Nga Mero Baze
Kryeministri Edi Rama pati një shpërthim të pazakontë kundër shtypit, në prani të ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, ndërsa kishin dalë të dy para gazetarëve për të prezantuar Progres- Raportin për Shqipërinë. Sulmi ndaj shtypit u fokusua tek fakti që ka përpjekje për t’i vënë gjoba qeverisë, çon mesazhe dhe pastaj bën kërkesa të paplotësueshme
Sulmi në thelb, ishte një përpjekje për të shpjeguar më shumë ankthet e veta, se sa problemet e shtypit. Që shtypi shqiptar ka probleme, këtë nuk e diskuton njeri. Që pronarët e shtypit në Shqipëri, vënë gjoba dhe tentojnë të vënë gjoba “duke bërë kërkesa të parealizueshme”, nuk e vë njeri në dyshim. Që shpesh ka artikuj dizinformues, as për këtë nuk kundërshton njeri. Por, që për të gjitha këto, të ankohet kryeministri i vendit, kjo është një tallje e madhe.
Në tetë vitet e qeverisjes së Berishës, raporti i shtypit me politikën krijoi modelet e veta të shpërblimit dhe ndëshkimit, në raport me kryeministrin. Sali Berisha u kujdes personalisht vetë për këtë model dhe e përsosi. Ai përsosi fillimisht modelin e shpërblimit, duke marrë nën kontroll pronarë mediash që dikur i ka pasur kundështarë kur ishte në opozitë, siç është TV Klan, dhe i ktheu ata në simbole të shpërblimit. Mënyra se si Aleksandër Frangaj nga një aksioner me 30 për qind në grupin “Klan”, arriti të zbojë ortakët me kërcënime nën mbështetjen e Berishës dhe pastaj i vetëm të kthehet në një milioner, që zaptoi territore të tëra në Kinostudio, toka dhe fshatra turistikë, dhe miliona nga ndërmjetësimi për tendera me paratë publike, ishtë një film mbreslënës, për këdo që kishte hapur një media me qëllim që të fitonte para dhe pushtet. Ai u bë modeli i adhuruar për çdo lloj botuesi, apo pronari që i duhej media pikërisht për ato gjëra që sot foli Edi Rama. Ai u bë i adhuruar nga njerëz të pushtetit dhe njerëz që adhuronin pushtet, pasi filluan të ëndërrojnë se sa lehtë ishte të bëheshe milioner, nëse kishe një media propogandistike pro qeverisë dhe hyje në zyrën e kryeministrit sa herë të doje, për çfardo halli që kishe.
Sali Berisha e promovoi me vetëdije dhe kujdes këtë model, për të vënë në garë pronarët e shtypit, të rendnin pas atij modeli dhe të ishin në radhë para derës së tij, t’u hidhte ndonjë kockë. Dhe i funksionoi. Shumica e shtypit shqiptar u vu në rresht pas bythëve të Sandrit, i cili ishte i pari në radhë tek dera e kryeministrit, duke frymëzuar çdokënd që ëndërronte të bënte diçka si ai.
Por, krahas modelit të të shpërblyerve, Berisha u kujdes po kaq shumë të prodhonte dhe modelin e “të ndëshkuarve”, me qëllim që ta kuptonin çfarë i priste, po të ishin kundër tij. Kushdo që e refuzoi këtë rresht dhe doli kundër tij, kushdo që tregoi me gisht çfarë po bënte i i biri i tij në Gërdec, e bija e tij në studion ligjore, gruaja e tij në “fondacionet bamirëse” dhe vet ai, për të mbajtur shtetin peng, u kthye në model ndëshkimi. Gazeta TemA, Top Channel dhe gazetarë të njohur kritikë me të, u sulmuan verbalisht, financiarisht, fizikisht dhe u tentua deri të eleminohen. Dhe në këtë betejë nuk ka qenë i vetëm, por ka përdorur dhe ushtrinë e të shpërblyerve. Ndaj gazetarëve kritikë ka pasur jo vetëm dhunë dhe gjoba finaciare apo dhunë verbale, por dhe rrethim mediatik, izolim, censurë për t’u shfaqur në ekrane dhe luftë klasore.
Unë nuk do ta harroj, se ndërsa qetësoja fëmijët që shikonin të lebetitur si u hodh në erë makina dhe u përfshi nga flakët para dritares së shtëpisë sime, deklarata e parë nuk erdhi nga policia, por nga TV Klani, i cili e “caktoi” se makina ishte djegur nga një shkëndijë elektrike.
Nuk mund ta harroj ndërsa rreth 2 mijë gazeta dhe media të ndryshme në botë, u solidarizuan me mua dhe dy kolegët e mi, pas një sulmi fizik nga një biznesmen, që ishte dora e zgjatur e Familjes Berisha (sidomos gruas dhe vajzës) në Armo, TV Klan dhe gazetarët e tij “kanë firmosur” një deklaratë publike, që u lexua në TV dhe u botua në gazetat e qeverisë, ku dënohesha unë dhe dy kolegët e mi, që meritonim dhunën.
Nuk mund ta harroj se si policët që rrethuan redaksinë e gazetës dhe shtypshkronjën duke shkatërruar biznesin, udhëhiqeshin nga Aleksandër Frangaj dhe mbështetëshin publikisht nga media e ti. Nuk mund ta harroj se ndërsa gazeta gjobitej financiarisht, inspektorët raportonin tek “Kunati” i një biznesmeni që priste rezultatet e gjobës në kafe me Frangaj dhe i raportonin Berishës që të merrnin shpërblimin.
Nuk mund të harroj se si Aleksandër Frangaj për të futur poshtë këmbve të tij, Top Channelin, bindte çdo ditë Sali Berishën, ta shantazhonte atë me gjoba dhe ta përndiqte, me qëllim që ata të bënin ashtu siç bënë, marrëveshje biznesesh me të, dhe ai pastaj t’u kushtëzonte dhe kë të ftonin dhe kë jo në TV. Ky ishte modeli i lirisë së shtypit të Sali Berishës, ku pasi prodhoi polin e të shpërblyerve, i mori ata dhe i përdori edhe kundër pjesës tjetër të shtypit, për t’i kapur ose për t’i flakur ata.
Pra, Sali Berisha bëri gjithçka që ta kapte shtypin me kulaç dhe kërbaç, i qartë se duke i ndarë në dy kampe, do të kishte dy të vërteta dhe ai do ishte gjithmonë me njërën palë, me ata që i lëpiheshin.
Edi Rama nuk është Sali Berisha. Është e vërtetë që ky nuk vret, nuk përdhunon gazetarë, nuk ndërmerr fushata hakmarrëse, nuk burgos gazetarë dhe nuk hedh në erë biznese të tyre. Ky, ndryshe nga Sali Berisha që e kapi shtypin me dhunë dhe modele joshje, është i nervozuar përse e ka kapur shtypi dhe pse nuk ua plotëson dot të gjithëve orekset. Ai ankohet publikisht si një kalama qaraman, duke shpjeguar jo atë çfarë realisht i bën shtypi atij, por atë çfarë ai nuk i bën dot shtypit.
Ai flet për një shtyp që i vë gjoba, dhe i bën kërkesa të papranueshme, por nuk thotë emra, ndërkohë që vetëm një javë më parë, ne kemi parë me fakte të hidhura, se si media më sahanlëpirëse e Shqipërsë, jo vetëm që e kishte kapur kryeministrin, por e detyroi të dilte publikisht të mbronte pikërisht gjëra të pambrojtshme, dhe biles të thoshte se Aleksandër Frangaj ishte njëqind për qind legal në zaptimin e tokës në bregdet, ndërkohë që dokumentat që u botuan tregonin se ishe 100 për 100 qind fallsifikator. Biles Rama shkoi dhe më tej duke u treguar dhe gjykatave si të silleshin me të nëse paditej, pra të quanin të rregullt. Nëse ka një rast flagarant, ku Edi Rama mund të tregonte se ishte i vendosur t’i tregonte vendin shtypit gjobvënës, ai ishte një rast i artë, që ai e humbi me shumë dëshirë dhe pasion, dhe me një vetkënaqësi prej shërbëtori ndaj atij lloj shtypi që ai kritikon me llafe para ambasadores Vlahutin.
Unë nuk di nëse do ketë ndonjë rast tjetër në botë ku një kryeministër të mbrojë një krim shtetëror të një botuesi servil me të, siç qe rasti i Edi Ramës për Frangajn, por di që Rama nuk do ketë asnjë shans më, të bëhet i besueshëm si kryeministër që ka distancën e duhur me shtypin, për të mos u kapur nga qeveria dhe për të mos e kapur qeverinë. Ajo çfarë ai rrëfeu sot për shtypin, para ambasadores Vlahutin, nuk janë problemet e shtypit, por makthet e tij në raport me shtypin. Ai është më i gëzuar që i ka marr Berishës TV Klanin, se sa i mërzitur që është kapur nga një media e pistë. Ai është më i mërzitur që të gjithë nuk duan të bëhen si Frangaj, se sa i gëzuar që mund të ketë dhe gazetarë që nuk duan të kenë punë me të. Problemi i tij i madh, ndryshe nga Berisha, është se Berisha e kapi median me dhunë, kurse këtë e ka kapur media me dëshirën e tij dhe ky qeveris nervoz, ose i qetë, në varësi të orekseve të atyre “pronarëve” që atë e bezdisin. Ndaj duhet besuar kur bëhet nervoz me ta. Ata janë populli i tij, elektorati i tij, dhe pasioni i tij. Dhe është tamam siç e përshkoi ai, një kënetë në të cilën ai ngjan si një buf i hutuar dhe panikosur, nga zhurmat që ushqen vetë.
Si gjithmone i SAKTE!
Kur do fillosh t’i biesh tamam, sic di ti ketij teveqeli.
Koha e tij mbaroi.
ENOUGH IS ENOUGH!
Eh ku fle lepuri si dihet?
E mer Like!
Lepuri fle ne ndergjegjen tende, ne shpirtin tend “lepur” qe ashtu e ke patur qe ne lindje.
Nuk eshte pune lepri mer Like,eshte pune Morali,por a ka Moral Rama!!!
-Per kete nuk e dime,duhen pyetur Socialistet,Rilindasit mer Like,por jo vetm ata,por dhe “lepujt”e tij deputet qe i bejne G….re mer Like,sa here qe atij i ngrifet k…ri!
Ne kete rast Baze ka te drejte mer like,pasi i provoje faktet dhe ne faktet duhet te shofim mer Like,por mbase ke te drejte,mbase te ka marre malli per “leprin” e Rames mer Like,s’ke faj !!
Ky “shperthim”,sic thote analisti yne, antimedia i Rames nuk eshte as i pari e as i fundit nuk do te jete.
Sulmet e Edi Rames ndaj mediave jane bere normale tashme.Perhere kur ka nje deshtim,qe ne nje menyre a tjeter pasqyrohet ne media,Rama sulmon kete,madje,edhe duke e bere pergjegjese e bashkefajtore per deshtimin e radhes.
Dhe kjo eshte e paprecedente.
Nuk ka ndodhur kurre ne kete cerekshekulli demokraci,qe nje Kryeminister te sulmoje ne menyre konstance dhe kaq te ashper median e lire.Kurre.
Eshte e kote dhe qesharake,por edhe e mjerueshme qe analistet e majte,socialiste,qeveritare apo prane saje,te mundohen ta kunderpeshojne kete krim ndaj fjales se lire me te urryerin e tyre te perjetshem,Berishen.
Mjafton vetem nje fakt,per t’ua hedhur poshte gjithe perpjekjen e tyre te deshperuar:ne kohen kur Berisha ishte Kryeminister,shtypi,tv-rat,mediat ne pergjithesi ishin ndare pothuaj gjysem per gjysem,dmth,gjysma qe mbante anen e maxhorances,e gjysma tjeter ate te opozites socialiste.Ky eshte fakt.FAkt i pamohueshem.FAkt qe nuk ka bashibozuk mediatik te pushtetit te sotem qe te mund ta mohoje.
Ky ekuliber mediatik,u prish sapo Rama me socialistat e tij erdhen ne pushtet.
TAshme jemi ne rrethana te tilla,ku pjesa derrmuese e shtypit dhe televizioneve jane mbeshtetes te hapur te Edi Rames.
Jemi ne rrethana te tilla,kur si kurre me pare,kemi nje militantizem ekstrem te analisteve te majte,ketyre bashibozukeve mavij me mendesi bolshevike,ne mbrojtje te cdo akti qeveritar dhe kryeministror dhe sulme te egra e denigrues ndaj cdo rezistence opozitare.
Nuk ka bere vaki me pare.As ne kohen e imagjinuar sipas socialistave te Berishes.Kurre.
Eshte e habitshme,nderkohe,qe shume gazetare,opinioniste dhe analiste(jo bashibozuket mediatike te RAmes)e kane pranuar si te mireqene sjelljen e Rames ndaj gazetareve dhe mediave.Eshte nje sjellje qe,jo vetem shkel cdo kufi te etikes elementare te komunikimit,por kalon ne fyerje,sharje deri ne rrugaceri,te drejtperdrejte ndaj tyre.
Eshte i papranueshem justifikimi i neveritshem,qe “he mo,se Rama keshtu flet”…
Zoterinj!Rama,nuk eshte thjeshte Edi i batutave bajate ne tavolinat tuaja te kafeneve.Rama eshte Edi Rama.Eshte ai qe ka ne dore pushtetin ne Shqiperi.Eshte Kryeministri i Shqiperise.
Duke e toleruar sjelljen harbute,rrugacerore te Rames,jemi ne kete pike ku jemi sot.Jemi ne kete pike,kur ky sociopat i cmendur,nuk e ka problem te sulmoje egerisht median edhe ne syte e nderkombetareve,atyre nderkombetareve qe jane ketu,pikerisht,edhe per lirine e mediave.
Aq i perndezur eshte Edi Rama nga ky tolerim qe i behet rrugacerise dhe harbuterise se tij komunikative,sa thyen edhe ato kufij te etikes,qe nuk guxojne ti thyejne edhe lideret autoritare dhe diktatoret e vendeve me problematike te botes se sotme.
Asnje udheheqes autoritar,as nje diktator,as Putini i fuqishem e Kimi i eger madje,nuk do te sulmonte kaq lehte mediat,ne prani te perfaqesuesve te larte te atyre vendeve dhe organizmave qe kane preokupim lirine e saj,sa c’e ben Edi Rama i Shqiperise.
E di se shume vetave i’u vjen per t’u zgerdhire,duke e shoqeruar zgerdhimjen e tyre me ate justifikimin e zakonshem e bajat “c’ne Rama autoritar e diktator…heheheee…Rama eshte nje snob qe tallet e ben shaka…!!!
Jo zuzare,nuk eshte si thoni ju.Nuk mund te sherbeje snobizmi i Rames si justifikim per rrugacerite e tij.Sepse,o pisa,Rama eshte Kryeminister i Shqiperise.Aq me teper kur kjo harbuteri,kjo rrugaceri e tij,nuk mbaron me kaq e hajt,por eshte nje menyre per te intimiduar gazetaret,per t’u mbyllur gojen mediave,per t’i nenshtruar ato ne sherbim te interesave te pushtetit te tij.
Ne konference e perbashket me ambasadoren Vlahutin,Rama,pervec se sulmoi egersisht mediat ne Shqiperi,tha edhe nje budallallek te madh,me te madhin budallallek qe kur erdhi ne pushtet.Nuk e kam fjalen per mashtrim a genjeshter,por per budallallek ne kuptimin e mirefillte te fjales.
Rama tha:edhe pse ka vende qe kane hapur negociatat,ne jemi ne nje nivel me to…!!
Qe dmth,edhe pse jane nje hap para,ne jemi ne nje nivel me to!Nje percudnim te tille te logjikes me elementare,vetem nje i cmendur mund ta beje.
Nje budallallek te tille,nje idiotesi te tille,as budalli i gazetarise ,bolsheviku i perhenur Andrea Stefani nuk do ta thoshte dot!
Nuk e thote budalli Andrea,por e thote avdalli Rama!
Tmerr!Cmenduri!
FAkti qe kemi nje Kryeminister te tille avdall,sociopat te korruptuar,lunatik si Edi Rama,eshte shkaku kryesor ,se pse me qindra e qindra mijera shqiptare duan te ikin nga syte kembet nga Shqiperia.
Krimi,korrupsioni,dhuna ndaj mediave etj etj,jane gjepura tashme;jane bere gjepura;jane gjera te zakonshme,me te cilat edhe jane mesuar shqiptaret t’i durojne.Gjera te vogla keto.
Por ajo me te cilen nuk mund te mesohen shqiptaret eshte sociopatia e Kryeministrit te tyre,cmenduria e Kryeministrit te tyre.Dhe kur sociopatia dhe cmenduria perzihen me korruptimin dhe inkriminimin,behet nje tretesire e tille me e helmet se vete helmi.
Kryeministri i Shqiperise nuk eshte thjeshte nje autoritar i korruptuar dhe i inkriminuar e hajt.
Ai eshte me shume se kaq.
Ai eshte nje sociopat i inkriminuar dhe korruptuar.
Ai eshte i cmendur i korruptuar dhe inkriminuar.
Eshte thene per shume fatkeqesi qe kane pesuar shqiptaret,se po paguajne per mekatet qe na i paskeshin bere ne shekuj.
Po kush mund te me thote,se c’mekat kaq te madh e mizor na paskan bere keta shqiptaret,qe te vuajne cmendurine e nje sociopati si Edi Rama??!!
Fluturon, fluturoooon… gamori! S’e besoni? Shikoni pak kete siper meje se cka bere per te dale i pari ne resht. E ka bere zakon. Futet gjithmone pa radhe. E ben per t’ju treguar juve se sa te gjata i ka veshet. Per gamoret, dhe cuditerisht jo vetem, ka shume kuptim. Kush del i pari ne resht per ta, dhe kush eshte me veshgjati, e ka per risk te quhet “gamor qe i prin kopese”. Eshte pak a shume si puna e protestes se 21 Janarit, kur ne krye te asaj turme amorfe “te armatosur” me gure e shkopinj ishte me i gjati. Ishte deri sa plasen plumbat se pastaj e la turmen ne balte dhe ja mbathi te bente sehir prapa xhamave te kafenese. Priste duke ferkuar duart nen tavoline me shprese se do i thyente briret kaut
Ndiqeni
https://www.youtube.com/watch?v=cIpcUc1L-GY
“Lehni laro kaba; Hosana, baraba….”
U turre kunder atij qe “hyn midis rrjeshtave” dhe hyre vete me nje koment terkuze.
Edi Rama e ka ne dore ose te beje zgjedhje te reja,ose te vazhdoj te punoj si halldup per te pasuruar Klanin e Sandrit,çiftin e Hajdutave Like Meta dhe Monika Kryemadhin dhe per te forcu LSI.
Beju burr o Edo se tash ke ra ne nje moçalishte berlloku,dhe kan fillu me ti fut ngjalat nga bytha.
Mero shiko punet dhe gjobat e tua mos u prish dhe me Ramen si u prishe me Berishen me shpresen qe do perfundosh te Meta se tek ai do e hash dhe ti bashke me te perfundimisht
Raporti ishtw pozitiv. Psr mero nk merr fushate te behen ligjet e drejtesisr dhe dekriminalizimit si ceshtje kombetare! Ti behet presion parlamentit pozite-opozite te miratoje ligjet për te miren e shqiptareve.
Minjte e ndjejne stuhine perpara te gjitheve.ka nje jave qe mero miu, I ilir mete mutit ,ka filluar sulm frontal ndaj rames. Jo se do merua po sepse maestroja I tij e paska pasur ne plan te fillonte ndryshimet ne qeveri, prandaj.
Nuk e kuptoj se pse I bie Rreth e rrotull meroja me historite e tij te treguara 100 here kur qellimi I vetem eshte te forcoje opinionin kunder rames.ka harruar doreshkrimet e veta mero baze ku cileson si te parin politikan te poshter qe bleu mediat? E pra ai ishte ilir meta.
Qe popullit I ka ardhur ne maje te hundes me ramen as qe diskutohet,por qe ti behet fresk ilir metes nga palaco gazetare sic po behet dhe baze,kete s duhet ta pranojme.
Ngeli duke komentuar edhe pordhet e Rames dhe batutat e tija bajate tashme!
Astaj ç eshte kjo!?
Sa here del Rama e keput ndonje gomarllekun e radhes patjeter duhet te jete edhe Frangaj! Na u shpif! Si gazeta Bashkimi dikur ne traplleqet e sindikatave te leshit
Mero!
Me duket se je nxituar ne kete artikullin,kur flet per Ramen se ka frike nga medja.
Per ate qe ai thote se nje pjese e ketyre medjave jane kthyer ne kenete me uje te qelbur,kjo eshte e vertete.
Kete e di edhe ti mire.
Per mua thennja e Rames e ka kuptimin ne ate qe,medjat te mos ushqe hen me informacione te paverteta,apo me thashetheme,per parti,persona te vecante,politikane e tj.
Sa me e besueshme te jete medja,aq me dobi sjell ajo ne angazhimet e njerzeve ne favor te prosperitetit.
Ajo duhet te denoje me force perpjekjet per destabilizim.Me kurajo dhe guxim te diskreditoje deklarata e papergjegjeshme te politikaneve, qofte ne parlament edhe jashte tij.Dihet se fjale dhe shtypi jane te lire te thone cfare te duan.Por ato duhet te kene seriozitet e jo llafe ne ere.Ky mendoj une eshte esenca e fjales se Rames ne konferencen e shtypit me perfaqesuesit europjan.
E verteta eshte se KENETE jane pikerisht ato media qe i sherbejne me veneracion dhe by….lepirje pikerisht Edvinit. Dhe ti kete e di po aq mire sa te gjithe shqiptaret. Nuk mund te n’a perdhunosh inteligjencen me nje koment prej militanti.
vari carin Rames, ky daku per mua u dogj pa i mbaruar mandati. Ne zgjedhjet e radhes, PS po vazhdoi te kete ne krye kete, do dale skandal. Sa per mua asnje parti nuk kam per te votuar, do shkoj ne qender te votimit dhe ta bej fleten e pavlefshme. Mbaroi
Nuk e di se ku e merr guximin media Shqiptare per ti dalur zot vehtes, nga ato pislleqe te cilat vete i ka krijuar dhe eshte zhytur deri ne fyt. Kjo eshte nje lavjerese e ndyre e politikes, e klaneve te fuqishme ku edhe e ka mbeshtetur pasurimin e saje dhe rrenimin e atij roli qe duhet te luaj media ne nje shtet demokratik.
rama si duket ka dert zgjedhjet e ardhshme dhe i duhen mediat qofshin edhe ato si klan-i.
nese don te fitoje zgjedhjet duhet te perfundoje Reformen e drejtesise sa me pare dhe te arrestoje berishen pak para fushates. kjo do i jepte fitoren.
ti rruaje topet Berishes…..dhe pasi tja rruaje tja marri ne goje.
Keneta e medias eshte me me pak ere se mocali qeverisjes.Ere bien te dyja por ai qe hedh parfum ben sikur se ndjen eren ekeqe rreth vetes
Nuk eshte nevoje Ed Rama te kritikosh shtypin ,dhe eshte e vertete, se ti je me liberal se te gjithe kryeministrat e ktyre 23 vjeteve . Ajo qe te lehteso punen dhe te rrit respektin ndaj populllit mbi te gjitha ,eshte zbatimi i ligjit ,dhe jo favoret me koncensione ne shendetsoi ,transport apo ne ekonomi ,si dhe tendera qe flitet kane shkelje ligjore ,apo leshime per gjobvenesit e djeshem sic thote Mero ( sic eshte rasti I Frangajt dhe delijorgjit ) o jepi lejet te gjithe ndertuesve qe kerkojne ose asnjerit . Selektiviteti eshte gjeja me negative per nje qeveritar ,dhe mendja te con tek korrupsioni . Transparenca dhe nikoqirlleku i parase te taksapaguesve shqiptar te ben me te forte ndaj sulmeve te cdo lloj kenete mediatike ,dhe jo klientelizmi .megjithe te metave qe ke pasur keto dy vjet perseri shpresa per te permiresuar punene qeverise qendron akoma . Sa per opoziten mos u merakos ,se argumente nuk ka por vazhdon serialin e shpifjeve banale .
Te lumte pena mero mir ja bere dhe ketij legeni po sdolli nje kryeminister i sakte per kete te uruar shqiperi te gjithe hajdute mos u fryfshin
Per te ardhur keq se si nje artist qe ne cdo rast perseriste qe kam nje mision e s’jam politikan per 2 Vjet humbi besimin edhe te militanteve , Nje politikan nuk e do te verteten,nuk e do te bukuren nuk e do te virtytshmen .Pra humbe edhe si artist.
Nuk mund te kete politikane te mire dhe media te keqia, gjyqtare te korruptuar dhe deputete te ndershem, spitale te shpartalluar dhe arsim te perparuar, polici te ndershme dhe fshatare kriminele!
Te gjithe jetojme ne te njejtin batak dhe hame nga e njejta çorbe! Shqiperia eshte pertoke dhe situata eshte pak a shume e njejte ne te gjitha fushat e jetes dhe biznesit!
Gjerat shpresojne te ndryshojne per mire dhe atehere morali i njerezve dhe aktivitetet shteterore e private ne Shqiperi do fillojne ne pergjithesi te ngrihen lart paralelisht…siç ndodh ne Austri, Danimarke apo Poloni!
si të bëhesh hajdut njësh me Ben hajdutin, je i dhjerë të drejtosh këtë vend!!!!!!
Bravo Mero si gjithmon ,I sakte ne mendime ,pa mashtrime . Problemin me te madh Rama e ka me veten ,pasi e kupton shume mire, qe kjo detyre nuk eshte per ate . Figura e tij e vetefryre nga euforia ,ra shume shpejt ,per arsye se Shqiperia nuk eshte vendi i lehte per ta drejtuar . Veshtirsite financiare nuk te lejojne qe te mbash premtimet bombastike te bera ne fushate .U detyrua te marri masa drastike me qellim qe te mbushte arken ,por keto prekin interesat e popullit .Rama tashme e din fare mire zhgenjimin e madh ,qe solli ne popull dhe se shancet I ka zero per te hedhur kandidaturen tjeter . Shanci I vetem i tij per ti vene mutit lule eshte te pergjerohet tek media e Klanit . Keshtu eshte kur nuk je I zoti dhe i ndershem , perfundon vasali i Frangaj , Gjithesesi Rama nuk do ti shpetoje ndeshkimit te popullit te zemeruar .
KJO QE THOTE RAMA ESHTE E VERTETE POR AI VETÈ NUK DUHET TE RRÈZOHET NE KÈNETÈN E TYRE SIDOMOS NÈ ATÈ TE BYTHELÈPIRÈSIT FRANGAJ.KA EDHE ANALISTE GAZETARE E POLITIKAN JASHTÈ REALITETIT INTERPRETUES CINIK MEDIOKER TE PAIMAGJINUESHEM DHE SHUME TE PAPRANUESHEM NGA MASA POPULLORE.NUK MUND TA IMAGJINONIM NDONJÈHERÈ KÈTÈ NIVEL KAQ TÈ ULET NÈ KÈTO KOHÈ.
Ia fut kot Mero. Nje pjese e madhe e shtypit ashtu eshte: kenete e mocal. Sajon lajme mbi thashetheme, i amplifikojne, dhe pastaj ia shesin publiket si te verteta.
Artikull i goditur artistikisht!
Permbajtje goditese ne vetvete!
Komente:
Mero ben mire qe ke filluar te gudulisesh Ramen, se e meriton dhe i ben mire!
Nga ana tjeter, ngre Sander e ul Sander, u be shume bajate!
90% e editorialeve te tua jane me ingridientin “sandër”. Nuk eshte as mjalte, as nenexhik, as melhem e as farmak!
Lutemi ta rralloni perdorimin se sado lart te jete shkrimi, kur fut e perzjen “sander” dhe “klan”, i bir serioziteti dhe legjitimiteti…
Merr ngjyra personale te panevojshme.
Suksese!
Ahe mor z. Baze,une te lexoj me kenaqesi,por kij pak kujdes, se te shprehurit ,ose si te them ,kuptimi i asaj cfar thot nje njeri, qoft edhe kryeministri,ka nje kuptim,kuptim te cilin e di me mir ai qe e thot,e qe e shpreh.Kur kryeministri tha qe n.q.se Frangaj e conte problemin e rinovimit te lejes se ndertimit ne gjykate ,do fitonte gjyqin ti i ture kryeministrit si i shitur tek Frangaj.Te tilla analiza,ku nuk flitet per thelbin,por per kuptimin sipas mendjes te seicilit,per nje ceshtje te caktuar,nuk jan me analiza,por sulme barbare,kenetore.Eshte e vertete absolute,kerkesa per rinovimin e lejeve te ndertimit,ne 100%te rasteve te gjitha gjykatat japin vendime pozitive.Po z. Baze per te tjerat qe ti shkruan,une te lutem qe ti te vazhdoshe te shkruash,e kam llafin per facifikime e falcifikator,per ata qe bejne presion politikes e politikaneve,per politikan qe jan ortake te qelbesirave ne ket mocal,qoft ky edhe kr.ministri.Z. Baze do te rekomandoja qe te mos shkruash vetem per Qeretin,dhe per Frangajn,sepse fenomeni qe eshte i perhapur nga derdhja e bunes e deri ne Ksamil,po te anash kalohet dhe te shkruhet vetem per nje rast,me duket klientelizem,meri personale,gjera arkaike e fare parimore.Situata eshte alarmante ne Palase,ku notojne peshkaqent me te medhenje,po ashtu alarmante eshte ceshtja e Kakomese,po ashtu alarmante eshte ceshtja e fshatit turistike te Ksamilit.T e gjitha keto nuk e besoj qe ika gllaberuar Frangaj,por te tjere kriminel te organizuar.Une besoj qe ti i di edhe keto z. Mero por nuk mundem ta kuptoj pse nuk shkruani per keto dhe per ata.
@sarandjoti
Ke te drejte o patriot!
Koco Kokedhia i qiu robt jugut! I shkerdheu nenen e robt jo vetem bregut, por te gjithe jugut!
As zogjte nuk fluturojne pa raportuar dhe dhene gjoben tek KKKKKK dhe sejmenet e tij! Pale qe ka edhe kucke qe te pi gjakun si shushunje!!!!
Mos fol vetem me nje copez, por permend me guxim te gjitha sarajey qe po nderton pa i hyre gjemb ne kembe mu 20 metra larg detit!!!
Ta dini se edhe ne sekuestron e plazhit te Llamanit ka gisht e dore e kembe KOCO KOKEDHICI!!! Atij i pren shpata ne dy jrahet dhe ua futi probareve te ligjshem ne gjasme fallcifikime!
Poshte K/Ministri i Jugut!!!!!
E ke kapur shume personale m3 AF dhe sorollopin e tij zejmenas.
U lodhem ne, duhet te jeshe lodhur edhe ti.
Nuk i bihet fyellit ne nje vrime.
Ndrysho lajtmotivin se kane filluar e na zene e na perzjehet
Hallall Mero Baze!! Kenete e kaluar kenetes!!
Por duhet te pranosh se edhe ti je pjese e suksesshme e ketij gjirizi moçalor! Edhe ti e njeh mekanizmin e gjobes dhe gjobevenies ????????????
Inatet e Frangajt po do te ja nxjerresh Rames o Mero djali!kesaj i thone nuk ke ci ben gomarit e i bie samarit.Mero ti ke qene i drejteperdrejte me cdo pushtet edhe me me te egrin ate te Sali Berishes,mendoj se nese ke ndonje gje konkrete,ndonje fakt se Rama i ka bere favore Sandrit te klanit,ke te gjithe te drejten e botes ta botosh ne gazeten tende,por ta aludosh sic ben Bushtra Andi,kjo nuk eshte profesionale,dhe as te nderon ty si njeri i te vertetave te medha,ke nga momenti qe Frangaj futi fadromat ne ato terrene sportive nuk pushon se kritikuari Ramen,nderkohe qe nuk besoj se ajo pjese toke ne golem eshte ndonje sfide per kryeministrin,si duket nuk e ke njohur mire Ramen keto vite.
Me kalimin e kohes do kuptojme se kush ka pas te drejte,nderkohe qe ne te gjitha shkrimet e tua kunder Berishes kane qene ashtu sic dhe ti i parashikoje.
Shkrim brilant!!!
I mire shkrimi, she me mire do te qe sikur te mos kishte aq jarge dhe aq shune “sander” brenda se po a e rrit kolesterolin
Hahahaha!
????????????
Quan Mero gazetarine kenete!
Po vete Mero, mos shkruan romane policeske!????
Gagagahgagahaga ?????
Eeeeehhhhh
Nga Zejmeni dhe sa lajm bo ky Frangaj!
Imagjinoni te qe nga Shkodra, do shkruante Kadareja per te!!!
Amon ore, se spo hapim Temen pa Sander Frangaj… duhet te grisim kapakun se na felliqi fare
Mediat në Shqipëri janë klienteliste, nivel shumë i ulët, nuk janë investigues dhe si te tillë nuk ndihmojnë zhvillimin e vendit, të shoqërise etj. Si shpjegohet që ti Z Mero nuk kritikon kurrë Ilir Metën apo LSI, por përkundrazi e lavdëron. Si shpjegohet që asnjë nga gazetarët dhe askush nuk flet për ta.Si nuk doli një gazetë të publiknte intervistën skandaloze të Ilir Metës në Zërin e Amerikës. Në fakt ato pyetje që i beri gazetarja e Zërit të Amerikës ishte dasht ti bënin gszetarët shqiptarë, por këta të fundit Meta i ka blerë. Të gjithë njerëzit e LSI janë bandit dhe askush buk flet për ta.
Mero,une personalisht te kam perkrahur kur ke patur te drejte,por ti si gazetar separi duhet ti dalesh krah propagandes per veprat pozitive inkurajoze te qeverise apo te çdo grupi e individi sepse dhe shtypi ka forcen e pergjegjesine e vet..prandaj mos u lendoni shume kur u thuhet e veteta si juve dhe ca prifterive te ulet.E di se nuk do ta botosh pergjigjen time,por Shqiperine ju po e sfidoni(shtypi)sepse po prekeni nga reforma(shume prej jush jeni te korruptuar), por une po ta them ty se te konsiderojme te nderuar pas ndarjes me Saliun,kur ne te mallkonim çdo dite sepse ishim me largpames sepse ishim goditur qe ne vitin 1990….kur filloi djegeja e bibliotekave nga mercenaret qe ne shumicen e rasteve flisnin nje djalekt verior (kosovar te shqiperise )……te vazhdosh te jesh perparimtar(te shkruaj te gazeta jote Andi Bushati esht turp,sepse ai ka ngritje intelektuale nen mesataren e intelektualeve dhe merr ndonje agronom …si ndihmes, pasi eshte bujqesia qe mbeshtet ekonomine dhe jo forma e taksave )..
Nje dore qe nuk kafshohet, puthet. Por jo domosdoshmerisht gjate. Rama nuk me duket nga ata qe i kane bese shtypit apo kujdo tjeter. Nuk me del nga mendja qendrimi i perulur ne dyert ku zhvilloheshin konferencat e PS ne rrethe dhe ku diskutohej ta linin te hynte ne mbledhje apo jo. Ai njerezit qe ishin ne konference i urente dhe i perbuste me gjithe forcen e shpirtit por rinte tek dera i perunjur si shenjtor para alltarit se i kishte vene vehtes nje objektiv madhor. Prandaj gabohen rende ata qe mendojne se Rama eshte “placke e lire” per tu shitur apo blere.
Jam shume dakort me e kundershtu,me u rrebelu,etj etj karshi Rames…por a gjindet nje kminister me i mire,apo me ma pak ane negative se Rama?Ky eshte problemi.Nuk prodhojme figura dinjitoze ne politike.
Shkurt dhe drejtë.
Rama ditë për ditë po del i paaftë në çdo fushë.
Sidomos në politikë dhe ekonomi.
Në politikë ka vënë rreshter Koçon që më shumë ngatërron se bën punë. Nga ana tjetër ka bërë të huaj shumë simpatizantë socialistë me politika absurde si ajo e burgut për çdo gjë.
Në ekonomi po ecën me parimin e bllokimit të çdo gjëje që nuk përputhet me megalomanitë e tij, duke i dhënë një fuqi të paimagjinueshme çdo inspektori tatimesh.
E vetmja fushë ku kishte pak kapacitet ishte komunikimi me publikun, por dhe këtë po e humb duke gënjyer ditën me diell.
Varja, do i bien puplat shpejt dhe këtij.
Nje studenti I Ra NE pro in teza qe Te fliste per elegantin POR,NE fakt I kishte lexuar vetem per krimbin.Ai e filloj keshtu pergjigjen perpara komisionit.Elefanti eshte nje kafshe qe kind,,rritet dhe vdes..kur vdes ze krimba.Pastaj vazhdoj e doli dy ore per krimbin.Edhe ti Mero,e fillon me Edin dhe na flet per Berishen.
Mero nuk mund te na e vesh ne pjate gjellen tende gatuar me mllefin per aleksander frangajn cdo nate e cdo nate e cdo nate se na e shpife……. E dime se cfare kenete eshte ai po ne kenete po kthehesh dhe ti
Keshtu i do mushka drute,por Palla eshte nga ato mushka qe tremben nga nje zhapik dhe bije ne humner,kete do pesoj dhe huri i gjat
Cfaj ka Rama…faj ka ajo bucja qe zgerdhihet…dhe e gjithe infrastruktura e bythqirave dhe kuislingeve qe i asistojne…
EDI RAMA ka te drejte.Drejtuesit e mediave bejne presione per te mare akoma privilegje.Niveli i gazetarise me perjashtim te vogel eshte nivel i ulet ne shqiperi.Gazetari interesash te pronareve.Kjo eshte e vertete
Nuk e di pse I dogji Meros kjo pune, ku edhe femija e kupton mese miri se per cfare flet Rama.
Si duket, do ti jene prekur telat diku Meros dhe hopa, do te hidhet ndaj Rames.
MEROOOOOOOOOOOOOOOOOOO, KESAJ RRADHE JE GABIM
S’ka fjalë që mund të shpreh neverin që kam për këtë gango ne andropauz.. Mbron Frangajn ne TV që meriton burgun dhe drejton gishtin kundër atyre që mund ti bej presion me pozitën e tij si kryeminister, në pranin te mediave dhe nen vezhgimin e rrept të europes. Duke kërcënuar të gjith ne tjeret që po nuk sillemi si kusho lepires Sandri ose të flasim mir per te, ose ai duke pasur në dorë te ardhmen tone në EU e shume te tjera, mund të na prish punë kurdo herë dhe në menyra te ndryshme. Gjeja me e padurueshme eshte se e ben me bindjen qe ne duke pasur frik rikthimin e Berishes, do fillojme te heshtim dhe te mbajme vendin tonë te mposhtur nen presionin e ketij gangoje ne andropauz.. Nuk po lene kart pa luajtur qe te na vej perpara si kope delesh..
Zoti Mero eshte e drejta jote si gazetar te shkruash cfare te duash por me duket se nuk deshiron te thuash te verteten e citimit te Edi Rames kur thote kenete mediatike.Vetem ne Shqiperi ndodh qe media as qe perpiqet fare per te pasqyruar nje fakt te vetem me burime te sigurta te vete medias por na servirni thashetheme qe fliten kudo dhe na i beni lajm.
Edi Rama eshte i revoltuar me injorancen mediatike dhe shpifjet dhe jo se eshte prekur ne kallo sepse nuk ka pse te trembet nga askush per nje pune qe i ka hyre me force dhe guxim per te cuar perpara kete vend te masakruar dhe ku pjesa dermuese jo vetem jane injorante por edhe te liq ne shpirt dhe qe urrejne rregullin dhe disiplinen por qe media ne vend qe te jete promototrja e ndryshimeve per mire ushqen me lajme krejt te pavlera dhe dezinformim opinionin publik.
Une e kuptoj se i ke ndare rruget me Ramen dhe se asgje nuk te bashkon me me te,por ty nuk te mungon telenti qe duke shigjetuar lehte me disa artikuj ne fillim sa per te terhequr auditorin anti Rame dhe kerkon qe me vone ta godash fort per te treguar se ke harruar nje kocke te forte.Situata e tanishme e reformave drastike ta jep kete mundesi qe ta luftosh por neser kur punet te jene vene ne terezi atehere askush nuk do ju kujtoj se a ekzistoni ne kete planet.
Po shyqyr o Mero qe i re hapur se na lodhe dy vite pas ketij sharlatanit. Puna e ketij u pa qe kur kish frike te vinte dita e enjte se i dilte Berisha dhe e bente palaco. U pa qe kur i la koncesionet Familjes mafioze ashtu sic i kishin marr me firme te Bosit baba. U pa qe kur nisi te zbukuroj kryeministrine dhe nuk u mor me ish kryeministrin per ti ber letrat per burg. U pa qe kur u stermundua te behej shok i Sandrit qe e shante me liber shpi. Ky do ike shpejt dhe do mbahet mend si kryeministri qe beri pune marxhordomi.
Po te zhytesh ne mocalin e frangajt, mocalishte do te duket cdo gje per rreth.
Ju qe mbroni frangajn, padyshim jeni pjese e mocalishtes.
E verteta ju djeg
O mero! Cfare the per berishen qendron. Dy pyetje kisha: perse nuk permend ramen kur tha do te djeg me gjith redaksi per problemin e femijes. E dyta i ke bere ndonjehere pyetje vetes qe u kerene ne qafe te tjereve dhe se e ke merituar dajakun po te fusesh hundet ne familjet e tyre?
Mero reklama! Nuk jam aspak dakort me menyren e drejtimit te qeverise nga Rama, POR jam plotesisht dakort kur disa media i quan keneta!
Edhe media jote ka disa qe ka filluar kohe qe te kthehet ne …..! Tung!
Pastroje mire !
Perfundimisht Popull idiot. O gomere me pseudonime qesharake, o trushpelare nga ujrat e puseve, mos u merrnin me Mero Bazen u sharlatane. Ju nuk shkruani dot nje paragraf dhe i tregoni Atij se cfare duhet te thote. Flisni per ate qe trajton shkrimi, tmerrin qe po jeton ai qe po vdes nga vetvrasja. Arogancen e nje te paafti. Turpin e 23 Qershorit dhe groposjen e enderrave te cdo Shqiptari naiv. Para dy vjetesh thoja me mirë Enver Hoxha se Saliu. Sot them me mirë Sala se Ky……..
Sali Berisha ne pushtetin e pare erdhi dhe veproi si kreu i reaksionit kunder sistemit te me parshem dhe komunisteve ndersa ne pushtetin e dyte veproi si me pare por kryesisht aktivizoi mafjen ekonomike duke qene kreu i saj. Fatos Nano ne te gjitha pushtetet me mafien eshte marre me nje anshmeri te lehte. Edi Rama ka nje dallim te dukshem nga te paret pasi nuk ka shikuar mafien e nje krahu apo te krahut tjeter por i ka bashkuar e forcuar e drejte konsulidimit te dy mafjeve.Ai eshte nisur nga parimi se shqiperia eshte nje dhe mafja me ne krye Edi Ramen do te jete nje e bashkuar qe te forcohet sa me mire e shpejte ekonomia e borgjezise reaksionare mafioze.Keto jan parimet rilindjes se Edi Rames.Ne kete rruge po e mbeshtet edhe Fevziu e Sandri pa din e pa iman.
Ne nuk kemi media nuk kemi investigime por vetem thashetheme qe shkruhen neper gazetat e perditshme dhe femra lakuriq per ta shitur gazeten qe eshte kthyer ne reviste porno ku munt ta shohin dhe femijet media po shkateron imazhin e vendit Rama ka te drejte.
Mero ka harruar Lorenc Vangjelin, i cili u shkri me mish e gjendrra helmi per Ramen, sa as xheli ler floket nuk i dilte me dhe nuk shihte nga picerrimi i syçkave.
Mbeti edhe Vangjeli si legen, kur Rama e lerdori sa e perdori dhe e hodhi si lepurush te lepije kembet e Likes dhe te zhurmoje si rrot kari me Andrean neper studio.
Mos e çonveten Mero tek niveli i tyre.
Boll me Frangaj e sorollop, se edhe gjak blu te kishte qene me cicat 7 dhe do shkruaje me pak!
Merru me pickimet e Rames dhe mire je
Mero,
une jam nga ata qe te kam quajtur MERO PASHË TEPELENA…!
PSE?
SEPSE TI NGA NJE NJOHJE E BRENDSHME E CJAPIT TE PURTHOSUR TE VIÇIDOLIT, E DEMASKOVE ATE ME FAKTE DHE BRILANT….
Por ti Mero paske edbe ca huqe te tuat….Je hakmarres, merresh me shume se sa duhet me shoket e tu te mediave, ndersa me kete Frangaj, po e teperon….po e teperon, dhe kur e kalon masen, plumbi te kthehet rikoshetë…
Harrove vehten tende ne fillim me Berishen?….
Edhe Frangaj do te jetoj….Nuk thone kot gjermanet:
LEBEN UND LEBEN LASEN…(JETO DHE LERI TE TJERET TE JETOJNE…)
Kryeministri nuk eshte i pagabushem…Por dhe pse e kthen Frangajn ne mullirin e tij, them se nuk ben gabim!!!!….
Je inatçi dhe kalon padashur ne platforma personale…
Te respektoj, prandaj dhe po te kritikoj…!
Ki miresine ti degjosh kritikat konstruktive….!
Rama ka nje gabim, qe merret me shume se sa duhet me mediet, por ndihet shpesh i sulmuar nga balta e tyre qe me se shumti eshte Balta e Bajraktarit F a s h i s t P r i m i t i v…!
çdo dite e me shume me mbushet mendja qe ne jemi populli me i çuditshem ne bote!ne çdo e per çdo gje ne futim dyshimin,nese jemi fajtor mundohemi te bejme te pafajshmin,per te spiunuar nuk na e kalon kush(po te spiunonin per gjera qe ndodhin ua ben hallall por shpifin,kurre nuk e bejne spiunimin per interesa te mbarevajtjes se sistemit shoqeror por per te perfituar diçka)respekt nga frika per te fortin,servil deri ne zvarritje per per ata qe kane interes etj.Po u çua dikush ne fillim e te tregoi per pislliqet e nje politikani, per shembull do thone se ku e mori vesh kaq shpejt po filloi te tregoi me vone do thone po pse tani e jo me pare e keshtu me radhe:”hyp se te vrava,zbrit se te vrava”.Ne realitet te gjithe ata qe mendojne per teori konspirative per te tjeret,vuajne nga vese te ndyra per vete dhe i mendojne gjerat sikur te jene ata vete prandaj Mero vazhdo çirrua masken te gjithe politikaneve mashtrues e kriminel!per mendimin tim militantet e çdo partie jane,ose idealist,ose budallenj,ose perfitues!nje gje eshte e sigurte se idealistet po firojne çdo dite e me shume…e kam patur bindje qe cikli ramizist eshte i mbyllur dhe populli nga do te sillet prape brenda do ta kete,nje perqindje te vogel kam patur besim se Rama si skizofreng qe eshte do ju dali nga duart por eshte e pamundur kur je i kapur,per me teper duhet harruar se ne pushtet do vije dikush i drejte dhe i paster pa kaluar shume vite.Fusheja ka thene:”qe te hipesh ne majat e pushtetit duhet te jeshe 99-esh” dhe po del çdo dite qe ka patur te drejte ndersa nje shoku i imi thoshte:”ne te gjithe boten qe te hypish ne pushtet duhet te jesh agjent i nje agjenture,ne Shqiperi duhet te jesh i 2-3 ose me shume”
Shume militante te ‘rilindjes’ tani po ndihen keq se Meroja po ju kthen shpatullat dhe po i braktis ne interesat e tyre partiake per te manipuluar nje pjese te shtypit qe ndjek gazeten Tema. Nuk e imagjinoj dot Meron qe mbron nje kryeminister arrogant e te korruptuar njesoj si ish-paraardhesi i tij! Nuk e imagjinoj dot nje gazetar qe te hedh ne plehra 25 vjet karriere nen presione te medhaja nga bota kriminale per nje artiste kryeminister qe ka 20 vjet qe rron ne kurriz te shqiptareve bashke me servilat e tij rilindas. Tani vjen dhe e keqja me e madhe per ne shqiptaret, sepse nuk kemi me alternativa. Besoj se Meroja duhet te nxis shqiptaret te formojne vete partite e tyre territoriale, pa pasur nevoje per doktora apo piktora!
ca e shajne ca e lavderojne Meron , ca as vete nuk dine se cfare shkruajne se jane konfuz dhe ai kepusin si kau peles..problemi ne kete shkrim nuk eshte Meroja,,,,,sa per info,, une sjam as shok i meros as shok i ndonje partie hehee se sme ha vare per asnje parti …por le ta themi si eshte per te thene,, te zezen mbi te bardhe,,,,Sic e thote edhe Mero,,
qe rama seshte berisha kete ska nevoje per koment, sepse berishes kur i prekeshin rende interesat nga nje gazetar dinte ta gthente edhe me mire se xhaxhi njehere e nje kohe,,,por problemi me ramen eshte qe po futet vete ne valle me mediat dhe here i lavderon here i shan,,, here i mbron e here i harron,,,dhe ketu per mendimin tim po luan nje loje kuturu qe me shume po e degradon se po e larteson. Ate nate qe tha qe ky shpellari barbar I feangajve qenka 100 per qind ne te drejten e tij,,, jo vetem qe se morem vesh se ku do te dilte,, por jam i sigurteqe edhe ai vete se ka marre vesh se ku do ta conte kjo,,,se te themi qe me kete ai bleu frangajn dhe kelyshet e klanit,,,hajde tethemi qe e bleu,,,por me cfare cmim me bleu,, me cmimin qe shumica e njerezve me tru ne kete vend,,, nuk jane pro shpellarit frangaj dhe klanit te tij fuedal,,,”o me mua ose te zhduka” pra cfare fitove oh plepi i gjate ,,,,asgje,,,bile humbe shume mbaj asaj qe dhe dhe mbeshtete,,,,,dhe bej kujdes se nese do hysh ne kete loj medjash,,,ske shans te dalesh i fituar,,, dhe ne kete pike sic e the e dhe vete nepo ate emisjon,,,,se edhe une shqiptar jam,,,e ate moment cdokush me mend e kuptoj shume qarte cfare the: se edhe u ne K*** jam.
A e di si do te thosha BRAVO une ore Mero-djali-ziu, kur po me kete mjeshteri qe i pervishesh sales dhe Rames t’i pervishesh ati like bllokut qe e ka shtruar me flori dhe rrugen qe shkon per ne hale.
Ka ikur koha qe opinioni i vertete( jo tallashet e partive qe komentojne neper blogje)mund te manipulohet
Lexova tre here komentin e z. Skypion…..
Ne se e lexuat me lart Skypionin (eshte mundim e sakrifice e madhe te lexosh cfare tjerr aq gjate ai ne komentin e tij), besoj se e keni vene re se atij i kane shteruar argumentet, per te cilat shquhej dhe i jane shtuar ne progresion gjeometrik sharjet dhe etiketimet me fjale banale jo vetem per Ramen, por edhe per gjithe te majtet apo neutralet qe flasin jo keq apo i besojne atij,(i quan pa gje te keq pisa).
Eshte plotesiasht e vertete ,media eshte nje batak ku pasqyrohen vetem ligesite imoraliteti i shoqerise dhe i vete medias. Media mundohet me cdo kusht te nxjerre para nga rrugacet e genjeshtrat politike. Kryetari i gazetes nuk eshte jashte ketyre e as ka qene ndonje here.