Shko i kërrusur Sali dhe voto, se nuk merresh dot më Amerikën ti!

7 Qershor 2016, 18:50Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Kemi hyrë në një kohë kur:

Që sot e më tej, derisa të fillojë votimi i Reformës në Parlament, do dëgjoni arsyetimin fëmijënor të Saliut;

Kërcënimet e Bashës për ata që do të votojne pro Reformës;

Dhe, në fund, fjalimet antiamerikane të tre apo katër kukullave të Saliut.

Sot Saliu na tha që Rama i është imponuar Amerikës dhe Bashkimit Europian. Por nuk na tha si. Për të qeshur e për të qarë.

Po ka më reklamë për Ramën?

Atëherë shqiptarët po i drejtoka sot si kryeminister një autoritet i madh botëror. Hajde Sali, hajde!

Por…do vijojnë infantilizmat e inatit patologjik të Saliut.

Po Rama?

A e ka marrë në dorë Amerika këtë çështje? E zgjidh ajo. Ç’hyn Rama këtu?

Kështu tha edhe Churchill kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Boterore: “Tani që në këtë Luftë hyri Amerika – tha ai atëherë – e zgjidh ajo çështjen e fitores”.

E pra, a e ka formuluar ekspertiza amerikane Reformën dhe politika amerikane e do të implementuar ligjërisht në Shqiperi?

Normal. Votat në Parlamentin shqiptar i ka Amerika.

Pse tre apo katër antiamerikanë do ta rrëzojnë draftin amerikan në Parlamentin shqiptar?

Po kulmi i komedisë do arrijë kur Berisha me të tijtë t’i “shpallë luftë” Amerikës.

Përfundimisht, asgjë. Do dëgjoni qarramanësi fëmijësh, dhe votim tërësor në Parlament. Koha është e drejtësisë shqiptare.

Pa drejtësi objektive nuk ka Bashkim Europian për Shqipërinë.

Pse, shqiptarët do të vendosin të qëndrojnë të varfër dhe pa drejtësi shoqërore, sepse iu duhet të shpëtojnë gjëne e vjedhur të Berishajve e kompani?

Asgjë nuk mund të bëjë pushteti Berisha sot në Shqipëri. Forca është e popullit që e urren atë dhe adhuron Amerikën.

Ky ekuacion është zgjidhur përfundimisht.

Shko i kërrusur dhe voto, Sali! Kjo është e vetmja rrugë, leri pezullimet gjyqësore dhe “zbulimet” agjenturore, nuk mundet dot Shtëpia e Bardhë në politikë sot askund në botë.

28 komente në “Shko i kërrusur Sali dhe voto, se nuk merresh dot më Amerikën ti!”

  1. Andi says:

    As putin po to vij, se ndalon dot me kte gje. ?

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Dua të besoj:
      Reforma do të Votohet!
      Më sjell ndërmend…
      “Shqipëria,
      Ç’ka qenë
      Ç’është
      E Çdo të bëhet!

  2. shqipe says:

    Berishet do te arratisen tek tutoret e tyre ne serbi dhe me pas tek putini, miku I madh i politikaneve autoritar dhe diktator
    Duam te shikojm ne burg te gjithe berishet dhe klanin e tyre

  3. EdscobarRAMAkunder REFORMES says:

    Spartak, ke qene i dehur kur ke shkruajtuar….Autopolant i prishur. Ja kalove Braces dhe katunarit te Librazhdit.. Ne kohen tende kishte demokraci dhe drejtesi, o plak i rrjedhur.

    1. Grigor says:

      Nga menyra si shkruan dukesh qe je nje rrote trapi analfabet. Edhe fjalen altoparlant nuk di t’a shkruash sepse nuk ja di origjinen. Gallof ti dhe gallof ai qe te ka dhene ty nje telefon me internet, sepse vjen e na ben per te vjelle ketu me idiotlleqet qe shkruan.
      Te rekomandoj te shkosh ne biblioteke per pese vjet rrjesht qe te lexosh libra, dhe gjate kesaj kohe, asnje koment, se i ka zene barku njerezit.

    2. arturi says:

      Siç ke vene nofken, ashtu do te perfundosh. Mos harro te marresh ca (si shume) sapune Rrogozhine, per shoket e tu, Gate & Vandam, por me shume ruaje per … veten tende, o EscoBAR!

  4. vaso says:

    Amerika po te doje le te beje Kosoven,per te cilen gjoja luftoi.

  5. vflp says:

    Z.Ngjela je bere me katolik se Papa. Mos harro se edhe Berisha eshte produkt i politikes amerikane ne Shqiperi. Jane te njejtet qe na sollen “burrin e shtetit” dhe “yllin ne ngjitje”.

  6. Zara says:

    Berishet do arratisen ne burg, me ne fund do I shikojme te vuajne si qeni dhe Shqiperia do marre fryme lirisht. Ike plaku Mere me gjithe tosun bac.

  7. Lpl. says:

    Zoti Ngjela Amerika ka mbeshtetur reformen por jo menyren e perzgjedhjes kete menyre qe dota votoje se do ta votoje parlamenti cfare kuptimit kane gjithe ata organizata me propozuar njerez kur qeshtja eshte politike .Dhe kushtin me 2/3 pse e leshoj kot Rama stehere ky kusht e futi ne krize se tani i duhen 94 deputete .Ai neqoftese nuk donte konsensus skishte arsy per kete leshim se kushti i dyte nuk funksionon pa kushtin e pare Keq me vjen por ju jeni te gjuthe diletante sma mori mendja qe Basha eshte kaq bir kurvet .Rama nuk di tani o zgjedhje o me blere PD o referendum eshte nokaut Amerika do ndryshoje qendrim dhe Rames i takon te leshoje sr ra mrenda nga fudulleku keta jane negocjatat konsensusi lufte nervash artikulim te detajuar dhe te sakte .Tani a eshte me i mire ky ligji Rames apo i Bashes ne sdime por Basha e ka mundur Ramen sipas meje qe smarr vesh shume nga djllezite por nga ajo qe shfaqin ne deklarata dhe qellim.

  8. indigjeni ke treni says:

    o tak!
    po na kujto ato fjalimet e zjarrta “te dashuris se pamat te popullit shqiptar per bashkimin e lavdishem sovjetik”! kshtu shprehej dull koprativa dikur.

  9. gjeja me e bukur qe ben z.Spartak ne keto momente ,eshte nji xhest teper universal pozitiv !
    te tjeret qe flasin e shkruajne…..mos iu qi ato motrat qe te gjitheve !
    fjalori i keq perdoret keq ne momentin e keq,de tani kombi yne eshte ne nji moment te keq !

    1. Titi says:

      Kujdes Klement se po te keputet kerthiza!!

  10. Kuq e zi says:

    Nuk behet kosova po nuk u be shqiperia as maqedonia nuk behet po nuk u beme ne
    E kupton zoteri qe jemi ne nena e shqiptareve ne ballkan
    Ndertesa fillon nga themelet jo nga çatia

  11. Artemisa says:

    Avokat , Saliu ndoshta nuk mund te merret dot me Ameriken, por ata si ti dhe si Edvini i ka si amaretat qe shoqerojne cajin.

  12. k says:

    ZOTI BEKOFTE AMERIKËN DHE I DHËNTË DURIM TË TRIUMFOJË MBI
    KËTA KAFSHË MESJETARE.
    ISHALLA GËRDECMADHI I SHPALL LUFTË AMERIKËS,
    KËSHTU QË TË NA PUSHTOJNË DHE PASTROJNË SHQIPËRINË
    NGA KËTA KËRMA KUTËRBUESE DHE KRIJESA TË NDYRA.

  13. Zapbone says:

    Ti per mua je modeli me karagjoz i nje narcizi pseudointelektual. Ti per mua je si Gelqerja e Shurdhueme. Ne materje je e bardhe e te mashtron si gelqerja, po brenda ne substanze je Gur dhe Gur i Zi fare. Ben efekte verbuese me fjale e fjali kitch duke sperkatur fasaden e rreklames tende per te rritur statusin e per te qene dhe ti ne qender te vemendjes! Dhe je ne qender te vemendjes; po je si Trap e Karabush i oksiduar e i falcifikuar, ne dukje si nje kapacitet gjasme i madh e kopetent po i gjithi Holbe. O zot, cfar e ke kete gjuhe te stolisur si veshjet e arixhinjve gjithe zhingla e mingla te nje trapi qe flet nga maja e plepit. Zbrit poshte e mundohu te shikosh veteveten me syte e te tjerve per te pare se cfar formati je e mos bej muzike te cjerre se dhe Rama nuk ka nevoje Gajde te tille. Nje tmerr i vertete te kesh Ti nje post drejtues kapital.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Zapbone,me duket se te ka bere zap Saliu…
      Per ate kriminel eshte fjala e jo per Spartakun…

  14. danilo says:

    Zapbone je njish jam duke qeshur me lot me komentin tend zoti ta beft mbare per mua ke nje talent si I ke lidhur fjalet respekt nga londra

  15. alphade says:

    Saliu me banden e tij po pergatitet te arratiset te ISSSI ..!!!!!!

  16. Lennard says:

    Moj Artemisa si duket e ke provuar tullumin e salehut dhe te ka ardhur lezet qe e mbron me zjarr perbindshin me te ndyre qe kane patur trojet Arbnore.Nje antishqiptar i hapur dhe kriminel i pa perseritshem.
    Te lumte penda dhe mendja Z.Ngjela.Fjalet qe thua i vafshin ne vesh Perendise dhe Avni Rustemit

  17. shabani says:

    Sali futja me PD ne moske se natua do tI fusi topet ne big

  18. shqipe says:

    Qe t’votoj Birisha
    O miq,do te thote:
    ” Sali,merr koburen
    Futja vehtes,sot.

    Ne tavolinen ndodhet
    vota dhe koburja!
    Nga te dya sales
    I shpeton shurra…

    Ja,me thoni ju
    Ke do zgjedh’ Salehi?
    Doemos,asnjeren
    Por,s’do hesht,do lehi…

    Asnje rrug’ s’ka me
    Ky bab’ shejtan!
    Merreni per xhelesh…
    mundesisht, dhe bran…

  19. Fadili says:

    Avokat-trapi, servilosiu Amerikes sa te duash, po nuk ta var njeri trasten, Sali-Kasapi do mbetet i paprekshem…se ashtu duhet

  20. albana says:

    Sigurisht qe zoti Ngjela e di mire se z.Berisha nuk e voton Reformen, e di po ashtu se ai nuk do ti perfille amerikanet dhe evropianet. Une besoj se z. Ngjela do te na inkurajoje neve qe e duam Refomen te besojme se ajo do miratohet. MIrepo besimi yne pak dite me vone do shnderrohet ne zhgenjim. Anadaj eshte mire z. avokat te jeni pak me racional.

  21. funerali says:

    si the o spartak nuk meret dot saliu me ameriken.
    ja mbylli njehere deren amerikes kur ishte I gjithe pushteteshem ne 97′, ju shkermoq pushteti per 24 ore.
    tani qe ka zene qoshene po e ngacmon prape luanin me mashe.
    I ka rene shikimi dhe I duket si luan prej letre.
    po sikur te jete vertet prej letre, mjere shqipetaret.

  22. XHIM XHIBOKSI says:

    Bravo Spartak JU jeni nje gjigant e sa me shpejt te pafshim PROKUROR TE PERGJITHSHEM qe t,na e heqesh stresin qe na ka krijuar Shpellari Sali.
    Fai i Rames eshte qe ne muajin e pare te kishte hequr Vishon dhe ne tretin LLallen e te kishte vendosur ty dhe sot ne do te kishnim tjeter situate e njerzit do flisnin me optimizem per te ardhmen. Ne BURG SALI SHPELLARI DHE SHQIPERIA DHE TERE SHQIPTARET DO BIEN NE QETESI.

  23. arbeni says:

    Po mos denohet Berishizmi ne politike dhe ekonomi Shqiperia unk do jete kure demokratike.Ne tere kupolen e drejtesise jane kelyshet e Saliut po keshtu edhe zerat me te “forte”te partise demokratike jane kelyshet e Saliut.Po nuk u shpartalluan ata, shqiptaret nuk do shikojne dielle me sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje