PD sulmon misionin e Bashkimit Europian në Tiranë: Jo vetëm që nuk na japin fjalën, por Euralius na përçmon

14 Janar 2016, 10:12Politika TEMA

Partia Demokratike sulmon misionin EURALIUS të Bashkimit Evropian, i cili këshillon Shqipërinë për reformat në fushën e drejtësisë.

“Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD-së shkruan se në një “rast unikal në historinë e këtyre 10 viteve të fundit, ky mision ka vendosur të mos i japë të drejtën e fjalës opozitës”.

“Euralius ka ftuar dy nga përfaqësuesit e opozitës që të jenë të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm, por nuk ka pranuar që ata të kenë të drejtën e fjalës”, thuhet më tej.

“RD” shkruan se në axhendën e takimit të sotëm të Euralius, janë parashikuar të flasin shefi i Misionit Euralius, Deville, qmbasadorja e BE në Tiranë, Vllahutin, ministri i Drejtësisë, Manjani, kreu i Komisionit të Ligjeve, Xhafa si dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe Kryeprokurori, Llalla.

Të befasuar nga një axhendë e tillë përjashtuese për opozitën, përfaqësuesit e PD i kanë kërkuar zyrtarisht dje Misionit Euralius që të ndryshohej axhenda në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit”, vijon n RD-ja.

Përgjigja që ka mbërritur nga ky Mision, sipas organit zyrtar të PD-së, “ka qenë përçmuese dhe aspak në etikën e një institucioni, i cili duhet të ishte mbi palët politike në vend”.

“Ne axhendën nuk e ndryshojmë, por ju hajdeni një herë dhe pastaj nga fundi mund t’ua japim fjalën”, ka qenë përgjigja e përfaqësuesit zyrtar të Euralius, sipas të RD-së

4 komente në “PD sulmon misionin e Bashkimit Europian në Tiranë: Jo vetëm që nuk na japin fjalën, por Euralius na përçmon”

  1. tepelena says:

    Nuk eshte ndonje cudi e madhe qe t’i percmojne, sepse kryetaret e PD-es nuk jane vetem te korruptuar por jane kriminele ordiner, i kane duarte e lyera me gjake. Nderkohe qe afron 21 Janari BashBerishet trumpetojne me te madhe se do te dalin garant per moskapjen politikisht te reformes ne drejtesi, njesoj si nuk kapen politikisht Presidencen me zgjedhejen Nishanit, Prokurorine me zgjedhjen e Llalles dhe Shikun me zgjedhjen e Ajazit. Keta te PD-es kujtojne se te huajt jane budallenj si populli shqiptare dhe i’u besojne pallavrave te tyre qe thone cdo dite. Harruan qe gjermanet i kane pergjuar dhe jua dine te gjitha pislleqet qe kane bere.

  2. sikur te isha djale says:

    Nga ky kafsha gjidi-Sali ,do degjoni cudira te reja derisa te merziteni dhe t’i thoni “ne p.. te sateme”.por mos e beni kete. Ne burg e ka vendin plehu Sali.

  3. Spartaku says:

    Nuk eshte ftuar vetem pd-ke,por edhe ps-te e parti te tjera nuk jane ftuar.Pse çfare jane keta te pd-ke? Mos jane te veçante e tu jepet fjala sa here te duan ata qe te llapin mbroçkulla.Mire jua ka ber misioni evropian.Perfaqesues te pd-ke jane vetem per te prishur pune dhe jo te rregullojne.Bastardet.

  4. naku says:

    Ju PD-istet nuk meritoni asgje ne kete vend vec burgut percmimit. Jeni vec kriminela,hajdute,mashtrues,e ..horra e derra gjiriceshh. Sgjeje dote epitete nga me te keqijat qe ju metitoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje