LSI kërkon nga Bashkia të ndihmojë Tiranën/ Veliaj: Nuk mund të japim 130 mijë euro për një lojtar që luan 7 minuta gjithsej

8 Mars 2016, 12:18Sport TEMA

Anëtarët e LSI-së në këshillin bashkiak të Tiranës i kërkojnë kreut të këshillit, Aldrin Dalipi që bashkia të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere në Klubin e Futbollit të Tiranës.

Këshilltarët e LSI i kanë dërguar një letër Dalipit dhe për dijeni kryebashkiakut Veliaj dhe komisionit të ekonomisë dhe financave, duke marrë shkas nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet ekipi i  Tiranës.

“Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij  ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare. Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar. Kërkojmë nga ana e Bashkisë të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton”, thuhet në letrën e këshilltarëve të LSI-së.

Të premten, Tirana humbi derbin e kryeqytetit, ndeshje që u fitua nga Partizani me rezultatin 2-0 dhe kjo ka shkaktuar debate edhe politike.

Por, pas këtyre debateve ka reaguar edhe kryebashkiaku Veliaj.

Ai tha se situata financiare nuk e lejon që të bëjë investime të ekzagjeruara në blerjen e futbollistëve.

“Kjo është një ndërmarrje aksionare, ku Bashkia është në minorancë. Ashtu siç unë jam shumicë aksionare në Ujësjellësin e Tiranës dhe vendimet shkojnë siç i propozoj unë, meqë jam aksionar shumicë, edhe në sport klub “Tirana”, vendimet i merr shumica. Bashkia e Tiranës ka vetëm 34% të aksioneve. I kemi kërkuar aksionarit të shumicës, së pari të bëjë një mbledhje aksionarësh. Asambleja mblidhet për të marrë vendime.

I kam kërkuar z. Halili të mbledhë asamblenë, të na sjellë disa dokumente. Kur dëgjoj gjëra të natyrës: ‘Na duhen 130 mijë euro për një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta në Shqipëri’, sigurisht që paratë e taksapaguesve të Tiranës, unë nuk i administroj shkel e shko. 130 mijë euro për 7 minuta, besoj as Ronaldo nuk kërkon! Ajo që kam kërkuar e premtuar si kryetar bashkie është të ndihmojmë të gjitha ekipet”, tha Veliaj.    

2 komente në “LSI kërkon nga Bashkia të ndihmojë Tiranën/ Veliaj: Nuk mund të japim 130 mijë euro për një lojtar që luan 7 minuta gjithsej”

  1. letra says:

    Po camet e Idrizit kane kerkuar qe pse nuk ka cam ne ekipin demokrat te Tirones,Lsi dhe camet kerkojne nga nje shoqeri civile qe te ndryshoje perberja e ekipit,perndryshe Bashkia so te perballet me Civilet e PD.

  2. qytetari B says:

    Po pse nuk pregatit njerez ne vazhdimesi nga qyteti Tiranes qe ta keshe te sigurte te ardhmen e skuadres apo eshte me e lehte qe te marrish njerez me blerje dhe nga ana tjeter del shoqeria civile dhe thote: njerezit vdesin per buke, bashkia blene 130 mije euro lojtare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje