Rreth 1500 delegatë të kongresit të Partisë Socialsite kanë votuar për zgjedheve e anëtarëve të rinj të asamblesë kombëtare të PS.
Nga gara ku ishin 300 kandidatë u zgjodhën 175 prej tyre të cilët sëbashku me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe 61 kryetarët e degëve të PS formësojnë përbërjen e re të asamblesë së PS.
Por ajo që ra në sy në listën e anëtarëve të rinj ishte votimi i deputetit Koço Kokëdhima i cili si deputet e fiton automatikisht të drejtën e e të qenit anëtar i Asamblesë.
Por, sekretari organziativ në PS, Blendi Klosi, sqaroi se për këtë rast ka vendosur komisioni i Garancive Statutore, që i jep të drejtë çdo anëtari që është automatikisht anëtarë i Asamblesë, që nëse e kërkon, mund të votohet nga Kongresi.
“Për Qarkun Vlorë, Alma Bakiu, Anila Hitaj, Frosina Londo, Laura Ferhati, Nertila selamaj, Anduel Tahiraj, Koço Kokëdhima…. etj. Ka një analizë të Komisionit të Garancive Staturore që i jep të drejtën çdo deputeti apo anëtari të asamblesë që kërkon të votohet drejtpërdrejt nga anëtarësia e partisë. Kjo ëhstë logjika me të cilën ëhstë vepruar edhe në rastin në fjalë” ka thënë Klosi.
Kjo lëvizje taktike e deputetit Koço Kokëdhima lidhet me faktin se ai mund të humbasë mandatin e deputetit, pasi opozita e ka akuzuar se ka përfituar fonde publike dhe tashmë çështja ndodhet në Gjykatën Kushtetuese.
Nëse Koço Kokëdhima e humb mandatin e deputetit, automatikisht përjashtohet edhe nga Asambleja Kombëtare.
Në këto kushte vetë deputeti ka kërkuar të votohet nga delegatët e Kongresit për të siguruar anëtarsimin në këtë strukturë të rëndësishme të PS, e cila pritet të konstituohet në fillim të muajit maj.
Deputeti z.Kokedhima eshte nje deputet i cili i ka dhene nje vizion te ri drejtimit te Rajonit VL-GJ. Nje njeri me energji te jashtezakonshme dhe me ide avangarde.