskenave te tyre duke pa sesi miljona gomere punojn per dy tre zotnij….
    pse,a nuk i dijn sherbimet e tyre sekrete keto gjona qe po them une? i dijn,por u intereson te mos i thon.
    dhe ndodh “cudija” qe ne fillim njerzit shkojn n Perndim si refugjat politik,hallexhinj te persekutu nga diktatura,dhe perfundojn shitsa droge dhe hajna bankash!!!!!
    haaa!!!!………
    ne fund te fundit ne njujork nuk ka “statuja e drejtesis”,qe njerzit duhet te jen te drejt,por ka “statuja e liris”, dhe kjo esht lirija. qiji nonen dhe bo car t vij per mbar per veten tande!
    alida po e bo njicik me vones se s ka pas dit.
    tash qe i erdhen mendt po perfito edhe ajo nga “statuja e liris”.
    prandaj lereni gocen ne bisnesin e saj dhe merruni me bisneset tuaja.

  22. adriana says:

    Ama çame paska qene kjo Alida, E cfarë mund të besosh në fjalët e saj,

    Keto çamet per pushtet e para shkojne e “përdhunohen” me deshire, qofte te burri i motres apo i tezes,

    Femra plehra

    1. diana says:

      Ke shume te drehte.camet habe djalli vete.e kam provuar ne kurizin tim nga mbesat e mija qe i doja so vajzat e mija…me Respekt Diana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje