“Ka një vend të veçantë në ferr për Hillary Clinton”, Trump ashpërson gjuhën

18 Mars 2016, 12:37Bota TEMA

Kandidati republikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën e tij duke publikuar në rrjetet sociale një frazë aspak të hijshme.

Ai ka cituar nënën e një ushtari që ka humbur jetën në Benghazi.

“Ekziston një vend i veçantë në ferr për Hillary Clinton”, është fraza që Trump ka postuar në FB.

Por ajo që është më shqetësuese është se ndjekësit e Trump e  kanë mirëpritur këtë mesazh.

Trump ka vijuar edhe sot me akuza duke thënë se “Hillary ka kaluar gjithë jetën e saj profesionale mes korrupsionit”.

Akuza të forta, por që mund t’i kushtojnë nëse nuk ka prova të forta për ato që thotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje