Majko: Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste! Shpresoj të jetë lajthitje gazetareske

9 Mars 2016, 19:57Politika TEMA

Pandeli Majko përgënjeshtron citimin që gazeta “Panorama” i ka bërë fjalimit të tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke theksuar se fjalia e tij ishte e qartë dhe ai theksoi se “Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste!”.

“Shpresoj të jetë një lajthitje gazetareske për një gazetë të cilën e konsideroj serioze si “Panorama”. Sipas saj se në mbledhjen e Asamblesë paskam thënë “Nuk jam dakord që Shqipëria ka më rëndësi se sa partia”.

“Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste!”. Ky është komenti im në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Si rregull, nuk pranoj leksione patriotizmi nga askush. Sepse ai është akt dhe jo fjalë.

Gazetaria bëhet me thonjëza kur burimi i informacionit nuk është thashethem. Shpresoj në përgënjeshtrim të shpejtë”, shprehet Majko.

4 komente në “Majko: Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste! Shpresoj të jetë lajthitje gazetareske”

  1. populli says:

    Po Taulanti do do dale ta pergenjeshtroj…..

  2. shoetim says:

    Ka Pandi . Pati midis PP dhe Shqiperise.

  3. Mysafiri says:

    Eshte normale qe nga nje fshatar zhuls si Taulant Palla, te presesh vetem bythlepirje karshi shefit te tij, sepse ka qene askushi dhe vazhdon te jete askushi. Por nga ana tjeter eshte turp i madh qe nga nje deputet i vjeter dhe nje ish kryeminister si Majko te presesh te beje te njejten gje. Disa here e ka treguar se eshte kthyer ne nje ushtar te bindur gati-gati zvarranik karshi shefit te tij. Vlen per tu permendur ketu shprehja prej bythlepirsi duke u munduar te imitoje Ramen si “batutaxhi” kur tha:-Une nuk jam kundra Blushit, por mbeshtes kokederrin Rama”. Keto jane shprehje te tipit:”as ta hangsha, as ma hengsh” qe ne rastin konkret do te thote, edhe me Blushin te mbaj mire, por edhe shefit tja bej qefin. PS-ja çdo dite e me teper po tregon se nuk ndryshon nga PD-ja, dhe se eshte duke u sforcuar ne maksimum para militanteve te saj per ti bindur se eshte e vetmja force qe mund ta çoje vendin perpara. Me nje bande kriminelesh dhe kontrabandistesh qe ka sjelle Edi Rama ne parlament, kurre nuk mund te shkoje vendi perpara.

  4. demo says:

    More idjot! Je bere si varese rrobesh ne PS,ku varini rrobat G99 cat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje