Zbutet Gjermania: T'i hiqen sanksionet Rusisë!

18 Mars 2016, 12:32Bota TEMA

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të krijojë kushtet për heqjen, këtë verë, të sanksioneve kundër Rusisë, të vendosura për shkak të konfliktit në Ukrainë.

“Ky duhet të jetë synimi ynë i përbashkët”, ka thënë Gabriel, Partia Social-Demokrate e të cilit ndan pushtetin me Unionin Demokristian të kancelares Angela Merkel.

“Duhet të përpiqejmi për një marrëveshje të tillë me Federatën Ruse, me gjithë forcën tonë”, ka thënë Gabriel në një forum gjermano-rus.

Perëndimi ka vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të aneksimit që i ka bërë Moska Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes së vazhdueshme për separatistët në lindje të Ukrainës.

Gjermania dhe Franca kanë thënë se heqja e sanksioneve varet nga Rusia, përkatësisht respektimi i Marrëveshjes së Minskut për paqe në lindje të Ukrainës, raporton REL.

BE-ja ka zgjeruar ngrirjen e aseteve dhe ndalesat e udhëtimit për rusët dhe kompanitë ruse, por ka pak pajtim për zgjerimin e sanksioneve në sektorët rusë të bankave, mbrojtjes dhe energjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje