Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ka uruar mesfushorin Granit Xhaka për kalimin e tij tek skuadra e Arsenalit.
Përmes një statusi në rrjetin social “Instagram”, Cana përvecc urimit nuk la dhe pa e “thumbuar” mikun e tij.
Kur kanë mbetur dhe 17-ditë nga ndeshja e parë kundër Zvicrës në kampionatin europian, Cana i jep një sinjal Xhakës ku i bën të qartë se më 11 qershor fituese do të dalë shqipëria.
“Urime vëlla për transferimin tek Arsenal e meriton plotësisht!!! Të dëshiroj sa më shumë suksese dhe lumturi! Por, më 11.06 fitojmë ne! Gjitha të mirat vëlla!”, shkruan Cana.