Janë dhjetra familje që projekti i Unzazës së Madhe të Tiranës iu kalon pikërisht mbi shtëpitë e tyre. Banesat do të shemben dhe banorët do të zhvendosen.
Dikush ka marrë shpronësim për shtëpinë, të tjerë që e kanë pasur atë pa asnjë document kanë marrë nga shteti një shumë të caktuar që do ta përdorin për tu strehur me qira.
Drejtoresha e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në një interviste për TemA TV, tregon mbi procesin e prishjes së ndërtimeve në Tiranë, por edhe në zonat bregdetare.
Një numër më i madh ndërtimesh janë duke shembur edhe në qytein e Vlorës, në të gjithë aksin ku kalon gjurma e rrugës Transballkanike. Janë 180 objekte që fadroma e IKMT-së do të shembë në këtë zonë.
Drejtoresha pranon se në shumë raste ka pasur edhe rezistencë nga banorët për shtëpitë që iu prishen.
Sa i përket ndërtimeve që po prishen në Vuno dhe Dhërmi, Bici sqaron se shembja e tyre lidhet me një projekt të Ministrisë së Kulturës mbi trashëgiminë kulturore. Ndërsa lidhur me ndërtimet në zonat turistike, Bici thotë se ato nuk do të dëmtojnë sezonin turistik, pasi mbetet urbane hiqen nga IKMT, menjëherë pas ndërhyrjes për prishjen e tyre.
Drejtoresha bën me dije IKMT është në pritje të vendimeve të qeverisë mbi projekte të tjera të infrastrukturës publike, nëse do të preken ose jo ndërtime të tjera, nëse gjurma e projektit kalon mbi to.
70 METRA KATROR SHTEPI PRIVATE NUK BEJNE 15 MIJE EURO ME KAQ LEKE NUK GJEN DOT AS GJYSEM SHTEPIE . KJO THOTE BASHKPUNIM PO MOJ PO ME POLICE AMA .PASTAJ KY ESHTE TRAJTIM KAFSHE JO NJERIU SE ME PARE DUHEN DHENE LEKET ME CMIM REAL TREGU TE LIHET 6 MUAJ KOHE QE TJETRI TE GJEJE SHTEPINE .JU VEPRONI PA TRU FARE NJESOJ SI TE JETE TERMET KU SKA KOHE TE SHPETOSH AS KOKEN.