Fenomeni Hillary

8 Qershor 2016, 17:42Blog TEMA

Nga Mimoza Dervishi

Ndjenja e përgjithshme sot është se Amerika është një union më afër perfeksionit, sec ishte dje. Një grua për herë të parë në historinë e këtij kombi është zgjedhur kandidate për presidente e një partie kryesore.

“Kjo natë ju përket juve” ju drejtua Hillary Clinton amerikanëve. Një natë që sigurisht do hyjë në librat e historisë si nata, kur cdo nënë e një vajze 3, 5 apo 10 vjec, mund ti thotë fëmijës së saj, po kjo është e mundur, ti mund të bëhesh një ditë presidente e vendit tënd. Por jo vetëm nënat e vajzave, edhe ato të djemve.

Në fund të fundit kur një derë hapet për një kategori njerëzish, ajo është më e hapur, me më shumë oportunitete  për të gjithë. Hillary fitoi zgjedhjet brenda partisë së saj, me më shumë vota, më shumë shtete, dhe më shumë delegatë se oponenti brenda partisë, në një garë që u duk se do mbaronte shpejt, por që në fakt zgjati deri në fund. Kanë kaluar fiks 8 vjet kur asaj ju desh të mbante një fjalim krejt tjetër nga ai i djeshmi, kur tërhiqej nga gara dhe bashkonte forcat me Barack Obamën. Po, 8 vjet mund ta bëjnë diferencën dhe ato kohë megjithëse ndjenja e përgjithshme ishte, që ajo po i jepte fund karrierës së saj të gjatë në politikë, një fije shprese egzistonte, që ndoshta, ndoshta do gjente forca të garonte sërish 8 vjet më pas. Dhe kjo ndodhi.

Ajo është një fenomen në politikën dhe historinë e Amerikës. Nga zonja e parë e Arkansas, pastaj zonja e parë e Amerikës, senatore dhe sekretare shteti, rrugëtimi i saj është tejet inspirues. Ajo thotë se nuk është një politikane e regjur, as një oratore si i shoqi apo Obama, për të cilët vetë është shprehur që kur flasin, të duket sikur po dëgjon poezi. Por ajo mbahet mend dhe shquhet si gruaja që i vë qëllime vetes dhe ja del të bëjë punën. Nuk ka asnjë grua tjetër në politikën modernë të Amerikës që të jetë sulmuar aq shumë sa ajo.

Në fjalën e saj të fitores, Clinton përmendi nënën e saj, një faktor tejet i rëndësishëm në jetën e saj, përmendi dhe vajzën e saj, mama e një vajze dhe ajo, duke lidhur kështu breza dhe gjenerata të tëra grash dhe vajzash amerikane, rrugëtimi i të cilave për të arritur në një ditë si kjo, ka qenë i gjatë dhe i vështirë.  Edhe në një demokraci në përsosje e sipër, si ajo amerikane pabarazia gjinore është një problem. Vetëm 2% janë gra ato që drejtojnë korporatat e mëdha dhe sot ka vetëm 6 gra guvernatore. Ka pabarazi edhe në pagesën mes burrave dhe grave, ku këto të fundit paguhen më pak, për të njejtën punë, shpesh të realizuar më me efikasitet.

Si shqiptare mes dy botëve, e ngarkuar me lajme që vijnë nga atdheu dhe me përpjekjen gati surreale për ti përshtatur/gjetur vend në kornizën e lajmeve të këtij vendi ku jetoj,  e di që ky lajm  për Hillary Clinton, mund të mos jetë në krye të axhendave mediatike atje, apo që mund të kalojë me dy rreshta. Por pikërisht dje, kur sheh pamjet sesi një grua me tre fëmijë rrihet në mes të qytetit, një tjetër qëllohet me grushta në mes të bllokut,  ndjenjat nuk kishin si bëheshin diametralisht më të kundërta, dhe botët nuk mund të dukeshin më të ndryshme se kurrë. Gratë drejtuese në Shqipëri janë shumë pak, ato madje janë inegzistente edhe në panelet politike mediatike, ku media supozohet të jetë, një, dy apo tre hapa para shoqërisë. Shoqëria shqiptare  nga ekrani duket si e stakuar në një grup meshkujsh të kudogjendur, që duken si grupi i riciklimit. Jo si ambjentalistë, riciklues mbeturinash,  por si ricikliues të së shkuares së prapambetur, me mendjen prapa, kur e kaluara është thjesht e kaluar dhe për më tepër, nuk është aq e lavdishme. Jam plotësisht e bindur që gratë kurrë nuk do vajtonin nëpër ekrane për të sjellë në pushtet, ish poltikanë që kanë vrarë, grabitur e djegur. Vajtimi për burrat që kanë shkatëruar atë vend, është gjithashtu një sport burrash në Shqipëri.

Unë e di që në Shqipëri ka gra të zonja, ato janë pikë së pari mamatë tona, që sot mund të kenë moshën e Hillary, që ndoshta as në ëndrra s’e kanë cuar të bëhen presidente të vendit, por jam e bindur që kanë rritur vajza të mira dhe të denja, që i japin shumë shoqërisë shqiptare sot. Por që fatkeqësisht as atyre, nuk u shkon në mendje të kapërcejnë burrat e politikës, hijerëndë në dukje, e të padobishëm në të shumtën e  herës. Maskulizmi dhe diskriminimi i femrës nuk është një shpikje apo fenomen vetëm i shoqërisë shqiptare, por aty ulëret nga të gjitha qelizat.

Dikur në Kinë Hillary deklarone se të drejtat njerëzore janë të drejtat e grave dhe ato të grave janë të drejta njerëzore. Për të qenë të barabartë, kudo! Jo thjesht për të mbushur kuota, jo thjesht për të larë e gatuar. Ajo i qëndron besnike ideve të saj dhe luftoi fort për të arritur këtu ku është, shpesh me të gjithë kundër. Në Nëndor ajo i ka gjithë shanset të jetë presidente e vendit më të fuqishëm të botës dhe në 5 muajt e ardhshëm do luftojë kundër një “bully” sic e quan ajo Donald Trump. I cili nga njëra anë, përfaqëson gjithë cka nuk shkon mirë me Amerikën dhe anën më të keqe të saj, por nga ana tjetër, është dhe ai shprehje e demokracisë, së një vendi ku e drejta për të garuar i jepet gjithkujt, qysh kur lind.  Ajo nuk e ka pasur të lehtë, askush nuk e ka katapultuar për të qenë aty ku është sot, ajo nuk fitoi nominimin e partisë së saj, si gruaja e Bill Clinton dhe do mund të fitojë zgjedhjet e përgjithshme si Hillary Rodham Clinton. Deri atëherë le të festojmë për njerën nga ne, që ja doli dhe le të reflektojmë qoftë dhe për një moment të vetëm për forcën e gruas.

8 komente në “Fenomeni Hillary”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    O Moza, mos bej shkrime per personazhe qe i njeh vetem nga televizori apo nepermjet lajmeve ne internet. Nuk eshte hillary lajmi sot por fenomeni bernie sanders. hillary eshte pjese e dinastive politike ne amerike

  2. vflp says:

    Fenomeni Clinton=Fenomeni Podesta.

  3. enter"" says:

    Para se te shkruash te tilla levdata, kerko pak ne internet skandalet qe rrotullohen rreth kesaj gruaje te lige, skandalet e emaileve, apo te pranverave arabe.
    Kjo grua duhet denuar per krime kunder njerezimit.

    Boll me jargavitje se na e shpifet.

    1. LLL says:

      enter” ” !
      Prano , të lutem , një bravo të madhe nga unë !
      Të falemnderit !

  4. Gasper says:

    WTF! Po pse shkruani kot per Hilarius. Tani ose dikush jep ca kacidhe per artikuj pro Hilarius, ose kjo goca me siper nuk e ka fare idene se me c’fare ka te bej. Ju lutemi shume, mos na ofendoni inteligjencen me artikuj te tille.

  5. psemi says:

    O Moza, o Moza!!! WTF!!!!!!!!!!!!!!!!!! C’a ishte kjo mi? Pse mi goc merr persiper te shkruash per gjera qe nuk ja ke haberin! Booooooooooooo sa dobet. Ca lesh historie mi, Hillary eshte kriminele. Rri mi goc rehat, fol per gjerat qe i njeh…. kush do m’i ktheje mua pese minutat qe humba nga jeta ime tani????

  6. Thomm says:

    Sa qesharake behemi te gjithe kur i shikojme “fenomenet” me miopi te theksuar!
    Jam mashkull dhe kam 22vjet qe jetoj ne Amerike, por… te them te drejten nuk me intereson fare se cfare ka personi midis kembeve ne rastin e kandidimit per president! Por cfare me intereson eshte se cfare ka personi midis vesheve. Nqs se ka nje person te kualifikuar ne Amerike eshte Elizabeth Warren (qe eshte femer nuk ka rendesi). Nuk me intereson as Rubio, as Trump, as O’malley, as Bush as Clinton e shume te tjere; ndoshta deri diku Bernie Sanders por perseri mendoj qe nqs Elizabeth Warren do te hidhte kandidimin do te kishte voten time.
    Por znj. Dervishi meqe qenka i rendesishem seksi femer per nje udheheqes vendi dhe jo filozofia dhe morali personal atehere nuk po ben gje pervecse seksisten feministe dhe pyetjet qendrojne meqe udhehiqesh nga feminizmi.
    Cfare do te benit ju nqs bashkeshorti jot te tradhetoj me partnere te ndryshem, 1 here, 2 here, 3 here, 4 here, e keshtu me rradhe dhe te deskreditoj ne menyren me te egert publike? A do ta falje? Nuk e di, por kurre nuk besoj qe do te ishte shume i shendetshem ky akt per independencen feministe, apo jo!
    Dhe fakti qe nje person i zgjuar si Clinton (qe sinqerisht besoj qe eshte e zgjuar) zgjodhi qe te fale nje moster qe nuk e kishte tradhetuar nje here apo dy here bashkeshorten e tij me tregon dy gjera:
    1) Qe ajo eshte kaq naive sa e fali bashkeshortin multi-tradhetar dhe i bleu si te sinqerta shfajsimet e tij. Ose!
    2) Qe ajo eshte nje moster politike dhe makiaveliane qe nuk do t’ia dije per fidelitetin e bashkeshortit te saj dhe shikon te beje karriere nga nje akt kaq xheneroz sa c’eshte falja.
    Ne rastin qe ajo eshte naive (qe personalisht nuk e besoj) atehere i bie qe ajo mundet te fale terroriste, hajdute, diktatore etj, etj kur te jete presidente sepse aq e ka.
    Ne rastin qe eshte nje kalkulim politik ajo thjesht tregon qe mund te thote dhe te kryeje cdo gje qe con perpara interesat e Hillarit.
    Pa u futur neper detaje te tjera qe e ekzpozojne Clintonin si nje person qe thote dhe ben cdo gje per t’ia arritur qellimit… Mendoj qe duhet te qartesohesh ne vetvehte kur ben paralelizmim e nje kulture arkaike si Shqiperia me vleresimin e nje personi qe sot po konkuron qe te zgjidhet presidente pa krahasuar pro-te dhe kundra-t e 2 kulturave te ndryshme. 40% e amerikaneve besojne ne historine e vertete te bibles edhe mesimet qe ajo jep, dhe ne e dime shume mire si i trajton bibla femrat.
    Shembull: nje kulture qe ne standartet perendimore quhet e cunguar dhe seksiste per femren sic eshte Indonezia (me nxitje te forte myslimane) ka nje kryeministre femer… Sinqerisht nuk e kuptoj kush eshte esenca e ketij artikulli!!!

  7. demo says:

    Pse more zoterinj jeni kaq te mjere dhe ne mendime .Illarija eshte Illari. Donald trump eshte nje idiot I mencur. Midis pisliqeve qe ka bere gjate jetes se tij, e them kete se jane shume atehere dhe tani, ai midis te tjerave, nuk ka paguar taksat ne shtet ose I ka paguar ato me 14% kur si mbas regullit amerikan duhet te paguaj 39% te ardhurave vjetore. Pranndaj ai nuk I deklaron ato tani sepse del krejtesisht zbuluar. Perpara Hillari.i

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje