Gjyqi i xhihadistëve, një prej të pandehurve kërcënon avokaten: Mos u ngri nga vendi për të mirën tënde

9 Shkurt 2016, 10:23Kronika TEMA

Ka vijuar edhe sot gjyqi për 9 personat e akuzuar si xhihadistë, për rekrutimin e personave nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.

Gjatë seancës, një prej të pandehurve, Zeqir Imeri ka kërcënuar avokatën mbrojtëse të caktuar nga gjykata.

Mësohet se Imeri i ka thënë avokatës që të mos flasë në emrin e tij.

“Mos fol në emrin tim, mos u ngri nga vendi për të mirën tënde”, i ka thënë Zeqir Imeri avokates.

Seanca e sotme ka vijuar me dëgjimin e përgjimeve ambientale.

2 komente në “Gjyqi i xhihadistëve, një prej të pandehurve kërcënon avokaten: Mos u ngri nga vendi për të mirën tënde”

  1. shqiptar says:

    shtet leshi atje ka perfudnuar cdo gje 5 fshatare mjekrosha nga librazhdi tallen me shtetin shqiptar e kercenojne ja ky eshte shteti shqiptar as 5 mjekercjaper nuk bejne dot zap . atje dihen me emra e mbiemra me emra fondacionesh shumica turke qe financojne radikalizmin ne shqiperi dhe shteti shqiptar i le te veproje

  2. Iliri says:

    Nuk e di pse e zgjasin kaq shume me keta talebanet. Mirrni vendimin, denojini me burgim te pakten 25 vjet dhe mos i lejoni te rrine bashke. Kjo do te ishte nje frenim per valen qe po perhapet islamizmi ne vendin tone. Kjo do te ishte per te miren e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje