Presidenti i Republikës do të apelojë në Gjykatën Administrative të Apelit, vendimin që e detyronte të emëronte prokuror në Kukës, bashkëshortin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.
Është vetë Kreu i Shtetit, Bujar Nishani i cili paralajmëron në një intervistë për Ora News, betejën në gjyqësor, për vendimin e dhënë në 23 maj nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Bledar Valikaj në padinë ndaj Presidentit për rrëzimin në heshjte të emërimit të tij në Kukës.
“Procesi vazhdon në sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor ka disa shkallë dhe procesi vazhdon. Është qartazi përcaktuar sesi funksionojnë dhe sesi adresohen ankesat që kemi ndaj vendimeve gjyqësore. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë gjithmonë, jo vetëm si institucion, por edhe si qytetar në radhë të parësistemin që ne kemi ndërtuar në Kushtetutën e vendit dhe në jurispudencën tonë të brendshëm”, tha Nishani.
I pyetur mbi takimin e prishtëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, kreu i Shtetit tha se e vlerësonte pozitivisht atë.
“Nuk ndodh shpesh në konfigurimin politik dhe në jetën politike shqiptare që të kemi takime të këtij niveli. Takimi në gjykimin tim është pozitiv. Nuk e njoh dhe nuk e di axhendën dhe nëse do të ketë një axhendë të suksesshme takimi përveçse pozitiv do të ishte edhe i rëndësishëm”, tha ai.
Sa i përket kërkesës së eurokomisonerit Johannes Hahn për të miratuar edhe me dy të tretat reformën në drejtësi, Presidentit i Republikws, thotë se reforma nuk mund të jetë çështje numrash.
“Procesi vazhdon në sistemin gjyqësor. Sistemi gjyqësor ka disa shkallë dhe procesi vazhdon. Është qartazi përcaktuar sesi funksionojnë dhe sesi adresohen ankesat që kemi ndaj vendimeve gjyqësore. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë gjithmonë, jo vetëm si institucion, por edhe si qytetar në radhë të parësistemin që ne kemi ndërtuar në Kushtetutën e vendit dhe në jurispudencën tonë të brendshëm”.
Sa turp!!!!!!!!!!!!!!!. Nje president ne vend qe te merret me gjera te rendesishme merret me keto lehtesira, qe nuk i duhen popullit.E perseris shprehjen : mbas nje burri te forte qendron nje grua e forte.Besoj jane te teperta komentet.
Pse harxhoni kot leter e mund me kete KOQE?!?!?!