Artur Zheji: Piktorit ju thye peneli pas takimit me Bashën

7 Qershor 2016, 21:33Blog TEMA

Nga Artur Zheji

Kotësi, kotësi dhe përsëri Kotësi… (Vanitas, vanitatum, omnia vanitas), thotë një shprehje e madhe dhe e lashtë latine. Për të rrëfyer thelbin e kotësisë së kësaj Bote, në fund të fundit.

Dhe tek hapim lap top, (dikur shkruanim me dorë, sa bukur ishte!) dhe duhet të merremi me Reformën në Drejtësi, si për një Zgjidhje Magjike, që do të na bëjë befas shtet real të së Drejtës, të troket në tru, Vanitas, vanitatum, omnia vanitas…

Ose shprehja e Shakespearit si edhe titulli i një Komedie të tij: “Shumë zhurmë për Asgjë” (Much Ado About Nothing).

Sepse krijimi i Mitit, që e Keqja është Djathtas, te Basha-Berisha, dhe e mira është Majtas, vetëm te kryeministri, ka qenë një nga pikturat më të përkryera të Ramës, të cilës, si një mjeshtër muralesh apo afreskesh të Mesjetës, ay, prej sëpaku 11 vitesh, i shton cdo ditë një nuancë, një ngjyrë, apo një detaj të ri.

Duke ngjyer me pasion penelin, tanimë penelin e fjalës dhe të fjalimeve që skanë të sharë për nga forma, dhe duke u dhënë shqiptarëve, këtë pikturë të shtrirë në kohë dhe hapësirë, me një fabul mallëngjyese dhe gati biblike, tamam si në Mesjetë edhe kjo.

Në këtë murale pra, që mjeshtri me penel verbal dhe kryeministër, që në vend të qimeve të kalit, që thuhet se kanë penelat e mirë, ka shumë fjalë, fjalë shumë më të fisme se sa përmbajtja e tyre, në këtë murale, detaje dhe episode të së cilës, shqiptarët shohin përditë, kemi Djajtë nga një anë dhe Ëngjëjt Rilindas nga ana tjetër, “duke u ndeshur për një Moral Universal!”.

Djajtë, si dikur karikaturat e para që ish kryebashkiaku i kushtonte, ish mikut te vet të dikurshëm Fatos Lubonjës, që u shtonte me humor dy brirë dhie mbi krye, Djajtë e sotëm pra, janë bërë të zinj, me brirë, me nofulla të gjakosura nga shqyerja e fëmijëve të pafajshëm, grabitqarë dhe me sy të përskuqur nga jeta në Ferr. Dhe popull ziu, mallëngjehet, emocionohet dhe ndërsehet, falë dhe ca mediave që shtojnë detaje e nuanca në këtë krijim sa artistik dhe politik njëherësh.

Nga ana tjetër e murales, Ëngjëjt e Rilindjes, me autorin e pikturës në krye, bardhoshë dhe kaltëroshë, me krahë të shpalosur mjellmash, qiellorë e gati hyjnorë, që marrin në mbrojtje delet e hmbura të popullit, të cilat i shpëtojnë… nga masakra dhe batërdia e Djajve, që duhen ndëshkuar dhe që banojnë në SHQUP, ku edhe kanë shpellën ku gatuajnë një kazan të madh supe me mish njeriu…

Cfarë Përbindash, belbëzojnë të magjepsur ata që e besojnë në mënyrë naïve këtë skenë të pikturuar në brendësi të murales së kryeministrit.

Pra, në kaq vite, beteja e Ëngjëjve me Djajtë, brenda një bythë vendi, a thua se jemi Qendra e Botës, apo Fushë Beteja e një Lufte Përfundimtare ndërmjet të Mirës dhe të Keqes, ka qenë, sekuencë pas sekuence, ajo që kryeministri po ka servirur me sukses, ditë pas dite. Dhe në Bythë-Vend, të gjithë mbajnë shënim, bilancin e kësaj Beteje, ku, po të ndjekësh, fjalimet e Piktorit Verbal, edhe vetë Zeusi nuk rri dot pa zbritur nga Olimpi dhe të bëjë tifozllëk.

Kjo përzierje e mahnitëshme, pikturë – politikë, është gjithësesi një shpikje, që kryeministri duhet ta brevetojë dhe ta përjetësojë. Bythecët e shmtë që e bëjnë mirë këtë, nuk i mungojnë. Në këtë vend ku bythecëria është edhe puna më e shpërblyer, prej kaq e kaq kohe.

Porse mbas takimit, të përgatitur me suspansë dhe ethe, Basha-Rama-Vasili, Murales iu shpëlanë bojërat. Nga një gabim i vockël. Nga ata që përmbysin edhe grataciela.

Sepse mbas këtij takimi, në Fjalimin e Shkruar më parë të kryeministrit, formalisht i përsosur por që komentonte arësyet e dështimit të takimit, tragjikja dhe heroikja u bënë befas, krejt Qesharake.

Kryeministri pra, Lexoi fjalimin e Dështimit të Bashkëbisedimeve me Djajtë, që e kish shkruar “mjeshtërisht” përpara, se sa të hynte në takimin dhe negociatën në fjalë.

Duke nxjerrë lakuriq, edhe Talljen e Madhe, të Pikturës së tij Murale, që është pra, thjesht një teknikë, në kurthin e së cilës bien shumica e shqiptarëve.
Kryeministri, na ish nisur në Takimin e shumëkërkuar nga Ndërkombëtarët, amatorë të pikturës edhe shumica e tyre, me Fjalimin e Shkruar, ku analizonte se Pse, kish dështuar Negociata, e cila donte orë që të fillonte.

Qesharakja dhe Cinikja, nuk mund të kenë një kulm të dytë si ky, edhe për shumë vite të tjera në Shqipëri. Dhe për këtë, kryeministri duhet përgëzuar dhe presidenti Nishani, duhet të nxjerrë nga sepeti i Presidencës, një komcë të artë apo një kopac dhe tja vendosë në gjoks.

Kush nuk e do pra Reformën në Drejtësi?

Sigurisht asnjera nga Palët, që nuk clirohen dot nga dyshimi, se nuk bëhet fjalë për Reformë në Drejtësi, por për Kontroll në Drejtësi!
Dhe lodhja më e madhe e tyre, ka të bëjë se kush, ua hedh dot më mirë Ndërkombëtarëve që po mësojnë si nxënës të vonuar, mjeshtërinë e Akademisë së Gënjeshtrave Shqiptare.

Porse me dy Fjalime të Kundërta në xhep për të njejtën Temë, si deh u justifikua më pas, kryeministri, theu një rekord të Hipokrizisë sonë Kombëtare, përpara kamerave. Një pamje që shkaktonte një dhimbje të pangushëllueshme për të Vërtetën në këtë vend, por edhe për kryeministrin tonë.
Piktorit ju thye peneli dhe ngjyrat e Murales së tij, filluan të qajnë e të zhgjyrosen, si makiazhi dhe rimeli, që rrëshqet poshtë syve të një gruaje, mbas një të qare të gjatë dhe të sinqertë.

Dhe për kapricio të ngjyrave të cngjyrosura, djajtë u përzien me ëngjëjt dhe Murales së Luftës Epike, të Luftës së të Mirës me të Keqen, i doli boja.
Vanitas, vanitatum, omnia vanitas…/360grade.al

85 komente në “Artur Zheji: Piktorit ju thye peneli pas takimit me Bashën”

  1. Moni says:

    Ne c’moshe pithit njeriu? Ky e ka filluar heret lajthitjen. Prandaj tani sheh endrra me vizatime e video me devijime sexuale..

  2. Olga says:

    Le nam! Mblidh veten se te ka verbuar zilia. Je kaq I mllefosur sa nuk e sheh qe je bere qesharak. e ke shume personale dhe kjo thjeshtesisht duket sheshit. Turp! E quan veten dhe analist. Ju jeni te gjithe HALE-ISTA.

  3. vflp says:

    Cfare idiotesish qe shkruan ky palla.

  4. Arti says:

    Cfare thua mo rrot k*

  5. kalciani says:

    Ky ka ikur per lesh,megaloman,i ndyre,pervers,i semure psikik.Fatkeqesi qe vazhdon te vjelle vrere neper televizione dhe skena publike.

  6. Tut Kaptinmodhi says:

    Bla bla bla ? ?

  7. Ta rrasi says:

    UK mor kar.. Ptuuuu

  8. Lirka says:

    Here pas here ky tregon sinqerisht qe po rrjedh perdite nga trute

    Po muralen qe permori fatos nano pse nuk e ke permend ndonjehere o gazetar b… lepirës
    o kumarxhi i kotê

    Kotesi kotesi dhe prape kotesi e ka thene Gjon Pagezori per njerez si ti dhe si ata qe ti mbron me zellin e nevojtarit dembel per para pa djerse

  9. Cimi nga Parisi says:

    Akoma vazhdon shkruan ky , tralalalja…

  10. O Artur Zheji, cfare do te thuash pak jave me vone kur te hapet DOSJA juaj me pseudonimin BOZHUR (por jo vetem Ty, por dhe mbi 1000 emrave VIP, e jo nga shqiptaret por nga Amerikanet qe kane Dosjet origjinale qe nga 1991)… Edhe pak jave e do perballesh me turp e pasoja ligjore (jo vetem Ti, por gjithe Berishistet e Nanoistet e Metistet e Medias Mafioze, ne lista qe jane dhe pseudonimet qe keni shumica e juaj nga Sigurimi), rruge tjeter s’keni o Zheji me shoke…

  11. diana says:

    O mut , akoma shkruan ti more letyre????
    Fjalen kurve oborri e ke pak……

  12. reli says:

    Ne kete ambjent te ndyre ku jetojme,per pjesen me te madhe te ketij populli te varfer deri ne varferi, shkak i kesaj varferie jane politikanet tane ardhur ne pushtet prej nesh te paditurve,madje te pagdhendurve,ndersa shkak i kesaj ndyresie pa dyshim jeni ju te medias(jo te gjithe),por ne menyre te vecante ju te ashtuquajtur analiste,qe vetem helm derdhni ne analizat tuaja,duke helmuar dhe ate pako tru qe i ka mbetur ketij populli fukara.Te paguar pa dyshim prej politikaneve te cileve u sherbeni sipas rastit,jeni kthyer ne fajtore te te pameshirshem te voneses se ecjes qofte dhe me hapa breshke drejt asaj qe ka emrin Europe ,dhe qe te gjithe e enderrojne prej vitesh,por pengohet prej analisteve si ju.Po ti more ti vete cna thua….e do apo nuk e do reformen.Po kush te beson qe do,kur vertet nuk meresh vesh,cilen ane mban.Po si nuk fole njehere besueshem,o analist i pabesuar.Ruajna zot,mjaft me!

  13. lennard says:

    Zoti Zheji jeni i neveritshem.Une nuk e kam fort per zemer Z.Rama , ama Saleh Gerdecin dhe Lul Rrugekombin i shikoj si te keqen me te madhe te Shqiperise.Duhet te jesh i verber te mos shohesh lojen e piste qe po bejne dy BB.

  14. andromeda says:

    Ore ti, Zheji, a je në rregull nga trutë e kokës ti? Jo për gjë por se e keni pak si në fis ju lajthitjen e mendjes. Je bërë i pa lexeshëm, or mik, me gjithë këto tirada të gjata ‘erudite’. Mos harro se je një bixhozçi me nam dhe hajdut ordiner. këtë nam ke lënë dikur në RTSH e famshme. Nuk e di ç’ke bërë në ATSH më pas, por ujku qimen e ndërron dhe zakonin se harron. Hajd tuung!

  15. timo says:

    O Artur Zheji! Deshtove si aktor, deshtove si regjsor, dështove si dramaturg dhe tashti para pensionit po dështon edhe si gazetar. Megallomania jote përfundimisht të ka bërë një DËSHTAK të zakonshëm.

    1. ben says:

      Zheji
      E di si jane katandisur rilindasit?
      Si ai buri I asaj kurves te portokallia.
      Sa me shume ja dredh ajo sa me shume e tall sa me shume e poshteron.
      Aq me shume ai I beson e aq me shume behet qesharak.
      Nese dikush si puna jote ose te tjere pamvaresisht nga arsyeja pse, thoni te verteten “buri I nje kurve” nuk do te besoje se nese do kishte arsye per te gjykuar dhe pare thjesht nuk do ishte buri I kurves.
      Sa per reformen ne drejtesi ajo eshte arma e vetme dhe e fundit qe kryerilindasit ka per legjitimuar banditet e tij vjedhjet e tij paaftesine e tij per te qeverisur e ndertuar . Kete rilindasit nuk mund ta kuptojne po per fat jane pak shume pak se nese ai qe I tall do e dinte qe jane shume do bente gjene e vetme dhe te thjeshte do bente 1 referendum!

      1. Ani says:

        O ti Ben, kaluam 2 referendume nje ne 2013 dhe nje ne 2015, mjaftojne besoj. Po jam e bindur qe edhe 2017 te njejten rezultat do kete.Fale Zotit populli shqiptar eshte zgjuar me kohe dhe nuk i hedh dot me hi syve . Fale zotit jane ne minorance njerez me gjykimin tend, sepse kemi 25 vjet qe merremi me Diktatorin e ri ish komunist S.B. qe hiqet si “demokrat”. Po leri ato banditet , shiko mendohu e ftillohu mire se banditi kryesor eshte opozitari dhe antishqiptari S.B. Ta fillojme nga me i rrezikshmi dhe shkojme edhe deri aty ku thua ti, po te heqim rrezikun me te madh …pastaj ka shembuj e vazhdohet kollaj dhe me te tjeret

  16. EdscobarRamaMetaKUNDERrEFORMES says:

    Vetem nje injorant dhe naiv do besonte te EdscobarShullazi por te na tregoje kotesine nje kelysh Ilir Metes kete se mban vendi.

  17. Thanas Mustaqi says:

    Ja niveli i nje ish-drejtori te pergjithshem te TV publik te kohes se Nanos! Ky i fundit predikoi meritokracine, qe, sipas Dritero Agollit, u katandis ne shkerdhatokraci!

  18. sali says:

    Nivel i ulet .Kaq mjafton

  19. Analisti says:

    Vone, shume vone qenke kujtuar per analize o anal ist.Nuk dua te zgjatem shume,por eshte naivitet te mendosh se do miratohesh reforma me vendimarrjen e lulit,ashtu sic eshte e vertete se kto qe shkruan ti, jane mendimet e pavarura tuajat.Prandaj ajo qe ndodhi, dihesh ,e kunderta do ishte suprize.

  20. Labi says:

    O Artur more Artur,
    Je më i pështir’ se kurr’,
    Bëhu veç një herë burr’
    Jo as mut edhe as shurr’
    O servili i pa shtyllë,
    Kthyer si njeri me dyllë,
    Qenka vërtet kjo duva,
    qeni leh atje ku ha !…

  21. sala says:

    O Turi …na hengsh mune

  22. tani says:

    Ore palacio!!!! Ne duam buke,pune dhe drejtesi ti na can koken me teorira te dala boje. Dhe ti vdes te kesh nje katraure perqark teje qe te dhjamesh akoma. Po harron qe ke femije dhe po i rrit ne kete vend mizerabel. Nje fjale vetem DRITESHKURTER

  23. england says:

    Ik o moralist me mentalitet komunis!Ti Zheji je nje servil i ndyre qe shkon gjithmone ne drejtim te eres,nese do kishe sado pak moral brenda vetes do i ktheje pergjigje Mentor Kikese per genjeshtrat e trasha qe deklarove neper ekrane televizivene lidhje me kaseten porno imagjinare ne koken tende,te nje ministri.Me siguri qe kerkesa jote per ndonje pozicion ka marre refuzimin e kryeministrit prandaj dhe nuk mbahet goja jote qe mban era alkol,dhe qe cdo dite po qelb dynjane neper blogje,nese ai vend me te vertete nuk do behet,nje rol kyc per mos berjen e shtetit e keni dhe ju mashtruesit e shtypit,qe helmoni njerzit me shkrimet tuaja pacavure.

  24. naku says:

    Zhej=Gomar! Sa i pa llogjikshem vec i verbuar nga zilia pse ish shoku(fstkeqesi)eshte me larte. Zhej je nje katundar i rendomt.

    1. Artemisa says:

      More Naku. Sikur te te kishte share babane nuk kishe per t’ju sulur keshtu Zhejit.
      Ju me te vertete per partine dhe udheheqesin jeni gati te jepni edhe jeten.
      Analiza e Zhejit eshte thjesht e shkelqyer, por per ju bie ndesh me normat dhe parimet Rilindase.
      Bie ndesh me normen themelore te ndjekjes verbtazi te kryetarit.

  25. Sefer says:

    Cfare eshte ky monstruoze qe shkruan percarte dhe kjo gazete si Tema pozitivisht e vleresuar ne kete rast ben gabim qe e lejone te botoj nje shkrim pacavure te ketij njeriu te rrjedhur te quajtur Zheji. Per draftin e reformes jane perpilues perendimoret dhe te gjithe jane ne unison ta miratojne reformen ne drejtesi me perjashtim te PD dhe Zhejit e te nndonje tjetri. Zheji jo vetem me kete shkrim qe eshte plotesisht jashte realitetit edhe ne shkrimet e tera banale e nje njeri koti dhe i paafte.Mos lejoni shkrimet e ketyre njerezeve si puna e ketij zhejit qe eshte kunder shqiperise bashke me PD.

  26. Kosovari says:

    Gazetar IDIOT!!!

  27. dash says:

    Shko ore pirdhu, se e meriton..

    1. Tiku says:

      Ti mor zotri ke qen dhe je nje “bythqir lulishtje”.

  28. Haznedari says:

    O Bozhur e bir bozhuri te Sigurimit, do t’ju nxjerrim dosjet, pastaj shko e qaj ne preher te Likes per ca para per te paguar borxhet. Pusht.

  29. jani says:

    Ma ke care bythen o mero me kete hapesire qe le ketij k…t per te shkruajtur.ka ngelur pa pune se ja futi Cili dhe tani kerkon te ngecet diku. Ky mulla omari ka qene dhe nhelet legen

  30. Piktori Psikopat says:

    Po Bashes çfar ju thye? Or gomar pa zinxhir!

  31. Tony says:

    Hey Zhay, ku e ke videon e ministrave? Prape te genjyen!!!Sa keq…por ti prape u beson; domosdo prndaj kemi mbetur “nje byth vend” sipas standarted tend.

  32. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Zheji ka nje pozicion public,”Opinionist” !
    Kete rradhe ka dale lakuriq me duar ne xhepa,urrejtja e grumbulluar ndaj “Piktorit” ka shperthyer si llave vullkani !
    Pse u rreshtua Zheji ne togen e Berishes ?
    Na plasi k…, thone disa,e ka pare zoti dhe I ka formuar koken !
    KY ESHTE ORIGJINALI.

  33. mimi says:

    Ti qe je pijanec ordiner kete e kemi pas ditur.Dhe ky shkrim eshte i shkruar fiks ne gjendje te dehur.Po mjaft more pis burre se ben muuu qe ke ngelur pa leke dhe po paguesh per ca shkrime idjote.Po mire more po a ke femije ti ,ke grua?Po nga ata nuk te vjen turp?Po pse more maskara nuk mendon njehere se dhe ata ne Shqiperi do jetojne ,ne ate Shqiperi qe ti dhe pisa si ty nuk e lejojne te eci perpara.Dhe ti mbron kriminele ,hajdute e maskarenj vetem sepse te japin 2 leke te qelbura qe ti te pish ca birra.Po femijeve te mi qe duan nje Shqiperi tjeter si do ti pergjigjesh more rrugac.Ngele duke share Rama Rama.Po mire more pse ne nuk degjojme dhe shikojme cfare ndodh .Mos te dukemi budallenj ne populli ty?Eshte kaq e qarte sa nuk ka qene kurre me pare reformen nuk e do Berisha dhe vetem Berisha .Dhe mos shkruaj me se le nam,je mire aty te alkoli plehre e felliqur.

  34. Bozhuret says:

    Po miro more turi mendjendritur po na thuaj kush nuk e do reformen dhe pse?

  35. sit... back..and relaks →→→ says:

    7 orgazmat e Zhejit.

  36. Gjovalini says:

    Bythec i Sigurimit. Askujt nuk i a merrte mendja qe ky faqezi te ishte i rekrutuar si spiun. Kushedi sa informacione i ka derguar Sigurimit gjate bisedave qe bente me “shokun e ngushte” Edi Rama. Sikur te kishte qene me te vertete shok i ngushte me Ramen, pavaresisht rrethanave te reja, kurre nuk do arrinte shoku te tentonte ta poshteronte shokun.

    Edhe ky qendrim i ketij palacoje, verteton ate qe thashe me lart qe “miqesite” me njerezit kane qene per qellime te poshtra.

    Ne te kundert, jemi deshmitare te asaj kohe, qe te rinjt , me gjithe trysnine apo edhe torturat, ata nuk pranonin te jepnin para Sigurimit shoket e tyre te vertete biles ka shume te tille qe e kane pesuar edhe me burgje.
    Kjo eshte tablloja e ketij njeriu qe tashme pasi u akuzua direkt, me emer e psedudonimin perkates, kerkon te spostoje vemendjen ne drejtim te Rames.
    Nuk eshte e rastit qe ne nje kanal televiziv, gadi te pernatshem, japin OPINIONET e tyre 3 ish spiune te sigurimit (Zheji, Hoxha qe desh e bene president dhe Zogaj).
    E rastesishme kjo?

    Persa i perket Rames, ti Zheji ja rrune bishtin.

  37. GRi says:

    Turke, turke turk, zheji zheji, zheji,pleher,pleher, mbixhoz,bixhiz, 4 dardha, 4 shtata, ere enduyre parsh,artur, !
    Ku je moj reforme. O europa , o amarika mos na lini ne balte! Forca ti dergojme keto plehra bashke nete njeten qeli, dergoni edhe Turin t’ju beje analizat. Pse jo ka qene qafiri Drejtor TV dhe ka shume qe thone se edhe ky qafir ka vj.se tashme i kanembaruar parat. Opronar TV, mos e pranoni ne tv tuaja, mos i jepni para ketij surrogate. I perdor per 4 dardha. Pleher dhe hibrid verioro jugor. Anti europian. Amerike mos i jep vize qafiorit. Luan bixhoz dhe mashtron popullin dhe …mediat! Eshte rast te aplikohet stli i EH. bejeni.

  38. Diana says:

    Pse nuk ma postove komentin o tem?
    Ok edhe njehere po e shkruaj
    Zheji nje mut te madh do hash o letyre….

  39. mireli n says:

    Funderrine e mutit. MASKARA. Je nji fashist i qelbur. TI nuk e do Shqiperine. Shkruaj dhe vetem shkruaj. Vetem kunder RAMES, vetem kunder tij.
    Njeri i mjere, i nxire ne surrat si qen leshtor, me i zi ne shpirt e zemer. Kelysh e spiun i sigurimit te shtetit. Te djeg reforma o qelbesire. BOZHUR ta vuri
    llagepin sigurimi i shtetit. Gabim kane bere. Me e sakte per ty o surrat mut do te ishte apsodonimi :QELBESI. Te urrej o qen bir qeni se je thashethemaxhi, intrigant, mashtrues,llapaqen, i poshter, ndyresire, halldup e kokepalare, bythelepires e servil i pushtetareve. Nxire vidion e M. KIKISE o burre-kurve. Ku e ke vidion ?. Ta shohim e te peshtyjme personazhin-Minister, ose te peshtyjme e te dhjesim fytyren tende te qelbur o
    QELBES.

  40. VK says:

    Si ka mundesi qe nje lopcar si puna e ketij ka aq hapsire mediatike. Ik e zhgay beji keto muhabete me cunat te Tymi se me kete nivel qe ke, ne ndonje vend normal, do ishe ndonje kasap a murator.

  41. Devolliu says:

    A ka një kufi poshtërsia xhanëm ? Se broçkullat e këtij mender gazetari më tregojnë se për para ky monstër bëhet edhe me djallin, edhe me sërbin, edhe me grekun, edhe me Hitlerin, bile edhe me KRIMINELIN GJAKATAR, VRASËS TË SHQIPTARËVE, Sali Shpellarin.

  42. Mulla omari says:

    Edhe mulla edhe tap si gjithmon zhelja

  43. Alush says:

    I poshter.i Pabese.cdo dite po degradon e po fiton urrejtje.maredhenjet tuaj a personale mos na i shit neve.dikur te degjoja me vemendjepor kohet e fundit nuk Po te kuptohet ku e ke qellim in.po i ben shume dem vetem si njeri e analist. Alushi

  44. Azio says:

    KY Zheji qenka nje idiot I kalibrit te larte.
    Ore njerez,keta mostra duhet te paisen me rraport mjeksor nga psikiatria,sepse mund te kene rezikshmeri shoqerore

  45. nakoraja says:

    Naku, ti qenke vertete katundar nga menyra si shkruan. Sa per thellesine e mendimit o Naku, c’te te them… Ka Nak-ra si puna jote, pa hedh Piktori “ngjyra” me penel si i do qejfi . I pafshi hajrin Piktorit!

  46. loni says:

    Ik or mbushu o Zhele! Gjynah qe ke ate mbiemer, se dita dites po e deshmon se nuk e meriton dhe po e turperon keqas. Nuk je asgje vec nje hajdut fondesh te TVSH dhe i paguar nen dore.

  47. nikoll says:

    Ky Zheji dukej burre me mend po qenka me damlla se Lubonja…
    Pyetja eshte : a duhen botuar halucinacione te tilla?

  48. funerali says:

    o rryp kaishi, mos bej hartime.
    analizo vetem nje kerkese te krimit berisha.
    vendet e rezervuara.
    po bere kete, gjithe kjo kala muti qe je munduar te ngresh me kete shkrim rexohet pa zhurme, sic mund te rexohet muti.

  49. Agimli says:

    Edhe ky zagar si te tjeret nuk e do reformen …..pjese e te keqes me te madhe ….spiuneve ose dosjexhinjve

  50. Arben D. says:

    “Simpoziumi dhe dita mbas simpoziumit”

    E ke mire idene e Shekspirit: “shume zhurme per asgje”, por vetem sikur te analizoje filozofine tende do t’a kuptoje qe mund te funksiononte me mire per kete editorialin tend…
    Perse gjithe ky penel i rende O’ Zheji per nje ngjyre te paperfillte qe i shtove kesaj kryevepres zhabravure qe me dy fjale te thjeshta mund te krijonte idene qe s’kishte tendence, por…
    Duhet qe te merrje dhe anen tjeter te te njejtes monedhe.
    Imagjino per nje moment te vogel. Thjesht imagjino sikur Basha te pranonte qe reforma te ishte e pranueshme nga Opozita inekzistente.
    Imagjino sikur Basha mos te luante me penelin e thyer te Rames dhe te mos binte pre e tij, atehere ku do te ishte ky editoriali sot!

  51. miri says:

    lexova vetem fillimine,nuk munde ta lexoja me kete ,bythelepiresine e Nanos,sa antipatike.

  52. Don says:

    Ke tymosur droge shqupi dhe e ke vjell ne kete shkrim.

  53. anxhelo says:

    mire ti je gomar o Zhej por perse behen gomere keto te Temes dhe botojne idjotsite e tua

  54. Vjosan says:

    Ok, Zheji, Po Lirka, Ilir Floriri, sa te paguan? Na i thuaj njehere, o burre, cmimin e ketij shkrimi se nuk u be qameti. Se dhe keshtu, pa paguar fare nuk sherbehet e nuk te beson njeri. Se qe ta besh per te shpetuar Shqiperine nuk je nga ai lloj burri. O megalloman qe i di te gjitha, o i dituri i botes qe e ndrite ne regjisure e dramaturgji dhe ja tani edhe ne anal-istike….

  55. Pirro54 says:

    Paravolia e Arturit do te na shpetoje nga impresionet e ngjyrosjes plot bojra te Edit… dhe kete e ben duke lyer me te zeze te bardhen Rilindase dhe perdor te bardhen per te lyer te zezen e SHQUP-it… Rezultati, te dy krahet nje gri e stilit mafioz ku te gjithe jane njelloj dhe porosia e madhe e Zhejit: Kotesi, kotesi, kotesi… Te jete Arturi valle autori i shkrimit? Do ti shkonte me per pene ndonje puthadori te Saliut se sa Arturit. Arturi qe urren ngjyrosjen (si siperfaqoren e problemit), pelqen bojatisjen e vet kur harron thelbin e takimit dhe merret me “fjalimin e parapergatitur” nga Rama, a thua qe Rama nuk na ka bindur se per te bere fjalime ka talent me teper se per basketbollin apo per pikuren (ndoshta na duket ne te tjereve keshtu) po ajo qe na habit me shume eshte se ky Zheji duket sikur vjen nga hapesira dhe nuk e di rendesine e reformes dhe as e sheh se kush dhe si po e pengojne kete reforme. Pra Rama pergatiti dy fjalime se nuk kish as aftesi te fliste dhe as e dinte sec e priste ne kete takim. Tani qe Zheji na spjegoi kotesine, popullit dhe vendit nuk i duhet reforma ne drejtesi. gjithe dilema ishte a kishte Rama dy fjalime dhe a i mbante ato ne xhepat perkates Poziin nga e majta dhe negativin nga e djathta?
    Ne i ke pasur ndonje borxh Saliut fli i qete se ja ke lare me shumice ne kohen e duhur
    Po per njerzit e tjere qe te njohin ke krijuar nje borxh sa kohe qe nuk flet per thelbin, per reformen…
    Ja prishe Edit penelin…. Po lapsit tend ju thye maja!…

  56. Fshatari says:

    Leku e qi ne bythe Artur trimin

  57. ALBAN DEGA says:

    ME TREGO NJE SHKRIM TENDIN TE BOTUAR NE GAZETEN E FSHATIT ME HUMBUR TE SHTETIT ME TE HUMBUR NE BOTE DHE DI TE GUAJ GAZETAR!

    Ti je nje buthelepires i peshtire deri ne neveri! Asqueroso thone spanjollet ….
    Ti ta con tugen nga bytha , sic thoshte babai im I ndjere per ASSKISERS si puna jote!
    Po me vjen per te vjelle !

  58. ALBAN DEGA says:

    ME TREGO NJE SHKRIM TENDIN TE BOTUAR NE GAZETEN E FSHATIT ME HUMBUR TE SHTETIT ME TE HUMBUR NE BOTE DHE DO TE QUAJ GAZETAR! ( PERVEC ALBANISTANIT )

    Ti je nje buthelepires i peshtire deri ne neveri! Asqueroso, thone spanjollet ….
    Ti ta con tugen nga bytha , sic thoshte babai im i ndjere per ASSKISERS si puna jote!
    Po me vjen per te vjelle !
    Sent from my iPhone

  59. alphade says:

    O Tur shiko thelbin e ceshtjes dhe jo cfaqjen !!! Saliu ka kapur prej fyti drejtesine qe prej 25 vjetesh !? Larot e
    tij duke filluar qe nga dhenderri i Liri Berishes, Adriatik Llalla dhe duke perfunduar deri te presidenti Nishani
    jane shndrruar ne leva te Sali Berishes !!! Cuditem se asnje nuk e permend faktin se. Prokurori i Pergjithshem
    eshte dhenderri i Liri Berishes dhe per pasoje kemi konflikt interesi qe bie ndesh me te moralshmen e pamoral-
    shmen drejtesi ………….!!!

  60. qifja says:

    Piktori i theu lapsin ne bythe Bashes o Artur (mbiemrin nuk po ta them se s’ta di te vertetin)!Ne opinion perforconi bindjen qe jeni nje dore qe shquheni per legenlliqe ,as sa katunari Henri Qili s’jeni !Me habit fakti qe kush ka qene i tille ne ate kohe eshte edhe sot.Je i vetmi qun tirone qe e ke fut vehten te niveli i Qim Pekes,Lut Dervishit,Tos Ljubices o Arturo Ui!

  61. Lirka says:

    Kotesi,kotesi ,përsëri kotësi
    Pikerisht kete ka thene Gjon Pagëzori per tipa si ti ,si Nano, Basha salih etj etj

  62. veritas says:

    Zoti. Mero. nese do qe gazeta juaj te vazhdoje te kete te njetin sukses nje keshillenga nje lexues i rregullt.. Pavaresisht qe ju doni te mbroni kolegun tuaj.. gjeni nje menyre tjeter psh te mos ja publikoni shkrimet ne gazten tuaj dhe jo te eleminoni komentet negative qe behen ne drejtim te artur zhejit.dje ne mbremje ishin me shume se 24 komente negative ne drejtim te artur zhejit. kam bere print screen keshtu qe nuk genjej jua dergoj po deshet. sot vetm 2. nese ju vazhdoni te hiqni komentet ku shahet artur zheji..athere nuk e keni idene se cfare humbet gazeta juaj plus qe keni prekur nje gje te shenjte…megjithese jeni nje nga gazetaret me me eksperience ne shq. prap se prap nuk e mbroni dot..pothuaj 100/100 e komenteve do te jene negative per turin kjo gje tashme per ate ka marre fund.

  63. Zhozituta says:

    Turi, po ti qenke loqe.

  64. Ani says:

    Fatkeqesi e kombit shqiptar ne gjithe keto vite , lukunia e pseudoanalisteve dhe te ashtuquajtur gazetare, qe kane shfrytezuar ne maksimum TV, gazetat edhe portalet online per interesat e tyre personale. Turpi i ketij kombi =gazetari

  65. Emy says:

    Vanitas vanitatum, omnis vanitas eshte marre nga Bibla o idiot.

  66. blendi ...ziu says:

    O Artur, oi…oi…!!!

  67. @Zheji says:

    Zheji – Ti je nje prej BYTHECAVE te ketij vendi, ndoshta anetar I kryesise se BYTHECERISE Shqiptare

  68. Ivani i madh says:

    Tani doli ariu i murme i Bosdovecit Zhei te ulerase pse se degjon populli kete personalitet qe shquar buthlepies te krimit dhe dashjen tinzare i popullit te tij vetem qe interesi i tij idiot te realizojne. Ky palo gazetar qe na hedh sa ande ketej pret kocken e qelbur te radhes edhe pse e di qe ajo kohe eshte e larget A sishte ky kameleon i peshtire mediatik kur e shkatroi si drejtor nga tvsh qe e kishte kethyer ne mejhan Berisha shkruante si tani e mos me keq duke pasur halle e tij e jo per problemet dhe shqetesimet e popullit. E si mendoni se eshte i besueshem ky i vete quajtur analist e gazetar i pa aritshem vetem se e ka zene se mundin e mikut te tij Berishes SOZEFRENIA.

  69. "Horri i Bulevardit" says:

    Zoti Zheji, nuk na the ndonje gje, per akuzen e drejtperdrejte, me emer e mbiemer, ku te thane se ke qene spiun i ish sigurimit te diktatures. Nuk po na thua cilen ke spiunuar, apo a i ke kerkuar falje viktimave te spiunlleqeve te tua.
    Dekriminalizimi i shoqerise duhet te jete total, ku asnje spiun, mos te kete akses te na beje moral.

  70. Ivani i madh says:

    Tani doli ariu i murme i Bosdovecit Zhei te ulerase pse se degjon populli kete personalitet qe shquar buthlepies te krimit dhe tinzare i popullit te tij vetem qe interesi i tij idiot te realizojne. Ky palo gazetar qe na hedh sa ande ketej pret kocken e qelbur te radhes edhe pse e di qe ajo kohe eshte e larget A sishte ky kameleon i peshtire mediatik kur e shkatroi si drejtor nga tvsh qe e kishte kethyer ne mejhan Berisha shkruante si tani e mos me keq duke pasur halle e tij e jo per problemet dhe shqetesimet e popullit. E si mendoni se eshte i besueshem ky i vete quajtur analist e gazetar i pa aritshem vetem se e ka zene se mundin e mikut te tij Berishes SOZEFRENIA.

  71. refree says:

    Para se ta ndryshosh realitetin, duhet ta pikturosh pamjen e tij te sotme dhe ate te neserme. Zheji, i cili , kur ishte kryeredaktor i MAPOS bente rolin e priftit te perunjur qe predikonte meshiren e te pasurve ndaj te varferve, tani ka marre persiper te beje Profetin e Deshtimit te Perjetshem te ketij byth-vendi. Duket sikur ai intepreton deshtimin e vet si deshtim te te gjitheve.
    Do t’ja arrijme apo jo ta bejme reformen ne drejtesi? Kjo eshte pyetja. Se sa te mira do te na sjelle kjo eshte nje ceshtje qe i mbetet kohes ta provoje. Sepse ceshtja e reformes nuk eshte ceshtje e Rames, kjo eshte ceshtje e te gjitheve. Kjo eshte e barabarte me pyetjen nese do t’ja dale ky byth-vend te futet ne ujrat Perendimore, sic thote Ngjela, apo do te vazhdoje te llokocitet ne balten ballkanike te Lindjes.
    Sigurisht do t’ja kishim dale me kohe sikur te mos kishim politikane qe nuk kane nje axhende kombetare, por thjesht nje axhende personale apo Profete te investuar per ta deshtuar foshnjen qe pa lindur akoma .
    “Nuk ka asgje me te fuqishme se sa nje ide qe i ka ardhur koha te realizohet” thoshte Hygoi i madh.
    Ne kete kuptim opozita dhe bythecet opozitar kane zgjedhur menyren e gabuar per reaguar. Sepse historikisht te gjitha reformat nuk kane prodhuar mrekullira, por e kane cuar vendin perpara ne nje faze te re zhvillimi.

  72. GAJDEXHIU says:

    Gjeji e ke qare!!!! Asnje nga palet nuk e duan reformen ne drejtesi – PLEHRAT!!!!

  73. Rasim Ramohito says:

    Foli prap kryebytheci i Metes. Si nuk i vjen turp nga vetja, si i del perpara gruas dhe femijve, si e nxen dera e shtepise. sa i ndyre. Si nuk i vjen ndoht nga vetja se nga bota jo e jo. Por ky eshte Zheji. Lereni gomarin te shakullitet ne rere sepse mendo se po ben dicka madheshtore, Lereni kukuvajken te vajtoj ne catin e shtepise qe eshte shembur me kohe dhe eka zene edhe Zhejin brenda.

  74. kujdestari says:

    Me gjithe respektin qe kam per te gjithe komentuesit e shkrimit te z. Zheji mendoj se duhet te jemi me tolernt ndaj te tjereve si do qe te jete , na vjen mire ose jo ky eshte mendimi i tij dhe duhet respektuar dhe kundershtuar me fakte dhe jo me sharje nga me rendpmtat qe te vjen krup kur i lexon. Demokracia ne shprehje dhe te shkruar nuk do te thote te shash me liber shtepie me fjalor rrugesh. te gjithe duhet te jemi me te moderuar dhe te respektojme mendimin e te tjereve, jo kaq nivel i ulet ne trajtimin e komenteve.

    1. normali says:

      “Kujdestari” i Zhejit ! Te faleminderit per respektin, flase per veten time. Ju thoni se si do qe te flase tjetri, duhet repektuar dhe kundershtuar me fakte. Une respektoj mendime qe perputhen me te pergjitheshmen , ku eshte pune e fjala si ne kete rast. Por Zhejin e kemi degjuar shume, e kemi lexuar shume, bile eshte bere dhe i merzitshem ne emisionine Fevziut qe kerkon te ruaj neutralitetin me loje fjalesh latine “se mungojne ne shqip”. Eshte bere boze dhe aq i lexueshem, sa shikon dhe urrejte te helmatisur ne fytyren e tij kur flet. Populli nga anet tona ka nje shprehje: ç’ka barku, ta thote bardhaku, eshte fjala kur pi raki dhe dehesh e fillon e zhbirohesh duke i thene te gjitha. Ndersa Zhejit ja tregon fytyra, syte, levizjet, buzeqeshja qe me shume eshte ngerdheshje. Kemi disa dite qe , per fat, nuk po del te lexojme Artan Fugen. E zevendesoi Zheji keto dite. Une bej pyetje: si ka mundesi keta njerez, intelektuale, profesora, akademiker qe kane nje arsyetim kaq te ulet mendor dhe jane kaq dashakeqes po nuk u shkoi e tyre? Si mund te keme respekt une per nje njeri qe s’ka respekt permua. I tille eshte dhe Zheji. Pse te pranojme te ruajme Zhejin mos ta ofendojme kur ai flet broçkulla dhe mos te ruajme gjithe kete publik qe shkruan ketu, pavaresisht se nuk i jepet mundesi per te dale neper emisione e neper gazeta? Zheji ka marre leke per keto paçavure qe ka shkruar ne gazete, ndersa gjithe keta komentuesa jane me kontribut vullnetar. Te vetmin interes kane, ate te vendit, se nuk u hyne asnje kacidhe ne xhep. Pra jane ata , gazetaret e tv e gazetave, analistet e politikanet, administratoret qe duhet te mendohen 100 here se çfare thone dhe si e thone, pa permendur ketu gjykatesit dhe prokuroret qe jane bere delja e zeze e jetes shqiptare dhe ne mos duhe eleminuar, duhen larguar nje ore e me pare dhe kane dhe sy e surrat e dalin ne deklarata. Kush u a ka dhene pushtetin atyre, populli jo?! Demokracia eshte vote. Dhe na tregojne pavaresine e tyre kur e kane bere çarçafe çdo gje. Prandaj dhe Zheji duhet te paguaj “dogane” kur te flase.

  75. Mersin says:

    Zoti Zheji nuk lexova asnje koment pozitiv per shkrimin.

  76. i drejti says:

    Ke ngrene ndonje pjate corbe te prishur more Artur . ne vend qe te piqesh per moshen qe ke, ke ca kohe qe do te behesh interesant dhe ke rrjedhur fare. Po behesh lolo more in ngrate. Turp te kesh qe po perdoresh. Le pa po rrjedh dhe nga familje intelektualesh qe po i perfaqeson ne menyren me te shpifur.

  77. sokol says:

    Ju qe shkruani per Zhejin, duke i thene spiun, bir spiuni. Une nuk e dua fare si njeri, sepse ia kam pare sherrin ne RTSH, kur punonte si Drejtor. Por, mos u merrni me pseudonimin “bozhur”, sepse nuk eshte Zheji me kete pseudonim. Zheji nuk ka qene bashkepunetor i Sigurimit. Kurse babai i Zhejit, i madhi dhe i paperseritshmi Petro Zheji, veprat e te cilit jane vepra te nje njeriu te iluminuar, eshte nga ata qe nuk i vijne shpesh ketij vendi. Ketij vendi te mallkuar, nuk e di nga kush.
    Nje gje kam deshire, te me thote secili prej atyre, qe kane dhene opinione ne kete portal. Si mendoni ju, do e aprovoje Rama reformen vete ne Parlament. Une nuk e besoj. Nuk e besoj sepse edhe votat nuk i ka, edhe i paditur nuk eshte. Ai thote se nuk eshte politikan, por ketu nuk thote te verteten. Pikerisht se eshte politikan ai nuk degjon brockullat e Ngjeles dhe te Izet Haxhise, njeri i pjerdhur nga trute dhe tjetri nje kriminel ordiner. Ata ai i perdor per konsum per njerezit, qe e kalojne diten duke u marre me Berishen. Vete e ka te veshtire te merret me Saliun, se ketij dreqi Sali po i dalin te gjitha, te gjitha ato qe thote e shkruan. Po i dalin edhe ato qe tha per “cimken: e Tahirit, edhe ato qe tha per pergjimet.
    Rama e di mire se nuk qendron dot ne pushtet pa Meten, kush thote te kunderten, genjen veten. Rama e di kete. Nje milion votat nuk jane te Rames, jane edhe te Metes, si edhe nja 100 mije jane te partive te vogla te koalicionit. Ai e di mire se shume nga deputetet e tij nuk do e votojne reformen, ashtu si edhe ata te Metes jo te gjithe do e votojne ate. Por nuk shkon ne zgjedhje te tjera, qofte edhe te parakohshme, pa patur LSI me vete. Poe LSI eshte Meta vete.
    Kjo eshte situata politike ne Shqiperi. Mos genjeni veten e mos u merrni me Zhejin apo Bushatin e Shkullakun. Te pakten ata nuk shkruajne me pseudonime. Te pakten ata jane shpirtra te lire.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      sa gjojna ditke ti Koli. Marshallah, qeke qun i qut qum.

  78. Patrioti says:

    Turperove, emrin e babait more Artur Perleshi. Me mire te kish bere nje kercu, se te beri ty servil. Po plakesh dhe svure mend, nga dite ne dite po degradon . SHko tek Saliu bej vizite se vec mangesise nga trute, ke edhe shqetsime me zemren.PP

  79. Petraqi says:

    Perse lejohen cmendurira hallucinate te botched. As analyze as qendrim as moral as edhe shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje