Paralelisht me lirimin e hapësirave publike, Bashkia e Tiranës po punon për rehabilitimin e tyre, siç është rasti i transformimit të zonës së Zogut të Zi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri të ditur se punonjësit e ndërmarrjeve janë duke kthyer në lulishte një hapësirë që më parë ishte okupuar për qëllime të tjera.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku shprehet se “nga tymi i qofteve kthehet në lulishte e shesh pushim hapësira te Zogu i Zi”.
“Unë nuk e di se sa kohë do na duhet të kthejmë në identitet çdo shesh, por di që nuk do mbyllet asnjë ditë pa ndryshuar të paktën nj”, shkruan Veliaj duke sjellë imazh nga puna për rehabilitimin e sheshit te Zogu i Zi.
Qoftet aty jane prap o Z. Veliaj po thjesht ke hequr makinat nga aty. Nje gje te mire ka te pakten qe ata qe banojne aty bashke me eren e qofteve do shikojne edhe jeshillik,
dil edhe ne krahun tjeter zoti veliaj se aty e ka parking privat badigardi Sales. aty duhet prishur totalisht pasi per 20 vite eshte shfrytezuar nga tropojanet ter qellime fitimi dhe mafje.
Asnje gje nuk ka ndryshuar ,mos na genje.Zbato ligjin dhe cdo gje do te jete perfekt,por ti nuk e ke zbatuar ate seri tani.Ben vetem show.
Pse nuk i poston te gjitha komentet,apo ke hall se i prishet imazhi porej genjeshtari Erionit.Nuk ka asnje ndryshim nga Luli
Po cfare po ben ke Zogu ZI jepi token atyre qe i takon. Ajo toke ka pronar, demshperbleji o Erjon se nuk behet qejf me pronat dhe tokat e te tjereve. Ajo toke ka Zot.
Fitojme nje shesh 50 metra dhe humbasim nje tjeter 2500 metra ne mes te Tiranes, para Galerise se Arteve. Ripjellje. Arritje.
Fitojme nje shesh 50 metra dhe hummbasim nje park me 2500 metra perpara Galerise se Arteve. Ripjellje.