Reforma në drejtësi shpëtoi!

7 Qershor 2016, 10:18Blog TEMA

Nga Erion Braçe

Mendojeni pak mund të ndodhte që të arrihej kompromis për ta ndarë drejtësinë mes partive-siç propozonte Berisha e Basha.

Nuk ndodhi dhe ky është lajm i mirë!!

Kemi ende draftin që ka autorësinë e BE dhe SHBA, të paprekur dhe të pacenuar në thelbin e tij!

Të tjerat janë për të qeshur.

Lulzim Basha po reciton pa pushim: i vetmi kusht që kemi është moskapja e drejtësisë.

Ky nuk mund të jetë normal, domethënë është i pafytyrë; Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë sot kontrollin e plotë të të gjithë sistemit të drejtësisë.

Kanë kapur KLD-në, kanë shumicën absolute atje;

kanë kapur Gjykatën e Lartë-kanë shumicën absokute atje;

kanë kapur Gjykatën Kushtetuese-kanë shumicën absolute atje;

kanë kapur çdo gjykatë, penale e civile-për shkak të KLD-së çdo emërim, çdo promovim, çdo ndëshkim vendoset ose jo prej KLD-së së kapur.

Të gjithë ata që emërojnë, i kalojnë sot me 36 vota, vetëm 36 vota! I dhamë sot emërimin e çdokujt në sistemin e drejtësisë me 2/3 e votave, 94 vota!!

E kuptoni çfarë ndryshimi?

Dhe Sali Berisha e Lulzim Basha thonë: nuk do të lejojmë kapjen e drejtësisë!! E kuptoni sa budalla është? Kujton se ka budallenj vërdallë e këta i gënjejnë. E di si është kjo?

Unë e kam drejtësinë, ty s’të lejoj ta kapësh-domethënë ty s’të lë të ma marrësh.

Ne jemi shumë të qartë: nuk duam asnjë nga institucionet e drejtësisë për Partinë Socialiste!! Por nuk do të lëmë kërkënd tjetër, që ta mbajë në këmbë këtë sistem të korruptuar drejtësie.

Ndaj ky propozimi për ta ndarë drejtësinë mes partive vdiq dje.

Kush është prekur nga ky vendim e po qan në televizion duke bërë të revoltuarin dhe kërkon llogari duke tundur kartën që nuk ekziston të Venecias, të qetësohet: as ti nuk mund të na imponosh drejtësine e partive!!

4 komente në “Reforma në drejtësi shpëtoi!”

  1. Argita_B says:

    Reforma per drejtesi nuk mund te shpetoje pasi çdo shqiptar e di mire (dhe pse vazhdon te votoje per te njejtet horra) se dhjetra deputete te opozites sot duhet te dalin perpara drejtesise, dhjetra deputete de mazhorances, duke filluar nga Ilir Meta qe vetem prokuroria apo gjykatat shqiptare “nuk e dine” qe eshte i korruptuar dhe vetem me politike ka me dhjetra prona (te deklaruara).
    Si mundet te bej reforme per drejtesi Edia Rama kur partenerin kryesor e ka te korruptuar!!

  2. kuli says:

    e drejte erion sistemi i kapur i drejtesise duhet reformatuar. Cojeni reformen ne parlament,nese skalon beni zgjedhje te reja. Tek e fundit ky do jete dhe nje si lloj referendumi per reformen ne drejtesi.

  3. Lirka says:

    Nje BRabo ,te lumte, te madhe per Erionin
    Thjesht dhe sakte

  4. I revoltuari says:

    Ju lutem na thoni, si do te kaloje Reforma ne drejtesi? Cilat jane rruget dhe mundesite? Flisni hapur dhe qarte me popullin, jo me lojra fjalesh. Nuk duam te degjojme me emrin e Sali Berishes qe ju ve shkopa nen rrota perdite. Jeni apo nuk jeni te zote te merrni fatet e popullit ne dore! Ju kemi votuar dhe do tju mbeshtesim pa kushte! Veproni sa me shpejt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje