DETAJET/ Si ra gjyqtari Ibrahim Hoxha në pranga, për 6 milion lekë. Bashkë me të arrestohet edhe biznesmeni me sekserin

3 Maj 2016, 10:38Kronika TEMA

Policia ka zbardhur detajet e arrestimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha.

Ai ishte nën hetim prej 6 muajsh.

Mësohet se gjyqtari ishte nën përgjim dhe nën vëzhgim.

Agjentët kishin marrë informacione se Hoxha kishte rënë në kontakt me një palë në konflikt gjyqësor për një pronë dhe u kishte premtuar të mbante anën e tyre.

Gjyqi civil do të zhvillohej me 3 maj 2016, pra ditën e sotme, një ditë para arrestimit.

Pala në konflikt gjyqësor ishte biznesmeni Dritan Jazexhiu nga Tirana.

Ndërmjetës mes tij dhe gjyqtarit ishte Novruz Gajda, ish –efektiv i policisë së Beratit, i lindur në këtë qytet dhe banues në Tiranë.

Që të dy janë vënë në pranga së bashku me djalin e gjyqtarit, 25 –vjeçarin Ledion Hoxha.

Më datë 02.05.2016,  pas një hetimi proaktiv 6(gjashtë) mujor të kryer nga ana e Sektorit Për Korrupsionin në Drejtorinë për Krimin Ekonomik e Finaciar dhe Sektori Për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim  me Seksionin Për Hetimin e Korrupsionit në Prokurorinë Për Krimet e Rënda,  në kuadër të Operacionit policor “ Berati 2” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

1.Ibrahim Hoxha, 57 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2.Ledion Hoxha, 25 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Jurist në një firmë.

3.Dritan Jazenxhiu, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, biznesmen.

4.Novruz Gajda ,48 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, (ish polic në Drejtorinë e Policisë Qarkut Berat).

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë në kohën që djali i gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shtetasi  Ledion Hoxha, mori 600 000 (gjashtëqind mijë) lek të reja nga shtetasi Novruz Gajda.

Këto para do i’a jepte gjyqtarit me qëllim ndikimi në gjyqin civil me palë Dritan Jazenxhiu për një çështje civile pronësie , vendim i cili do të shpallej më datë 03.05.2016 ora  9:30,  tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Parat janë paguar nga Dritan Jazenxhiu , palë në proces civil me gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  Ibraim Hoxhen.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 600 000 lekë,  një automjet tip Benz me targa AA 005 NC, dhe 4 telefona celularë.

Veprat penale të dyshuara se janë konsumuar janë   “Korrupsion pasiv i gjyqtarit prokurorit dhe funksionarëve të tjerë  të Drejtësisë ”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit , prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të Drejtësisë ”, e parashikuar nga neni  319 i Kodit Penal, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike ” e parashikuar nga neni 245/1  dhe 25 i  Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë.

6 komente në “DETAJET/ Si ra gjyqtari Ibrahim Hoxha në pranga, për 6 milion lekë. Bashkë me të arrestohet edhe biznesmeni me sekserin”

  1. Gazetar rrumpalle says:

    Jemi ne 2016 o gazetar leshi,ku e keni mbaru ate shkolle mer aman

    1. e verteta says:

      Lol….karvani ecen para……thote Tema

  2. Shaba says:

    E hongri ene Bim Hoxha me ne fund. Paska qene i pangop pare tmodhe ka mor e pare tmodhe ka pagu per tkap vendin nga gjyqtar plepash nBerat me ardh ne Tirone. Paska ngatru ene djalin. Hetoni pasunite qka ven.

    1. RamaKunderReformes says:

      Kush thote qe kemi nevoje per reforme! Prit kur te dali Adriatik Llalla dhe Rama ta pergezoje ate. Rrofte Rilindja e L..it.
      Edi Rama kunder reformes

  3. QYTETARI says:

    Ambasadori LU, para dy muajsh paralajmeroi publikisht se drejtesia ne vendin tone eshte e degjeneruar, e kooruptuar. Ibraimi me koleget e tije su kooruptuan brenda dites. Qekurese mbaruan 6 muaj kurs tek plepat ne Durres , sa filluan pune te paren gje qe vune ne jete ishte vjedhja e qytetareve. SI shume te tjere edhe Ibrahim Hoxha, filloi te pasurohet me koorupsjon, sa vec atyre qe humbi ne firmat piramidale, hariti te bleje vendin e punes ne Tirane, beri shtepi 2-3 kateshe pluse qe ka llogari e pasuri te tjera. Krimi me i madh qe ka bere eshte futja e djalit ne keto pislleqe koorupsjoni, jo vetem keti hajduti, pore gjithe te kooruptuarve tu sekusestrohet psuria dhe ti kethehet arkes se shtetit. Edhe kolegu i tije gjyqetare plepist me mbiemer Protoduari ne Berat, ka vjedhur aq shume me koorupsjonn ne detyren shteterore sa vec llogarive bankare, ka blere ne Durres apartamente dhe objekte te paluajteshme vetem me koorupsjonin ne detyre. Eshte ky gjyqetare qe me tre deshmimtare i dhe Ali SHenepremtes 20 ha e me shume ne zemer te qytetit , midis spitalit dhe lagjes Uznove, pa dokumenta vetem me tre deshmimtare te moshuar, te pa aresimuar, me preteksin se i paska patur i gjyshi nga koha e Zogut, Kjo te verifikohet se gjukatesi ,Protoduari eshte miku i Ali SHenepremtes, ish kryetari i deges puneve te brendeshme Berat ne qeverisjen e Sali Berishes. Ndertesat e komandave ushtarake, depot, magazinat , fushat e stervitjes, toka bujqesore, u tjetersuan dhe po i shet Aliu sa frengu pulen. Nese ivestigohen dhe del se ska dokumenta , pore jane mare me pretendime dhe deshmimtare e gjukates te blere, duhet pa tjeter, haka, te ve tek i zoti, tek pasuria kombetare, sepse eshte kjo praktike e ndjekur nga gjukatat shqiptare qe e kane lene ate popuull ne diten e hallit. ibraim Hoxha eshte cironke, ne krahasim me peshkaqenet e medhenj qe grisin rjetat, ose sbien fare ne rjete. Paste kemben e mbare Ibrahimi, per koleget e tjere, keshtu dote pastrohet drejtesia, prandaj sa me pare miratimi i rreformes ne drejtesi.

    1. RamaKunderReformes says:

      Dukesh qe je komunist I flakte ti perderisa I ve fajin kohes as Berishes dhe ke besim te Plehrat e Rilindjes, ose me keq, si nga Skrapari je aleat I Kancerit LSI.

      Megjithate te jap te drejte per faktet e verteta dhe absolute qe permendni ne lidhje me Banden PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje