Sokol Balla: Rama mendon se me batuta mund të zgjidhë gjithçka, por qytetarët janë të pakënaqur

23 Shkurt 2016, 20:21Politika TEMA

Sokol Balla ka bërë një shkrim për protestën e opozitës kundër ndërtimit të parkut të lojërave për fëmijët.

Ai thotë se opozita më në fund po i kupton hallet e popullit.

Ndërkohë, sipas Ballës, Rama po gabon, duke u përpjekur të zgjidhë çdo gjë me batuta dhe retorikë.

“Rama, i cili pretendon të jetë ndryshe, mbetet në çdo rast një 50 vjeçar plus, që mendon se me batuta, dhe me retorikë interesante, mund të bëjë gjithçka në këtë vend. Koha po tregon se kjo tashmë nuk është mjaft. Ndaj protesta ka kudo. Janë të vogla, të lokalizuara të problemet konkrete. Aspak të ndikuara nga retorika e opozitës. Por kjo e fundit më në fund po tregohet e vëmendshme, diskrete dhe po rrethon problemet e njerëzve. Me shpresë se kështu do të rrethojë qeverinë. Edhe me ndihmën e kuajve të Trojës.

Por në fund kjo ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që më në fund nuk është fshati politik që po rrethon qytetin. Eshtë shoqëria që e ka futur fshatin dhe provincializmin te cepi, dhe po bëhet edhe njëherë sexy për politikën. Që deri dje e shihte si një hambar votash ku fuste duart çdo dy vjet.

Jam i lumtur për këtë Shqipëri që nuk kënaqet kurrë me pak, por nxiton drejt Europës shumë më shpejt se ata që nuk e kuptojnë. Dhe të tjerët që mundohen më kot ta rrethojnë”, shkruan Balla për Javanews.al.

12 komente në “Sokol Balla: Rama mendon se me batuta mund të zgjidhë gjithçka, por qytetarët janë të pakënaqur”

  1. ha_ha says:

    Ha Ha haaaa
    Foli dhe “i zgjuari” Hamshori Sokol!!
    Ka fytyre dhe ben ironi Sokoli, zot o zot! Sa me ngjajne bashke Sokoli dhe Bushati, shume fiksim e kane Edi Ramen.
    (pikerisht prej ketyre ai behet dhe me i dashur dhe i adhuruar nga publiku)
    Aaah c’na ka gjet me sokol-erat, bushat-erat dhe Edi Ram-erat..

  2. Astrit says:

    Shpellarizmat nuk fitojne zemra sokol.
    Nejse,edhe ndonje shkrim per opoziten,duhet,gjynah, sdi ku ka koken.

  3. Bio says:

    Bukur… Po citoj shprehjen e nje profesorit tim… Shqiptaret Jane nje hap me para se qeveria e tyre…sa mire qe ka akoma njerez objektiv si ti Sokol…

  4. Biba says:

    Shko futi nje te rene me dore tani o sokol se ate e ben sh mire. Lerja tjereve moralin se ti se ke ptur kurr.

  5. TJ says:

    Edhe Balla eshte nje pusht sahan lepres! Do te deshiroja qe fshesa e dekriminalizimit te perfshinte eshe politikanetSala,liri,Lulka edhe disa gazetare te dhjere e te shitur!

  6. Ersek vlora says:

    O Kol ti mendon se me këtë shkrim do bëhesh interesant, paske gëlltitur edhe ti çorbë të prishur. By the way shko e prishu on line para computerit

  7. Sadija nuse Serbije says:

    ‘Jam i lumtur per kete Shqiperi qe nuk kenaqet me pak’!?
    Kush eshte ky idjoti e me se meret e nga flet !? Kujt i drejtohet pas nje òerek shekulli toke e djegur me emerin Shqiperi,maleve kodrave apo kuajve te Xenity qe kullosin e hingellijne ne kete vend mesjetar?!

  8. e-Bibat says:

    Bravo Balla, duam arsim, shendetesi e pune. Duam perspektive dhe jo tallje. Taksat tona po shkojne ne xhepat e rilindjes po njesoj si shkonin ne xhepat e Xenit e Arqites. Rama nuk ka ndermend te ndryshoje, u bene tre vjet, duhet larguar sa me pare nga pushteti se po na falimenton si ne kohen e piramidave.

  9. doktori says:

    E ke provuar te jesh kryeminister i nje vendi te zgerlaqur ti o zoti Balla?Ne se nuk do kesh mjaft para per nja 600.000 pensionist ,per mijra shtetar qe duhen paguar,per mijra police dhe ushtare,per mijra mesues dhe rrogtar,per mijra dhe mijra borxhe te akumuluara,e te tjera e te tjera,kur buxhetit i fusin para shume pak ,kur taksat monavrohen kur detyrimet fshihen kur vidhen nga kushdo githcka qe duhet ti shkoje shtetit…………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!dhe te gjitha keto shifra jane per nje shtet kaq te varfer e te vogel???Si do ta beje kryeministrin ti zoti Balla????

  10. Ivani i madh says:

    Bravo Koli tani e kuptojne se pa dashjen e kriminelit Berisha e klanit te tij smund te behesh diplomat prandaj ke filluar te ndrosh drejtim jo se nuk eshte e drejte ajo qe thua po menyrat e shprehjes. Sa per kariere dipllomatike haroje Koli cfardo te shkruash dhe te thuash je karierist e diegur se thone se grate qe kalojne nga nje bure tek tjeteri vec kurve sbehen tjeter edhe pse mund te beje kariere.

  11. spartaku says:

    Me vjen keq qe shkruan edhe Sokol Balla ne kete menyre.Te pakten te jepte nje mendim per kendin e lojrave te liqeni,eshte mire qe ndertohet apo jo?dihet se mendimi i qytetareve te Tiranes eshte pro, mezi po presin te ndertohet, qe edhe femijet tane te argetohen si ata te evropes se zhvilluar.Por vandalet e Saliut dhe te Bashes nuk duan se ajo qe po behet eshte gje e bukur.Kjo i terbon ata.POR SOKOLI C’KA ME EDI RAMEN?Ne po e shikojme, qe ai po perpiqet per me mire, per gjithe shqiperine.Te flasi gogoleshi i klanit Shkullaku ka te ngjare,se ai eshte nje gazetare ekstremist,rrugaç,por jo Sokol Balla qe eshte nje nga gazetaret me te mire.Le te thon ç’fare te duan, neve votat do ja japim EDI RAMES,se mjafte u torturuam nga Sali Berisha e Basha,qe, me bandat e tyre mafioze, kane qe nga viti 90 e deri sote po e shkaterrojne shqiperine.Ne e kuptojme se si e gjeti shqiperine Rama,te shkaterruar totalisht.Jemi te bindur se ai do ta beje me mire.

  12. Q.S says:

    Ja ke fut si kau peles o sexkol. Do qe mire ne qofte se njerezit do ngriheshin me te vertete per hallet konkrete qe ata me te vertete kane. Por ne restin konkret eshte nje abuzim I PD-se qe perfiton nga njerez te paedukate dhe egoiste si dhe nga gazetare inkopetente si puna jote.
    Ku qendron problemi me pasur nje ambjent te kendshem per femijet te luajn dhe prinderit qetesohen.
    Pse duhen lene bisneset e babezitura shqipetare te perfitojne ne kurriz te te tjereve. Mjaft qe kane ndertuar pa leje ne te shumten e rasteve, por tani duan te perfitojne edhe nga trotuari apo lulishtja.
    Eshte shume e vertete ajo qe tha Veliaj qe paguhet mbi 8 mije leke per koktej dhe megjithate refuzojne te paguajne tarifen.
    Edhe nje here turp per gazetare si puna juaj qe duhet te jene ne anen e popullit te thjeshte dhe jo anarkisteve. Eshte nje turp kombetar per demet qe vete ne I kemi bere atyre bukurive qe zoti na I ka fale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje