Artan Gjermeni: 20 mijë eurot që mu gjetën në makinë, janë të ardhura të familjes

20 Janar 2016, 16:24Politika TEMA

Artan Gjermeni vazhon të këmbngul se ngjarja e tij është aksidentale në garazhin e makinës.

I kontaktuar nga ABC News gjyqtari Gjermeni nuk pranoi të flasë para kameras, por nuk ngurroi të japë versionin e tij.

Ai tha se ngjarja ka qenë një aksident dhe për këtë fakt nuk ka çfarë të hetohet nga policia apo prokuroria.

Plagët e shkaktuara, gjyqtari Gjermeni tha se janë nga llamarinat e garazhit, duke përjashtuar mundësin e ndonjë konflikti fizik.

Nga ana tjetër, i pyetur për paratë e sekuestruara, që kapin shumën e rreth 20 mijë eurove, gjyqtari tha se janë të ardhura të familjes.

Ai tha se të ardhurat vjetore të familjes, të deklaruara në shtet janë 80 milion lekë në vit, kështu që shuma e sekuestruar në makinë është pjesë e këtyre të ardhurave.

Për këtë fakt, gjyqtari tha se “paratë do më kthehen pasi janë të justifikuara dhe nuk arsye të nisë ndonjë hetim, pasi nuk ka vepër penale”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve të gjyqtarit, policia ka hedhur dyshime se Artan Gjermeni nuk thotë të vërtetën dhe i ka referuar materialet për vazhdim hetimesh pranë Prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Sipas policisë, ka qenë ora 18:30 minuta të datës 18 janar kur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë është paraqitur me disa plagë shtetasi Artan Gjermeni.

Policia thotë se mjekët kanë konstatuar dëmtime të gishtit të mesit të dorës së djathtë dhe pjesën e brinjëve në anën e majtë.

Si dhe janë konstatuar disa plagë të vogla, gërvishtje në buzë, qafë dhe në syrin e djathtë.

Për të gjitha këto plagë, policia thotë se gjyqtari Gjermeni ka pretenduar se janë aksidentale dhe nuk ka qenë bashkëpunues me Policinë e Shtetit.

Këta të fundit, pasi kanë konstatuar në makinën e gjyqtarit njolla gjaku, ka ushtruar kontrollin në mjet ku janë gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 18 mijë e 760 euro, si dhe një shumë prej 285 mijë lekësh të reja.

Për këto para, gjyqtari Gjermeni, sipas policisë, nuk ka dhënë shpjegime.

13 komente në “Artan Gjermeni: 20 mijë eurot që mu gjetën në makinë, janë të ardhura të familjes”

  1. Kuq e zi says:

    Mjafton me hetu telefonatat e tre diteve te fundit dhe del kujt ja ja zhvatur
    Apo eshte gjykates ky di te ruhet

  2. zhaku i pamposhtur says:

    O tani po nuk eshte e nevojshme te gjesh justifikime per publikun ti mer lal…ne nuk i ‘keqkuptojme’ngjarjet,ne kemi pertypur gerdecin kemi pertypur 21 janarin kemi pertypur helmin e hitesise grek qe shteti ku ti ben pjese na e ka vendosur ne krye te tavolines. ne jemi te vetedijshem qe ti je thjeshte nje ‘viktim’e pafajshme…..
    per tu habitur eshte fakti qe askush nuk u prononcua si nga pozita ashtu edhe nga oppzita…dmth.nuk ndodhi asgje e. jashtezakonshme…uroj qe shqiptaret te nxjerrin armet qe mbajne te fshehura dhe ta gremisin njehere e pergjithmone kete fare te keqe qe na la enveri…zgjohuni shqip se keta nuk kane qellim qe te pasurohen pasi kane shuma marramendese parash keta kane si. qellim

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ja mafiat e Shqiperise.. Gjyqtari me vrime ne trup, gishta te thyer nga grushtat, vrime ne trup, dhe qafe e sy te mavjosur cante e mbushur me para te thata ne makine thote u rrezova.. Ja nje ordiner person..Nje shume te tille parash nje gjyqtar ne Amerike do ti enderronte ti kishte “kesh” te thata ne dore.. Sepse kane billa e borxhe makinash e shpish si gjithe njerzit e tjere normal.. Ky “gjyqtar” refuzon te bashkepunoj me policine dhe eshte e drejta e tij.. Por policia ka te drejte te sekuestroj leket derisa ky VEREFIKON ME LETRA keto te ardhura ku ka THYER CEKUN E PUNES me kete shume dhe I ka te justifikuara.. Jo or “GJYQTAR” nuk I verefikon prokuroria ose policia leket e tua.. Ti shko ne banke dhe kur ata te te japin dekumentacjon qe I paske leket e justifikuara, der atehere policia ka te drejten e saj te te sekuestroj leket.. Jane leket e tua qe ti ti verifikosh per terheqje.. Ti behu pergjegjes per leket e tua si ti justifikosh ne qoftese I do mbrapa.. Nuk ka kohe shteti te merret me leket e droges e te prostitucjonit qe merresh ti..Kurse prokuroria te hetoj burimin e lekeve ne bashkepunim me ILKPD-ne.. JU JENI KANCERI I SHQIPERISE..

    1. Redneck says:

      Te ishte ne Amerike ky e kishte ngrene tani. I kishte vajtur FBI ne spital dhe i kishte mbyllur hallet ky. Nja 25 vjet brenda pa frike fare

  4. stili says:

    Shumë mirë kuadri ka të drejtë e thotë të vërtetën,por shteti ,kësaj kategorie duhet ti rritë,,,,,,,,,, rrogën,,,,,!

  5. Treviso says:

    Lereni rehate gjygjtarin se leket e gjetyra jane rroga ditore qe ka punuar. Beni llogari ditet e punes vjetore me shumen ditore qe eshte gjetur ne makine dhe do te dali medja qe marrin gjygjtaret. Rroga e shtetit per keto halabajke eshte e barabarte sa per nje kafe.

  6. deni says:

    thuaje njehere sa e dojne rrogen keta shkerdhata qe tua japim se jane per hall

  7. Korrupsioni lulezon says:

    Din se si te mbrohet ky rufjan,pa le jep drejtesi per te tjeret I keshillon dhe I denon ndersa per vete refuzon te bashkepunoje me policine.Sa veshtire eshte bere te jetosh ne ate vend te bukur por me njerz shume te keqinj qe dine vetem te vrasin te vjedhin dhe te genjejne.Me funksionare shqipetare mund te hysh shume me lehte ne dallavere dhe korupsion se me cdo funksionar ballkanas thekson nje analist evropjan.

  8. Korrupsioni lulezon says:

    Arestime po behen por njeri te denohet dhe te shkoje ne burg nuk po shohim .aresitime vetem per propogande.

  9. Korrupsini lulezon says:

    Shihni fytyra ujqerish qe e ruajne mbrojne dhe keshillojne fgjykatesin e korruptuar.Arestime vetem per propogande pasi askush nuk ka perfunduar ne burg.

  10. Journalist says:

    Po me cudit qe policia paska referuar materiale per “plagosje te lehte me dashje”, por jo per deklarim te rreme, moskallezim krimi dhe korrupsion pasiv. Sa para cash duhet te te gjejne ne makine qe te hetohesh per korrupsion??? Pijuni lengun llogjeve per reformen ne drejtesi, le te vazhdoje te luhet farsa e radhes dhe te poshterohet pa fund ky popull.

  11. gs says:

    Kulmi!

    20000 euro cash.

    Perse nuk eshte ne burg ky?
    Do shume hamendje se nga i ka gjetur?! Ia ka marre ndonje njeriu qe ka probleme ne gjykate….

  12. gs says:

    Gjurma gjaku?!

    Po ADN-ne e gjakut e kane bere keta?!
    PO sikur te jete gjaku i ndonje tjetri?! Dhe ky i ka bere dicka?!

    O vendi i maskarenjve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje