Pavarësisht nga ç’thonë politikanët e ndryshëm shqiptarë rreth dekriminalizimit, apo nga veprimet e jashtëzakonshme të tyre në parlament, lepuri fle diku tjetër.
Së afërmi, pritet të vijnë në Shqipëri përfundimet përfundimtare të Komisionit të Venecias mbi reformën në drejtësi, dhe në këto përfundime, pritet që të mos atakohen dy entitete të reja, të cilat mund t’i futen me themel luftës kundër korrupsionit të lartë dhe bashkëveprimin e tij me krimin e organizuar.
Të sugjeruara e mbështetura fort nga Uashingtoni e Berlini, ja cilat janë këto dy entitete të reja:
Njëri është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë (me fjalë të tjera, një prokurori speciale), me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion.
Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm, dhe do të seleksionohen a trajnohen nga prokurorë amerikanë në Uashington.
Në ndihmë të tyre do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit (një polici gjyqsore speciale), anëtarët e së cilës do të seleksionohen dhe trajnohen nga FBI-ja në Kaliforni.
Entiteti tjetër i ri është Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një organ i ngritur në bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere.
I kryesuar nga Komisioni Europian, Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, që do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë nga pikpamja e korrupsionit dhe profesionit.
Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt parashikohen të kenë kompetenca të ngjashme me anëtarët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar.
Gjithashtu, vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë të drejtë të konstatojnë ose të japin opinione në çdo fazë të seleksionimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre, përsa i përket vlerësimit të pasurive dhe vlerësimit të performancës nga komisioni i kualifikimit.
Të dyja këto entitete do të përdorin gjerësisht testin poligraf, i cili përdoret nga FBI-ja dhe CIA, për të zbuluar nëse punonjësit e tyre gënjejnë në vetdeklarimet që bëjnë periodikisht. (Testi poligraf është pothuaj 100% i sigurtë për të zbuluar gënjeshtarët, por 95% i sigurtë për të certifikuar ata që thonë të vërtetën.)
Pikërisht këto dy entitete u fusin frikën shumë politikanëve, gjyqtarëve e prokurorëve, prandaj do të dëgjojmë shumë kundërshtime të këtyre të fundit në javët në vijim, por jo për vetë entitetet – kundërshtimet do të jenë për nenin aq e kaq, për sugjerimin aq në paragrafin kaq. Kur të dëgjoni këto kundërshtime, kujtoni se ku fle lepuri – tek Prokuroria Speciale dhe “Sita” (të dyja amerikano-europiane)
SHPRESOJ SHUME NE KETE RRUGE TE RE TE DEMOSDOSHME PER VENDIN. NUK KA DEMOKRACI PA KONTROLL E NDESHKIME.FALE EUROPES E AMERIKES ME KONTRIBUTIN E TYRE.
“Ka çeçua biçak”!
A eshte kjo nje humbje e plote e pamvaresise se shtetit shqiptar ne emer te eleminimit te korrupsionit, i cili u instalua ne Shqiperi nga vete nderkombetaret me ndihmen e Sali Serbi Rame Berishes? Ne cilin shtet te pamvarur te botes, mund ti jepen te drejta te pakufizuara te huajve per te pasur cdo document te shtetit, pa kufizim? A eshte kjo thjesht nje lufte kunder korrupsionit, apo per ta vene shtetin shqiptar ne nje paralIze te plote institucionale, ku fuqine mund dhe do ta kene vetem te huajt, si “aspak te korruptuar”? Eshte me se e domosdoshme dhe jetike lufta kunder korrupsionit, dhe fatkeqesisht ne kushtet qe pothuaj te gjithe politikanet shqiptare, jane te perlyer, duhet nje ndihme nderkombetare, por ne anen tjeter, ne asnje menyre nuk duhet te behen hapa te tille qe te eleminojne perfundimisht dhe teresisht pamvaresine e shtetit shqiptare. Ne kete rruge, shteti do te kthehet plotesisht ne nje shtet kukull, ne sherbim te interesave te huaja. Kjo eshte thjeshte nje neokolonializem modern, humbje e cdo te drejte, pse jo dhe humbje perfundimtare e aftesise dhe mundesise per te mbrojtur cdo interes kombetar. Kjo do ta varrose perfundimisht te drejten legjitime edhe te Ribashkimit te Atdheut. Shqiptaret, nuk duhet te harrojne, se koncesionet ekonomike ne dem te Shqiperise, jane pikerisht rezultat i nderhyrjes “miqesore” diplomatike te te huajve. Shkaterrimi i bazes ekonomike te Shqiperise, eshte pikerisht baza e nje neokolonializmi modern, pa perdorimin e tankeve dhe plumbave, por me perdorimin e eksodeve, uljes se shtimit te popullsise dhe krijimin e minoriteteve dhe nacionaliteteve, qe nuk ishin me pare ne Shqiperi. Te huajt ne fakt, as qe merakosen per zhvillimin ekonomik te shtetit shqiptar dhe as per rritjen e mireqenies ekonomike dhe sociale te popullit shqiptar. Nje shtet, te cilit mund ti kontrollohet gjithcka nga te huajt, ai shtet nuk ekziston me dhe eshte i vdekur. Ne keto kushte, e gjithe struktura shteterore, e gjithe administrata e “ketij shteti”, kthehen vetem ne nenpunes te thjeshte te nje vendi plotesisht te kolonizuar. Ja se cfare thuhet midis te tjerave, per tu arritur “ne drejtesi”:
Nga gazeta Tema:”… Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt parashikohen të kenë kompetenca të ngjashme me anëtarët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar…..”
Shenim per gazetaret e Temes dhe gjithe mediave: Ju lutem shmangjuni fjaleve te huaja ne perdorimin e gjuhes shqipe. Ne citimin e mesiperm, fjala “aksesit”, e shkruar me alfabet shqip, eshte “e vjedhur” nga anglishtja, e cila ne kete gjuhe shkruhet :”access” qe don te thote: “permission or the right to enter, get near, or make use of something or to have contact with someone”, e perkthyer ne shqip: “Leje ose e drejte per te hyre, per te shkuar afer ose per te bere dicka, ose per te pasur dicka, ose per te pasur kontakt me dike” .
Shkruani dhe flisni shqip zoterinj,
Ne kete rast duhet te thoshit: :”… Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt parashikohen të kenë kompetenca të ngjashme me anëtarët e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, përsa i përket mundesise se marrjes dhe kontrollit të çdo dokumenti të shtetit shqiptar…..”
Zoterinj te mediavete shkruara dhe te pashkruara! Perdorimi i fjaleve te huaja, kur flisni shqip, nuk u ben me te mencur, por me ose pa dashje u ben me antikombetar.
O Luan, pse ja fut kot, ku ka sot dokumenta te shtetit sekret dhe sidomos ne Shqiperi! Mbase e ke pare ne video ate mbledhjen e qeverise per problemet e sigurimit shtetit qe merrte pjes dhe Fazlliçi dhe keshilltari i Bushit qe ishte bere keshilltar i Saliut. E ka marre dreqi tani, po lere mase e rregullojne ata. Ne koloni jemi s’jemi me shtet i pavarur. Pavaresi quhet qe kemi nje flamur dhe aq. Malli qe nuk e ndryshoi Saliu dhe ate se u perpoq ca here se do te shuheshim fare me keq se çifutet dikur, pa tani u marrim te keqen jo vetem ne.
Nje ”nuremberg” shqiptar per hajnat e vrasesit !!! Kryekrimineli i Vicidolit dhe banda e tij mafioze para drejtesise, pastaj te vazhdohet
qete -qete nga te majtet e te meset, ku cdo qeveritar te kaloje ne banken e proves ….!!! Dhe ne fund te dites e gjithe kupola, mbase pa-
perjashtim, te trija shtyllat e demokracise jane fund e krye te korruptuar deri ne permasa te paimagjinueshme nga 650 mije pensioniste
qe marrin vecse 130-180 dollare amerikane ne muaj … o tempora, o mores !!!! Quo vadis ? Prndaj te gjithe shtetaret e kundershtojne
Reformen ne Drejtesi dhe Byron e Hetimit ..!!! Llomotitja e pushtetareve per ”konsesus” do te thote qe Reforma te kstandiset ‘kokoshi”
ne nje thele….!!!
123