Taksat e reja, ja sa do paguhet sipas zonave

12 Mars 2016, 09:38Sociale TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e djeshme disa vendime të rëndësishme dhe me ndikim direkt te bizneset dhe qytetarët, kryesisht duke lehtësuar ndjeshëm barrën fiskale të biznesit të vogël.

Nën drejtimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe me pjesëmarrjen e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, këshilli miratoi disa ndryshime në vendimin numër 59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”.

Me anë të këtij vendimi, së pari u bë ndryshimi i niveleve të “Taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme”. Ky ndryshim vjen si rezultat i interpretimeve në raport me ndryshimet e fundit në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” dhe vështirësitë e aplikimit në praktikë nga institucionet përgjegjëse të niveleve të miratuara.

Sipas këtij vendimi, niveli i taksës së kalimit të “Taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme” për njësitë administrative: Dajt, Farkë, Kashar, Bërzhitë, Pezë, Baldushk, Vaqarr, Petrelë, Krabë, Ndroq, Shëngjergj, Zal-Herr, Zall-Bastar, taksa për ndërtesë banimi nga 1000 lekë shkon në 100 lekë, për ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime nga 2000 lekë në 300 lekë, ndërsa për ndërtesat e tjera nga 1500 lekë shkon në 200 lekë.

Gjithashtu, me anë të këtij vendimi u miratua propozimi për heqjen e taksës së pastrimit që do të merrej për çdo tavolinë për subjektet: bar, kafe, restorante, fast-fund, kafe-internet e të tjera aktivitete të ngjashme me to. Ky vendim u mor me qëllim ekuilibrimin e ngarkesës së shtuar fiskale nëpërmjet aplikimit të tarifës së re për zënien e hapësirës publike.

Me anë të këtij vendimi u miratua edhe ndryshimi i ndarjes territoriale të zonave të qytetit të Tiranës për efekt të tarifës për zënien e hapësirave publike. Sipas këtij vendimi, bëhet e mundur ngushtimi i zonës A, ku aplikohen tarifat më të larta (1500 lek për m2) dhe kthimin e tyre në zona B, ku tarifa është sa gjysma e nivelit të zonës A (750 lek për m2).

Ky vendim vjen në zbatim të marrëveshjes së arritur në tre takimet që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar më parë me përfaqësuesit e biznesit dhe synon aplikimin e tarifës në përputhje me zhvillimin ekonomik të zonës respektive dhe uljen e ngarkesës fiskale për bizneset që ushtrojnë aktivitet në zona me tregues ekonomik më të dobët.

Gjithashtu, pjesë e këtij vendimi ishte dhe pika që mundëson që për muajit Janar dhe Shkurt bizneset do të paguajnë me tarifat e vjetra. Lidhur me ndryshimet që prekin taksat dhe tarifat, gjatë paraditës së sotme u mblodh edhe komisioni i Ekonomisë, i cili për më shumë se tre orë diskutoi për ndryshimet e miratuara.

Pjesë e vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak ishte edhe dhënia e ndihmës ekonomike për disa familje të qytetit të Tiranës për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë. Më konkretisht Këshilli Bashkiak vendosi t’i akordojë ndihmë financiare për familjen Toska në vlerën e 542 mijë lekëve, për familjen e Dalipi 238 mijë lekë, për familjen Jahja 1483 mijë lekë, për familjen Mustafa Reçi 574 mijë lekë, dhe Riza Reçi me 1 milionë e 446 mijë lekë.

Këshilli Bashkiak miratoi me konsensus vendimin për vendosjen e bustit të Papa Françeskut në lulishten ku gjendet simboli i Kambanës së Paqes, pranë Piramidës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Gjithashtu, vendosi emërimin e një rruge në Tiranë me emrin e ish presidentit bullgar, Zhelju Zhelev, si dhe vendosjen e një pllakate përkujtimore për Janos Hunaidin në një prej shesheve të Tiranës. Këshilli Bashkiak miratoi edhe Rregulloren e Financimit të projekteve kulturore, artistike, rinore dhe sportive në Bashkinë e Tiranës.

Për sa i përket ndryshimeve në sistemin e taksave vendore, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, tha se administrata e bashkisë ka pasur një sërë takimesh dhe negociatash me përfaqësues të biznesit, dhe i propozon këshillit disa ndryshime për të lehtësuar ngarkesën e tyre fiskale.

“Do të shfuqizohet tarifa e pastrimit për vendosjen e tavolinave në hapësira publike për subjektet bar, restorant, kafe, fastfood etj,. Niveli i kësaj tarife është aktualisht 2500 lekë për çdo tavolinë në muaj. Shfuqizimi i kësaj nënkategorie brenda tarifës së pastrimit do të sjellë ulje të ngarkesës fiskale të bizneseve. Pra një biznes me 10 tavolina, detyrimi do të ishte 25 mijë lekë ulje në muaj ose 300 mijë lekë ulje në një vit. Nivelet e tjera të tarifës së pastrimit mbeten të pandryshuara”, u shpreh Paskali.

Më tej, ajo bëri të ditur se për tarifat për zënien e hapësirave publike, do të ketë një rizonim i cili në këtë rast mundëson ngushtimin e zonës A, ku aplikohen tarifat më të larta dhe kthimin e tyre në zona B, ku tarifa është gjysma e nivelit të zonës A.

“Gjithashtu për arsye se detyrimet për muajt janar dhe shkurt 2016 në lidhje tarifën për zënin e hapësirës publike janë njoftuar së bashku dhe i krijojnë një ngarkesë të lartë fiskale, Bashkia mori në konsideratë kërkesën e bizneseve për të mos i aplikuar tarifat e reja deri në 1 mars 2016 dhe të vijojë me nivelet e mëparshme vetëm në këtë periudhë”, përfundoi Paskali.

9 komente në “Taksat e reja, ja sa do paguhet sipas zonave”

  1. inxhinieri says:

    Cfare ka bo zhelevi qe i vini emrin ne nje rruge kur nuk kujtoheni per ata qe kane bere histori dhe vepra madheshtore ne shqiperi si Petrit Radovicka e Egon gjadri

    1. Edkari says:

      “duke lehtesuar ndjeshem barren fiskale”
      po tallen me kete paraqitje dhe bashkfajtore
      me keta pisa jane dhe ato qe e propogandojne si lajm.
      E cmund te presesh nga sterniperit e hajdutit
      Ali Pashe Tepelena?!
      Shqiptarevet i ka shkuar thika ne kocke dhe duhet
      t’ja marrin thiken nga dora kriminelit e t’ja ngulin
      ne zemer.

  2. Suli says:

    Bravo NISMA THURJE !!

    1. qytetari aktiv says:

      Po si ka mundesi qe miratohet vendosja e bustit te Papes dje ne Keshillin Bashkia dhe nderkohe punimet per piedestalin kane filluar perpara disa ditesh. Shkoni per kuriozitet dhe shihni. Piedestali eshte duke perfunduar. Kujt ia ka dhene Erioni tenderin e bustit? Keta i bejne fakt gjerat dhe pastajne i fusin ne Keshille per miratim.

    2. Rivleresimi pronave says:

      Po taksat kur shet pronen qe paguhet 15% a nuk eshte shume e larte dhe qytetareve nuk u jepet mundesia per te bere rivleresimin e tyre?,ne nje kohe qe paraja nga koha e blerjes e deri tash eshte shfleresuar ndjeshem , gje qe ka bllokur qarkullimin e pronave te patundshme.Shume prona jane blere ne vitet e para te 90-es me cmimet e asaj kohe.Askush nuk mund te shes pronen dhe te jap shtetit 15 % te prones se tij. Saliu nxorri nje ligje per rivleresimet e pronave,kundrejte nje pagese, por la nje kohe shume te shkurter per te bere keto veprime duke paguar 1%, aq sa njerzit ngriheshin qe naten zinin radhen ne Hipoteka si ne kohen e radhes se qumshtit. Qytetaret duhet te jene te lire te bejne rivleresimin e prones se tyre ne hipotek,natyrisht kundrejte nje tarife te caktuar

      1. Epirioti II says:

        Afati ishte me se i mjaftueshem, pasi ishte 16 muaj (Prill 2011-Gusht 2012) dhe u rivleresuan 70,000 banesa. Per ata qe nuk arriten ta benin dot per 16 muaj, ne vitin 2013 u la nje afat shtese prej 5 muaj deri ne Tetor 2013, per ta bere rivleresimin. Pra koha ju dha gjithsecilit me kujtale.

        Rivleresimet e banesave jane nje proces i domosdoshem per tu zhvilluar nje here ne ca kohe per te garantuar barre te ndershme fiskale. Por nuk ka kuptim te kete rivleresim cdo vit. Me inflacionin e ulet qe ka aktualisht Shqiperia, rivleresimit i vjen radha per tu bere rreth 2030.

  3. Atdhetari says:

    Po kompozitorin rumun Ciprian Porumbescu, autor i muzikes shume te bukur te Hymnit te Flamurit qe e kendojme sa e sa here, kur do te kujtohemi ta nderojme ashtu siç i ka hije? Te pakten nje bust ne nje kend te nje parku te Tiranes (nese kene mbetur parqe gjekundi)

  4. shaqo says:

    Dhe ne fund fare, te gjithe te huajte bejini shtetas shqiptare, propozoni presidentit, i cili eshte gati te firmose dhenien e shtetesise te huajve dhe heqjen e shtetesise shqiptareve, qe edhe ky vend te jete i populluar nga europiane jo shqiptare por me kombesi te tjera, ngado qofshin vetem jo shqiptare.
    Vetem keshtu Shqiperia do te behej europiane si teritor, jo si popull, populli le te bredhe si cifuti ne shkretetire, le te gjeje ku te mundet nje cope vend apo shpelle per te jetuarm, ashtu si ia do puna.
    Derisa ka ardhur puna qe heronjte e Shqiperise te c’heroizohen, patriotet te quhen antishqiptare, le te importojme pa dogane disa patriote te huaj, por kujdes jo nga Afrika, vetem nga perendimi, lindja nuk ekziston, ose gjeni ndonje carist apo bjellogardist nga lindja, dhe plotesoheni kete truall si te mundni. Edhe njehere, jo me shqiptare, hiqini ata nga gjendja civile, nuk behet ky vend me shqiptare, “o dhe i hudh”-thote nje shoku im. Nuk behet Shqiperia me shqiptare.
    P.S. keta jane intelektualet e rinj shqiptare, te studjuar e pergatitur ne shkolla perendimore.

  5. Kanan Jevgu says:

    Po shikoje ate te ish drejtoreshen e doganes, ate te” lodhuren” nga vjedhja, prape e paska gjetur qoshene kjo. Te lumte o Eri sumeshqyeri qe nuk le me baxhella, dhe prostituta, pa futur ne bashki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje