VIDEO/ Gafa e Donald Trump tërbon Rusinë: Krahason Putin me kasapin e IS

18 Mars 2016, 13:37Bota TEMA

Kjo video kishte si qëllim ironizimin e Hillary Clinton, por Trump ka shkelur në dërrasë të kalbur.

Qeveria ruse ka reaguar ndaj reklamës së Trump duke deklaruar se dëmton imazhin e Rusisë.

“Në video bëhet një krahasim mes Putin dhe një kasapi xhihadist duke i cilësuar si armiqtë e Amerikës. Një përpjekje e Trump për të na demonizuar”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të qeverisë ruse.

Trump prej kohësh ka shprehur simpati ndaj Vladimir Putin, por gafa e fundit mund të kompromentojë marrëdhëniet e tyre të mira, megjithëse në distancë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje