Cindy Marina, një 17-vjeçare merr në dorë lojën e kombëtares shqiptare të volejbollit

4 Qershor 2016, 20:18Sport TEMA

Në kombëtaren e volejbollit për femra, që këtë fundjavë do të luajë në Ligën Europiane (ndodhet në Grupin A bashkë me Poloninë, Bjellorusinë e Sllovakinë), për herë të parë është grumbulluar një emër pak i njohur për shqiptarët.

Ajo është volejbollistja 17-vjeçare Cindy Morina, që ka lindur dhe jeton në Amerikë, vajza e dy sportistëve, Ardian e Kristina, që kanë edhe një ekip volejbolli ku vajza e tyre aktivizohet. Cindy, 1.80 metra e gjatë, është një pasuese, pikërisht pozicioni ku kombëtarja jonë ka çaluar prej vitesh e ku ajo mund të japë shkëndijën që ka munguar prej kohësh.

Ajo është grumbulluar prej disa ditësh me ekipin kuqezi nga trajnerët Martiri e Tarja, madje mezi pret të debutojë me ekipin kombëtar në arenën ndërkombëtare. Edhe pse e re në moshë ajo nuk trembet nga sfida dhe pesha e fanellës kuqezi, madje është shprehur e gatshme të japë kontributin e saj.

Marina është përshtatur mjaft mirë me vajzat e kombëtares dhe pritet të jetë titullare në këto eliminatore të Ligës Europiane. Edhe vetë vajzat e kanë pëlqyer bukuroshen shqiptare që ka kaluar oqeanin për të dhënë kontributin e saj me kombëtaren.

“Është e re, por mjaft e zgjuar dhe inteligjente në lojën e saj”, shprehet për “telesport.al” një nga veteranet e kombëtares, Klonarda Nezaj, që ka luajtur më parë në Amerikë.

Cindy Marina e ka pritur mjaft mirë këtë ftesë të ekipit kombëtar dhe në një deklaratë në faqen e saj në “Facebook” ka thënë: “Jam shumë e kënaqur që do të vij dhe përfaqësoj ekipi kombëtar të volejbollit shqiptar”, ka thënë Cindy Morina, që në Amerikë luan me skuadrën e “Forza 1 Volleyball”.

Kombëtarja kuqezi do të niset më datë 1 qershor drejt Polonisë, ku do të luajë ndeshjet e para të Ligës Europiane.

3 komente në “Cindy Marina, një 17-vjeçare merr në dorë lojën e kombëtares shqiptare të volejbollit”

  1. bbravo moj goce ,nderon emrin e shqiptarit gjakun tend dhe ben krenar fa,iljen tende .
    te uroj gjithe suxseset si sportiste dhe ne jete ty dhe familjes tende ,
    jeni shqiptare te vertete.
    shume suxsese kombetares shqiptare te volejbollit , dikur kampione Ballkani

  2. Amarilda Marina says:

    Drita e halles tradita trashegohet dhe babi jot i bukur Ardjan Marina ka qene camoion ne 400 m me pengesa dhe mami e dashur Kristina Nikolli ka lozur volwjboll me qyretin studenti dhe ekin e vllaznise dhe xhaxhai yt Edvald Marina basketbollst i njohur ne elbasan. Suksese e bukra e dheut krenare te fjithe jemi per ty.

  3. albani says:

    Bravo Sindi,qenke si yll.
    Na ben krenar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje