Ministria e Transporteve ka anuluar tenderin e dhënies me koncesion për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”. Lajmi është publikuar sot nga sekretari i ministrisë, i cila nëpërmjet një deklaratë për mediat tha se Komisioni i Ofertave refuzoi ofertat e dy kompanive, kineze dhe asaj turke pasi bien ndesh me interesat e publikut. Ai deklaroi se po shikohen forma të tjera për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit.
“Nëpërmjet këtij njoftimi dua t’ju informoj mbi vendimin e vlerësimit të Komisionit të Ofertave për procedurën e dhënies me partneritet publik-privat të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe operimit të rrugës Milot-Morinë.
Komisioni i mbledhur sot në datën 22. 10. 2015 vendosi që oferatat e paraqitura në garë nuk përbëjnë interes publik. Me qëllim transparencën e plotë dhe interesin e publikut dua tju sqaroj hapat e ndërmarra deri më sot për këtë procedurë.
Në përfundim Komisioni bazuar edhe mbi sugjerimin e Koorporatës Financiare Ndërkombëtare vendosi që ofertat e paraqitura bien ndesh me interesin publik pasi janë në një vlerë dy herë më të larta sesa pritshmëritë e komisionit të qeverisë shqiptare dhe të BB.
Të gjendur në këto kushte komisioni vendosi që të refuzojë këto oferta duke i trajtuar si të pavlefshme dhe të anulojë procedurën e shpallur. Jemi duke vlerësuar nëse do të rishapllim të njëjtën procedurë apo do të gjejmë një model tjetër për tërheqjen e investimeve private.
ARRSH është e angazhuar për të marrë të gjitha masat për mirëmbajtjen e rrugë duke qënë se edhe sezoni dimëror ka nisur.
Kompania kinizë kishte ofruar rreth 10.4 mln euro sumvecion për 11 vite. Kurse konsorciumi i ofruar nga kompania turke rreth 12.3 mln euro. Tarifa ishte përcaktuar nga qeveria dhe do të ishte ajo që kemi treguar paraprakisht 5 euro.“/ Ora
MOS U MERNI ME KINEZET SE DO TA HANI…………………??!!SHIKONI PER NDONJE NEVOJTAR QE DO TE PUNOJE QOFTE EDHE SHQIPTARE!!!!!!!!!!!!!!