FOTOT/ 70 vjet pritje! Përqafimi që i shpëtoi jetën nga nazistët

3 Dhjetor 2015, 15:11Kulturë TEMA
FOTOT/ 70 vjet pritje! Përqafimi që i shpëtoi jetën nga

Është një ndër historitë më të pabesueshme dhe më prekëse të Luftës së Dytë Botërore.

Michael Holberg ishte vetëm katër vjeç kur familja e tij u mbyll në geton e Varshavës pasi ishin hebrenj.

Fati i tyre tashmë dihej, vdekje në ndonjë kamp nazist.

Por katërvjeçarit Michael i qeshi fati.

Krystyna Jakubowska ishte me familjen e saj kur pa vogëlushin.

Ajo e përqafoi duke u shtirur si motra e saj për t’i shpëtuar jetën.

Pas Holokaustit Michael u transferua në Haifa, Izrael, ku jeton dhe sot.

Por pas vitesh kërkimi ai arriti të gjente dhe të takonte Kristinën që i shpëtoi jetën.

Takimi i tyre u bë në aeroportin Kennedy në Nju Jork, 70 vjet pas përqafimit që i shpëtoi jetën./a.l

6 komente në “FOTOT/ 70 vjet pritje! Përqafimi që i shpëtoi jetën nga nazistët”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Mrekullite njerezore nuk kane fund.E cuditeshme me kete zonje te nderuar.Edhe pse ne moshe te vogel,ajo ka gjetur rrugen per t’i shpetuar jeten vogelueshit 4 vjecar…

  2. Albanian in N.Y says:

    Kushdo qe ka bere perkthimin e lajmit, mos e lini pergjysem here tjeter se nuk kuptohet asgje. Familja polake shpetoi djalin hebre duke e fshehur ne shtepine e tyre derisa mbaroi lufta.

    http://news.georgiaworld.com/nearly-70-years-later-holocaust-survivor-is-reunited-with-the-woman-who-saved-him/

  3. Dean says:

    …..ajo e perqafoj duke u hequr si motra e tij….

  4. interesant says:

    Me të vërtetë prekëse. Duket sikur mirënjohja bëhet rrënjë e kujtesës.

  5. Era says:

    Perkthim shume i keq! Sapo lexova origjinalin (http://news.georgiaworld.com/nearly-70-years-later-holocaust-survivor-is-reunited-with-the-woman-who-saved-him/) dhe jam habitur. Zonja ishte femije per vehte por e jema e saj e mori dhe u kujdes per te sikur te ish djali i saj. Mbas lufte ate e derguan ne nje jetimore hebreje dhe ne moshen 18 vjec ai iku ne Izrael ku krijoi familjen e tij
    Keshtu i dashur perkthyes qe e njeh anglishten me poshte se niveli medioker

  6. fusha says:

    Perkthim I keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje